LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qeveria braktis qytetarët për të paguar inceneratorët”/ PD: SPAK të mos flejë mbi dosjen e mafias së plehrave

17 Tetor 2020, 14:29, Politikë CNA
“Qeveria braktis qytetarët për të paguar

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga ish-deputetja Dhurata Çupi ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për inceneratorët.

Çupi tha se qeveria ka braktisur qytetarët dhe mësuesit që po përballen me vështirësi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Demokratja tha se qeveria ka lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë po ia jep inceneratorëve.

Ajo theksoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet të mos flejë mbi biznesin mafioz të plehrave në Shqipëri, por të ndëshkojë personat e përfshirë në skandal.

?Mes qytetarëve dhe inceneratorëve, Edi Rama ka zgjedhur këtë biznes korruptiv për të hedhur aty 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. 75 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe janë transferuar në parajsë fiskale, ku fshihen pronarët e kompanive fantazëm të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Vetëm me 1 firmë të vetme, u ka dhënë 2 milionë euro para pak ditësh inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit. Kemi faktuar këto ditë me pamje se inceneratorët nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm vjedhja e tmerrshme që vazhdon t?u bëhet shqiptarëve.

Në këtë kohë të vështirë për njerëzit, 2 milionë euro janë shumë. Me to, mund të ishin siguruar maska për gjithë dimrin për 1 milionë shqiptarë (pensionistë, në ndihmë ekonomike, mësues, të papunë nga Covid-i). Me 2 milionë euro, që Rama firmos për inceneratorët, 2 mijë binzese të vogla mund të merrnin çekun 1 mijë euro, një ndihmë e propozuar nga Partia Denokratike për të lehtësuar sadopak krizën e thellë ekonomike, dhe rënien e konsumit.

Është koha që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të mos fle mbi biznesin mafioz të plehrave në Shqipëri. Aktet kriminale të kësaj qeverie duke vjedhur shqiptarët për llogari të mafias së plehrave duhet të ndëshkohen!

SPAK duhet të thotë pse qeveria, brenda 1 dite, i dha, praktikisht vetëm 1 kompanie me 1 mijë euro kapital, biznesin 400 milionë euro të plehrave? Kush fshihet pas kompanisë guaskë që gllabëron paratë e shqiptarëve? Mënyra sesi do të hetohet kjo dosje e tmerrshme mafioze përbën një test për SPAK-un dhe pavarësinë e tij?, deklaroi ish-deputetja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga