Connect with Us

“Procesi i shthurjes nisi në 2000”/ Milo: Rilindja nuk është PS, çfarë ndodhi pas largimit të Fatos Nanos

Politikë

“Procesi i shthurjes nisi në 2000”/ Milo: Rilindja nuk është PS, çfarë ndodhi pas largimit të Fatos Nanos

Publikuar

-

“Procesi i shthurjes nisi në 2000”/ Milo: Rilindja nuk është e majtë, çfarë ndodhi pas largimit të Fatos Nanos

Paska Milo ka bërë një analizë të Partisë Socialiste, për të cilën thotë se nuk përfaqëson më të majtën shqiptare.

Në një analizë për Panorama, Milo thotë se procesi i shthurjes së saj nisi në fillim të viteve 2000, kur ajo e ndodhur në pushtet, u miklua nga favoret e tij, u infektua nga korrupsioni dhe humbi frymën demokratike të përfaqësimit të shtresave sociale që duhej të përfaqësonte.

Sipas tij ndryshimi dramatic ndodhi pas largimit të Fatos Nanos, dhe ardhjen e Edi Ramës në krye të PS-së.

“Procesi i transformimit të së majtës shqiptare, veçanërisht i partisë më të madhe të saj, asaj Socialiste, në një organizatë politike pragmatiste dhe eklektike, filloi pas vitit 2005, kur ndodhi edhe ndryshimi në udhëheqjen e saj, largimi i Fatos Nanos dhe ardhja e Edi Ramës në postin e kryetarit të saj. Vitet 2005-2013, që janë vitet e opozitës për Partinë Socialiste, ndonëse u ruajtën formalisht kolonat programore të një partie të majtë, shënuan fillimin e desocializimit të saj programor dhe të “çlirimit” të saj nga vlerat dhe traditat pozitive të trashëguara, që për fat të mirë të saj, identifikoheshin me emrin e partisë.

Jo vetëm rikompozimi i simboleve partiake apo ndryshimi i ngjyrave të flamurit të partisë, por edhe deklaratat e metodat thellësisht personale dhe autoritare të kryetarit të PS-së paralajmëruan “varrosjen” politike të kufomës së vjetër që kundërmonte komunizëm dhe ngritjen graduale brenda saj të një krijese të re që do të kishte në themel të saj vulën dhe botëkuptimin personal të Edi Ramës që nuk kishte asnjë lidhje me konceptet e së majtës moderne europiane.”-shkruan Milo.

LEXO EDHE:  Foto- Rama i dhuron "Iphone" efektives së plagosur?

Sipas tij, jo pa qëllim në këtë kohë, në përgatitje të këtij ndryshimi cilësor, kryetari i partisë më të madhe opozitare deklaronte se ajo nuk ishte as e majtë dhe as e djathtë, se ai personalisht nuk ishte politikan!

“Për herë të fundit Edi Rama u shfaq formalisht si socialist dhe për herë të fundit para se t’i jepte lamtumirën “gërmadhës” komuniste, alias Partisë Socialiste, ai paraqiti programin elektoral për zgjedhjet e vitit 2013 që ishte edhe ceremonia mortore e saj. “Rilindja”, jo pa qëllim ishte zgjedhur ky emër, ishte gati si strukturë për të zëvendësuar de facto të vjetrën që po varrosej e për të qeverisur vendin.

Socialistët nuk e kuptuan që me votat dhe me duart e tyre varrosën historinë dhe vlerat më të mira të tyre.”-shkruan ndër të tjera Milo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Veliajt/ Të henën tjetër padi për “vemjen”

Publikuar

-

Nga

Basha i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Veliajt/ Të henën tjetër padi për “vemjen”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” akuzave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se të hënën do të dorëzohet një tjetër padi për shpifje ndaj “vemjes”, siç iu drejtua ai kryebashkiakut.

 Për të tre gënjeshtrat e vemies që bëhen për të hequr vëmendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij është dorëzuar padi penale në Prokurori. Si për vilat dhe makinat është dorëzuar padia dhe të hënën do të dorëzohet padia edhe për gënjeshtrën që ka bërë për inceneratorët.

Ky është studimi i bashkisë së Tiranës për inceneratorët, që kontenierët të futeshin nën tokë dhe trajtimi në Sharrë të bëhej për 12 euro, nga 29 euro që i bën ky hajduti bashkë me hajdutët e tjerë. Besoj se këto janë shifrat që kishte përgatitur Banka Botërore dhe me çfarë çmimi po e bëjnë hajdutët Rama, Veliaj dhe Ahmetaj.

LEXO EDHE:  Marko Bello: Rama do e pësojë si Çauchesku

LEXO EDHE:  Të gjitha tradhëtitë e Monikës dhe LSI-së

Unë e di që kanë kapur disa media prej fyti po shumë shpejt do të përballen dhe në prokuri dhe në gjykatë.

Ky studim që u blloku po të vihej në punë qytetarët e Tiranës do të kishin trajtim me kontenierë nën tokë ndërsa kostoja e përpunimit të tyre do të ishte 12 euro krahasuar me 29 euro, këtu keni edhe arsyen pse bllokuan studimin e fizibilitetit të Bankës Botërore.”-tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal”/ Basha: Mafia e plehrave po grabit miliona euro

Publikuar

-

Nga

“Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal”/ Basha: Mafia e plehrave po grabit miliona euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat, ndërsa ka komentuar situatën e pandemisë së covid-19 në vendin tonë, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Sipas Bashës, Rama po e lejon qëllimisht përkeqësimin e situatës.

“Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e le me qëllim krizën të përparojë me qëllim që paratë ti vjedhë, ti gllabërojë. Llogaria është që ta cojë vendin sa më keq që pastaj ti shpërndajë lekët me pikatore, e pastaj të blejë dinjitetin e shqiptarëve.

Kjo e bën kriminel të pashoq në raport me jetën shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve. Fati i cdo shqiptari në dorën e një bande hajdutësh.”-tha Basha.

Më tej, Basha është ndalur sërish tek afera e koncesionit të inceneratorëve, ndërsa theksoi se “Afera e mafies së plehrave vetëm javën e kaluar i grabitën këtij populli 2 milionë euro. Është një grup I strukturuar criminal.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës/ Hallin se une do kap drejtesinë qaje me SHBA ose BE

LEXO EDHE:  Rama In Memoriam për Petro Zhejin

Janë afera të pastra mafioze, ndërsa këta të shkretët që i nxjerrin aty, pasi i ka dalë boja Ramës, Ahmetajt e Veliajt, me shpresën që të tërheqin vëmendjen nga e vërteta që i kanë marrë 75 milionë euro shqiptarëve dhe ja kanë dhënë një personi të vetëm me kapital vetëm 1 mijë euro, ndërkohë që Shqipëria është e mbytur në plehra.

Pse i dërguan në parajsa fiskale?

Pse u mblodh 17 herë qeveria?

Ku janë paratë?

Si ka mundësi që inceneratori i Fierit ka marë 20 e ca milionë euro e nuk ka asnjë punonjës të deklaruar?

Kjo aferë do hetohet deri në fund, ata që thonë se do e marrin në dorëzim në 2021, bashkë me këta që e kanë firmosur, do jenë në bankën e të akuzuarve”-tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta po i zë vendin?/ Basha jep përgjigjen e papritur: Vetëm nëse unë…

Publikuar

-

Nga

Meta po i zë vendin?/ Basha jep përgjigjen e papritur: Vetëm nëse unë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën politike dhe ekonomike që ndodhet vendi.

Nisur nga qëndrimet kritike të presidentit Ilir Meta ndaj qeverisë, Basha është pyetur nga gazetarët, nëse Meta po tenton ti zërë vendin e kreut të opozitës.

“Vetëm nëse ju mendoni se unë kam marë përsipër rolin e president të Republikës. Meta është në rolin e tij. Beteja për standardet zgjedhore është e përditshme”-u përgjigj Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE