Connect with Us

“Ramës i mungon kredibiliteti i marrëdhënies”/ Bamir Topi: Nuk më bind si kryetar qeverie

Politikë

“Ramës i mungon kredibiliteti i marrëdhënies”/ Bamir Topi: Nuk më bind si kryetar qeverie

Publikuar

-

“Ramës i mungon kredibiliteti i marrëdhënies”/ Bamir Topi: Nuk më bind si kryetar qeverie

Ish-presidenti Bamir Topi, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka mungesë kredibiliteti për marrëdhëniet.

Topi tha në emisionin “Kjo Javë se Rama nuk e ka bindur asnjëherë si kryetarë qeverie, ndërsa hodhi akuzat se ky i fundit e ka ka lënë Shqipërinë pa institucione.

“Ramës i mungon kredibiliteti i marrëdhënies, duke e njohur nga afër. Edi Rama premton rrugës dhe më tej nuk ka merak nëse i zgjidh. Po ashtu, Rama nuk më ka bindur si kryetar qeverie, sepse jepet me sipërfaqen, e nuk ka gjëra thelbësore. E ka lënë Shqipërinë pa institucione, pa Gjykatë Kushtetutese”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Kokëdhima akuza për Ramën dhe Bashën / Ata bashkëpunojnë

Më tej, ish-Kreu i Shtetit deklaroi: “Nuk dua të merrem se çfarë bën PD-ja brenda partisë, është çështja e asaj partie, sepse çdokush në politikë ka interesat e tij. Nëse opozita nuk do ishte një alternativë për të qeverisur, do ishte tmerr i madh për këtë vend.  Edi Rama ka 21 vjet në politikë. Sot vota ka marrë përparësi, nuk ka më bindje politike”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mund të japë dorëheqjen”/ Mustafa Nano zbulon se çfarë fshihet pas sulmeve politike të Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

“Mund të japë dorëheqjen”/ Mustafa Nano zbulon se çfarë fshihet pas sulmeve politike të Ilir Metës

Analisti Mustafa Nano, ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Kjo javë” ku ka folur për situatën politike në vend dhe përplasjet Rama -Meta.

Nano theksoi se Ilir Meta bën sulme politike nga Presidenca, për shkak se do të donte të ishte në garën për zgjedhje e të ndihmonte opozitën.

“Ilir Meta si president përfaqëson unitetin e popullit. Meta nuk ka qenë asnjë ditë përfaqësues i popullit. Nëse do të luajë politikisht, duhet ta lërë presidencën. Ilir Meta, presidenti më i keq që kemi pasur ndonjëherë. Nuk mendoj se Meta është politikani më i keq që kemi, por si president ka qenë më i keqi.

Meta e sheh opozitën të dobët dhe mendon se kjo opozitë nuk fiton dot, e prandaj do të donte të ishte vetë në garë. Ilir Meta vuan faktin se nuk është aty ku duhet të ishte. Nuk është çudi që Meta të japë dorëheqjen”, deklaroi Nano./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmeni ngre dyshime ndaj Ben Blushit për atentatin/ Berisha paralajmëron drejtorin e Top Channel

Publikuar

-

Nga

Çështja e detit/ Berisha: Ja ç’do bëja po të isha kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë sapo biznesmeni Andon Dhima drejtoi publikisht gishtin nga drejtori i Top Channel Ben Blushi për atentatin që iu bë dy ditë më parë.

Berisha dënon me ashpëri atentatin ndaj biznesmenit, ndërsa i kërkon Blushit t’i paguajë biznemenit borxhin prej 100 mijë eurosh që i ka marrë më parë.

Ndërkohë, kujtojmë se pak më parë, biznesmeni Andon Dhima hodhi dyshimet se Ben Blushi është porositësi i atentatit që iu bë dy netë më parë në hyrje të pallatit të tij.

Biznesmeni Andon Dhima akuzon direkt Arben Malaviten per atentatin per eleminimin e tij.

Ky eshte nje krim i shemtuar ne tentative natyrisht qe me urdher nga siper nuk do hetohet por duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te Arben Malavites, drejtorit te pergjithshem te teleblushit, i kerkoj atij te paguaj urgjent borxhin prej 100000 euro biznesmenit dhe e paralajmeroj se per çdo gje qe ti ndodhe Andon Dhimes do pergjigjet personalisht.

Lexoni ketu me poshte statusin qe ai ka postuar ne Facebook! sb”, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al


I shpëtoi atentatit/ Biznesmeni drejton gishtin nga Ben Blushi

“Më ndoqën nga pas”/ Zbardhen të tjera detaje nga sulmi, dëshmia e biznesmenit që denoncoi Blushin

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Ben Blushi thirret në polici

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Sulmi ndaj bizesmenit/ Berisha paralajmëron Ben Blushin: Do përgjigjesh personalisht, kthe urgjentisht paratë

Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

Paditi Blushin/ Berisha dënon sulmin ndaj biznesmenit: Akt mafioz i bandave

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpëtoi atentatit/ Biznesmeni drejton gishtin nga Ben Blushi

Publikuar

-

Nga

Exclusive documents/ Ben Blushi is criminally charged for the house in Dardha

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar pak minuta më parë për atentatin që iu bë para dy netësh.

Andon Dhima ka drejtuar publikisht gishtin ndaj drejtorit të Top Channel Ben Blushit.

Ai ka publikuar edhe videot e ngjarjes, ku shihet që për rreth pesë deri në 7 sekonda i ka shpëtuar paq dy atentatorëve.

Ngjarja ka ndodhur tek stadiumi Dinamo, një nga zonat më të frekuentuara në orën 22, ndërsa për këtë çështje biznesmeni është marrë në pyetje në polici, janë marrë fëmijët e tij dhe është vënë në mbrojtje nga policia.

Ekspertët kanë konstatuar se ka qenë me fat që i ka shpëtuar një atentati që do t’i merrte jetën, ku duken qartë në video dy personat me armë në dorë.

Ndërkohë, Andon Dhima deklaron publikisht se nuk ka pasur asnjë konflikt apo përplasje me askënd përveç Ben Blushit, të cilin e akuzon si porositës të atentatit.

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit bene qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin.

Me respekt Andoni”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

“Më ndoqën nga pas”/ Zbardhen të tjera detaje nga sulmi, dëshmia e biznesmenit që denoncoi Blushin

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Ben Blushi thirret në polici

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas “bombën” për Ben Blushin

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Sulmi ndaj bizesmenit/ Berisha paralajmëron Ben Blushin: Do përgjigjesh personalisht, kthe urgjentisht paratë

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Do kishim dy viktima

Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

Paditi Blushin/ Berisha dënon sulmin ndaj biznesmenit: Akt mafioz i bandave

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin

LEXO TE PLOTE