Connect with Us

Sazan Guri tregon arsyet/ Pse nuk duhet mbajtur maska në ditët me shi dhe me diell

Politikë

Sazan Guri tregon arsyet/ Pse nuk duhet mbajtur maska në ditët me shi dhe me diell

Publikuar

-

Sazan Guri tregon arsyet/ Pse nuk duhet mbajtur maska në ditët me shi dhe me diell

Ambientalisti Sazan Guri, ka argumentuar mbrëmjen e sotme pse nuk duhet mbajtur maska në ditët me shi dhe në ato me diell.

Guri tha në ditët me shi oksigjeni dhe ozoni e mposhtin virusin, pasi pretendon se rri në nivelet e njeriut.

Ai deklaroi në Klanifornia se në ditët me ditët me diell rrezet ultraviolet vrasin çdo bakter dhe çdo virus në tokë.

Nuk është për të kundërshtuar qeverinë. Qeveria në këtë rast është më i vogli ushtar në gjithë këtë lëvizje të botës, kështu që nuk faji as i qeverisë, as i Kryeministrit tonë. Por maska nuk është këshillë mjekësore, është këshill inxhinierike. Çfarë? Që sot bie shi, e mendon dot ti të mbash maskë jashtë në shi?

Po nuk duhet ta mbash, sepse oksigjeni, duke qenë peshë e lehtë, nuk fluturon lart, por rri në nivelet e njeriut. Pra ky oksigjen dhe ky ozon që është në nivelet e njeriut, 2 metra lartësi, ky e mposht nëse dikush ka një Covid apo e shpërndan me spërklat që thotë doktor Pipero. Po kur është diell? E njëjta gjë, nuk mbahet prap maska, sepse dielli lëshon rreze ultraviolet, atë 1 përqindësh që lëshon, ajo vret çdo bakter dhe çdo virus në tokë“, u shpreh ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës të ndërpresë funksionimin e gjykatës së Hagës

LEXO EDHE:  Nga Mari Kyri tek Aleksandër Bogdanov/ Shkencëtarët që u vranë nga shpikjet dhe studimet e tyre

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ SHBA: Të hënën në dispozicion 2 milionë paisje testimi

LEXO EDHE:  Vullnetarë për virologët në luftë kundër virusit

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës të ndërpresë funksionimin e gjykatës së Hagës

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Thaçit/ Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës të ndërpresë funksionimin e gjykatës së Hagës

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE