Connect with Us

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Interi dhe Milani

Seria A

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Interi dhe Milani

Publikuar

-

Inter-Milan do të jetë supersfida e sotme në Serie A. Derbi i Milanos pritet të jetë tepër spektakolare me dy ekipet që kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Interi vjen në këtë sfidë me disa mungesa lojtarët që janë të infektuar me Covid-19, ndërsa te Milani Ibra e nis titullar.

INTER: Handanovic D’Ambrosio De Vrij Kolarov Hakimi Barella Brozovic Vidal Perisic Lukaku Lautaro.

MILAN: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Video/ Napoli i frikshëm me Hysajn titullar, shkatërron Atalantën në kampionat

Publikuar

-

Nga

Napoli pas humbjes në tavolinë kundër Juventusit, ka shkatërruar në shifrat 4-1 skuadrën e Atalantës. Ishte një pjesë e parë perfekte për skuadrën e Gattusos që shënoi plotë 4 gola.

Fillimisht ishte Lozano që e pati të thjeshtë shtyrjen e “sferës” në rrjetë pas një pasimi të Di Lorenzos. Sulmuesi meksikan 4 minuta më pas realizoi një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës.

Napoli nuk u ndal me kaq, teksa Politano realizoi një gol nga distanca në minutën e 30-të, ndërkohë që në minutën e 43-të, ishte sulmuesi Osimeh që mposhti portierin Sportiello për herë të katërt.

Në fraksionin e dytë napolitanët ulën ndjeshëm ritmin, ndërkohë që Gasperini hodhi në fushë Gjimshitin për të shtuar disi sigurinë në prapavijë. Lammers ndërkohë shënoi golin e nderit në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejt.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Spektakël para derbit, shikoni çfarë bëjnë tifozët

Publikuar

-

Nga

Do të luhet duke filluar nga ora 18:00, derbi i Milanos, me Interit dhe Milanit. Do të jetë një derbi ndryshe nga herët e tjera, kur jemi mësuar të shikojmë atmosferën elektrizuese të tifozerive, që këtë herë për shkak të pandemisë nuk do të jenë të pranishme.

Megjithatë pavarësisht se nuk do të jenë në stadium, nuk mund të mungonte mbështetja e tyre jashtë stadiumit, ku të dyja tifozeritë kanë dalë në rrugë për t’i dhënë zemër skuadrave.

Zikaltërit kanë pritur autobusin e skuadrës me flamuj, teksa më e veçantë ka qenë pritja nga tifozët kuqezinj. Këta të fundit kanë dalë para autobusit të gjithë me motorë dhe e shoqërojnë autobusin e skuadrës së tyre deri te stadiumi me motorë.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Koronavirusi nuk i ndahet Interit, mbrojtësi titullar rezulton pozitiv

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent te skuadra e Interit, teksa Milan Shkrinjar pas tamponit të kryer së fundmi ka rezultuar sërish pozitiv.

Në këtë mënyrë mbrojtësi për derbin sot nuk do të jetë i gatshëm, por pritej që të paktën të ishte gati për ndeshjen  në Ligën e Kampioneve, kundër Borusia Moshengladbah më 21 tetor, diçka që nuk do të ndodhë.

Në këtë situatë, vazhdojnë problemet për Antonio Konten, i cili duhet të përballet me mungesa të rëndësishme për ndeshjet e ardhshme. Lajmi i mirë për ziklatërit është se mbrojtësi tjetër i infektuar me Koronavirus, Alesandro Bastoni, pas tamponit të kryer së fundmi, ka rezultuar negativ dhe është gati të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

LEXO TE PLOTE