Connect with Us

Rama kronikë për inceneratorët/ Ironizon Klodian Tomorri: Paskemi vuajtur kot, si s’na vajti mendja ta merrnim në redaksi

Politikë

Rama kronikë për inceneratorët/ Ironizon Klodian Tomorri: Paskemi vuajtur kot, si s’na vajti mendja ta merrnim në redaksi

Publikuar

-

“Ku*vëri e pështirë intelektuale”/ Gazetatari “shpërthen” keq pas miratimit të ligjit për metrologjinë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një kronikë të bërë nga ai për inceneratorët, kun ë sfond të pamjeve ishte zëri i tij.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili kujton ca kohë kur kishin mugesë zërash meshkujsh në redaksi.

Tomorri ironizon Ramën duke thënë se paskan vuajtur kot se mund ta merrnin kryeministrin në redaksi për të lexuar lajmet.

Për 16 vjet që kam punuar gazetar në televizion, unë nuk kam lexuar asnjë kronikë timen se më dilte zëri shumë keq dhe me theks.

Nuk e ndreqa dot asnjëherë si defekt dhe gjithmonë kronikat mi lexonin të tjerët. Madje kur ca kohë në redaksi ishim keq për zëra meshkujsh, kronikat dilnin me emrin tim, por me zë femre.

Kur pashë Ramën sot që kishte lexuar atë specialen për Shkullakun thashë tëmën eeee, paskemi vuajtur kot. Si sna vajti mendja ta kishim marrë atëherë në redaksi këtë për të na lexuar tekstet. Do kishim shpëtuar dhe Shqipërinë ashtu”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Skandali i inceneratorëve/ Rama akuza Shkullakut: Ishte në krye të luftës për t’i bërë jehonë sulmit të Lulëzimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi takon gratë naftëtarë/ Greva juaj si djegia e mandateve tona

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi takon gratë naftëtarë/ Greva juaj si djegia e mandateve tona

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar mbrëmjen e sotme pranë grave naftëtare, të cilat janë në grevë urie për shkak të pagave të prapambetura.

Kryemadhi e krahasoi grevën e tyre me djegien e mandateve të opozitës, ndërsa paralajmëroi se pasojat ekonomike të Mallkastrës do të vijnë edhe në Tiranë.

Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë.

Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastriote. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale. Pasojat e Mallakastrës do vijnë edhe në Tiranë, duke shkaktuar probleme ekonomike e financiare. Nuk ta fal njeri bukën e fëmijës”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Gazment Bardhi zbulon çfarë fshihet pas “shantazheve” të Ramës

Publikuar

-

Nga

Skandali me inceneratorët/ Gazment Bardhi zbulon çfarë fshihet pas “shantazheve” të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me skandalin e inceneratorëve.

Bardhi ka publikuar një video me pjesë të shkëputura nga emisioni “Opinion”, ku shihen disa shpërthime të ashpra të kryeministrit Edi Rama.

Demokrati pretendon se pas klithmave dhe shantazheve të Ramës fshihet vetëm frika për përballjen me drejtësinë, ndërsa thekson se shqiptarët duhet të dinë kush i ka marrë 75 milionë euro.

Pas çdo klithme, pas çdo shantazhi fshihet vetëm frika për përballjen me drejtësinë! Kush janë pronarët e inceneratorëve? Një pyetje që e sfidoi Edi Ramën të përgjigjet. Njerëzit kanë të drejtë të dinë, kush i ka marrë 75 milionë euro”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kërkon të hyjë në garë me Ramën”/ Reagon Presidenca: Meta atë e shpartallon…

Publikuar

-

Nga

“Kërkon të hyjë në garë me Ramën”/ Presidenca i përgjigjet Mustafa Nanos: Meta atë e shpartallon…

Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur menjëherë deklaratës së analistit Mustafa Nano i cili duke folu për situatën politike në vend, tha se  Ilir Meta bën sulme politike nga Presidenca, për shkak se do të donte të ishte në garën për zgjedhje.

Blushi shkruan se i vetmi interes i Metës është që Shqipëria të mos mbetet peng I një politikani të papërgjegjshëm, dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment.

“Disa pyetje për analistin Nano: A kemi garë kur një palë vetëm për interesin e saj më të ngushtë politik shkel Marrëveshjen që ka nënshkruar vetë?

A i shërben kjo interesit publik e kombëtar?

Kush e kërkon defaktorizimin e Shqipërisë me kaq këmbëngulje?

Nëse mazhoranca nuk reflekton dhe nuk respekton 5 Qershorin, Shqipërisë i mbyllet çdo mundësi për çeljen e negociatave me BE, jo deri në 25 prill 2021, por deri në zgjedhjet e tjera pas 25 prillit.

Ju kujtojmë të gjithëve se këto negociata Mali i Zi i ka çelur që në vitin 2012 dhe Serbia që në vitin 2014.

Ju kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në 2006-ën, ndërsa këto dy vende vite më vonë.

Pse Shqipëria, ku 95% të qytetarëve janë proeuropianë, duhet të mbetet peng i një politikani të papërgjegjshëm, i cili qartësisht është vetë peng i qarqeve më antishqiptare?

Ky është shqetësimi i vërtetë i Presidentit Meta dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment.

Ndaj bashkohuni dhe ju z.Nano me fushatën e Presidentit Meta për respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Vetëm kjo i shërben paqes sociale dhe interesit të të gjithë shqiptarëve.

Le të vendosë populli si në Maqedoninë e Veriut.

As kaq s’mund të bëjmë?

Me konsideratë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE