Connect with Us

Përfitimet shëndetësore nga rrezet e diellit/ A mund të ndihmojë vitamina D në mposhtjen e koronavirusit?

Shëndeti

Përfitimet shëndetësore nga rrezet e diellit/ A mund të ndihmojë vitamina D në mposhtjen e koronavirusit?

Publikuar

-

A keni qëndruar shumë gjatë brenda në shtëpi kohët e fundit? Nuk jeni të vetmit. Shumë prej nesh tani kalojnë deri në 90 për qind të jetës në ambiente të mbyllura, dhe retinat tona të syve bombardohen nga drita artificiale deri në mbrëmje.

Kjo do të thotë se në krahasim me paraardhësit tanë, ne jemi më pak të ekspozuar ndaj dritës gjatë ditës, dhe më shumë ndaj dritës artificiale gjatë natës. Ky ndryshim në ciklin dritë-errësirë ​​me të cilin kemi evoluar, ka një efekt të thellë në ritmet tona cirkadiane, duke ndryshuar modelet e gjumit dhe duke ndikuar më shumë sesa mund ta mendojmë mbi gjendjen tonë shëndetësore.

Nivelet e dritës ndihmojnë në rregullimin e gjendjes së humorit. Ndërkohë ne mbështetemi tek rrezet e diellit për ta shndërruar kolesterolin në lëkurë në vitaminën D, e cila ndihmon në ndërtimin e kockave të forta, dhe luan një rol të dobishëm në forcimin e sistemit tonë imunitar.

Madje disa tituj në media, kanë pretenduar së fundmi se rrezet e diellit mund të na ndihmojnë në mbrojtjen nga koronavirusi. Por, a e mbështetet shkenca këtë pretendim? Dhe çfarë na mungon kur jemi të mbyllur brenda në shtëpi?

Përpara shpikjes së shtëpive, dritave në rrugë dhe “Netflix”-it, paraardhësit tanë e kalonin shumicën e ditëve të tyre në natyrë, dhe netët e tyre nuk ndriçoheshin nga asgjë më e ndritshme se sa drita e një zjarrit të ndezur.

Tani ne e kalojmë 90 për qind të jetës sonë në ambiente të mbyllura, dhe retinat tona të syve bombardohen me dritën artificiale deri në mbrëmje. Kjo ndikon në gjumin tonë, biologjinë dhe gjendjen tonë shëndetësore, më shumë sesa mund të jemi të vetëdijshëm.

Por çfarë bëjnë rrezet e diellit për ne, dhe çfarë na mungon kur jemi të mbyllur brenda? Trupat tanë drejtohen nga ritmet cirkadiane, ciklet 24-orëshe në biologjinë dhe sjelljen tonë, që na bëjnë të ndjehemi vigjilentë gjatë ditës dhe të përgjumur natën.

Këto ritme rregullohen nga një grup i veçantë qelizash në pjesën e pasme të syrit, që i japin mundësi trurin tonë të ndërtojë imazhe. Ato quhen qeliza ganglionale të retinës, fotosensitive, ose shkurt ipRGC. ipRGC janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës në pjesën blu të spektrit, përfshirë dritën e ditës dhe dritën nga ekranet tona.

Ato dërgojnë sinjale në zonat e trurit që kontrollojnë vigjilencën. Vetëm një orë dritë blu me intensitet të ulët, mund të rrisë shpejtësinë e reagimit po aq sa pirja e dy filxhanëve kafe. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në mëngjes ndihmon në mbajtjen e ritmeve tuaja cirkadiane në nivelin e duhur, dhe kjo ka qenë e lidhur me një cilësi më të mirë të gjumit dhe një rrezik më të ulët nga depresioni.

LEXO EDHE:  Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

Të njëjtat ipRGC që futen në orën mjeshtërore të trurit, lidhen gjithashtu me talamusin, një zonë e trurit që lidhet me gjendjen tonë shpirtërore. Dhe ekziston një arsye tjetër e rëndësishme pse duhet marrë sa më shumë rreze dielli:vitaminë D.

Kur rrezet e diellit godasin lëkurën tuaj, ajo shndërron kolesterolin në vitaminë D, e cila ndihmon në ndërtimin e kockave të forta dhe luan një rol të dobishëm në sistemin tonë imunitar. Pacientët në spitale, kanë treguar se shërohen më shpejt kur kanë më shumë akses ndaj dritës natyrale gjatë ditës, dhe studiuesit mendojnë se ajo mund të rrisë numrin e qelizave imune që tubohen pas dëmtimit të një organi.

Ka gjithashtu disa prova të një lidhjeje midis niveleve të vitaminës D dhe disa infeksioneve virale, përfshirë gripin dhe Covid-19. Por kjo nuk është shumë e qartë. Një studim i vogël, zbuloi se pacientët me Covid-19 në spital, kishin më pak të ngjarë të kishin nevojë për kujdes intensiv nëse u jepeshin doza të larta të vitaminës D.

Nga ana tjetër, një studim tjetër krahasonte nivelet e vitaminës D tek njerëzit që rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri, me ata që nuk e bënë, dhe nuk gjetën asnjë ndryshim. Ne mund të mësojmë më shumë nga provat e tjera klinike të rastësishme, që janë aktualisht në proces.

Por tani për tani provat që suplementet me vitaminën D, mund të parandalojnë sëmundje të rënda janë mjaft të dobëta. Por rëndësia e vitaminës D për kockat tona, nuk është në dyshim dhe shumë prej nesh thjesht nuk marrin mjaftueshëm me ushqimin e përditshëm.

Kjo është veçanërisht e theksuar në muajt e dimrit, kur nuk ka dritë të mjaftueshme të diellit që të prodhojë vitaminën në lëkurën tonë, veçanërisht për njerëzit që jetojnë në vende të ftohta dhe ata që kanë një lëkurë të errët. Ndërkohë ja cilat janë dia këshillat të tjera:

Bëni disa ushtrime jashtë në natyrë çdo ditë, edhe nëse thjesht dilni për një shëtitje.

Zgjohuni në një orë fikse në mëngjes, dhe hapni perdet sapo të ngriheni.

Ndryshojeni vendin ku uleni, në mënyrë që të jeni më afër një dritareje. Edhe një distancë e vogël, mund të ketë një efekt dramatik në nivelet e dritës.

Përdorni dritë më të zbehtë në mbrëmje. Mund të blini edhe llamba që e ndryshojnë ngjyrën, në mënyrë që të përfitoni nga drita blu gjatë ditës, dhe drita me ngjyrë të ngrohtë në mbrëmje.

“Dëgjojeni trupin, dhe shkoni të flini kur filloni të ndjeheni të përgjumur.

Përdorni perdet për të bllokuar dritën që vjen nga llambat e rrugës.

Reduktoni kohën e qëndrimit para ekraneve para gjumit.

Dilni jashtë sa më shumë që të keni mundësi./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Shumë lajm i mirë”/ Epidemiologu zbulon kur përfundon izolimi për të infektuarit me Covid

Publikuar

-

Nga

“Shumë lajm i mirë”/ Epidemiologu zbulon kur përfundon izolimi për të infektuarit me Covid

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e COVID-19 në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, epidemiologu ka dhënë detaje se kur rastet asimptomatike, rastet e lehta/të moderuara apo rastet e rënda dalin nga izolimi, ndërsa shprehet se infeksioziteti i virusit është më i shkurtër se sa mendohej fillimisht.

Gjithashtu Alimehmeti teksa sjell detaje të reja shton se tashmë në këtë fazë mund të kursehen më shumë testime, të cilat sipas tij mund të përdoren për zbulimin e rasteve të reja.

Shume lajm i mire miqte e mi!

ECDC (European Center for Diseases Control), autoriteti me i larte Europian sapo publikoi
“Udhezuesin per Perfundimin e Izolimit te Personave me COVID-19”.
Siç edhe ka informuar OBSH-ja qe ne fund te majit dhe publikuar qe me 17 qershor, edhe ECDC udhezon se izolimi perfundon ne keto skenare:
Rast asimptomatik:
Mbaron izolimi pas 10 ditesh, pa pasur nevoje per teste negative.
Rastet e lehta/te moderuara dalin nga izolimi kur ka:
-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,
Dhe nje nga kriteret me poshte:
-kane kaluar 10 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.
Rastet e renda dalin nga izolimi kur ka:
-Zhdukje te temperatures per te pakten 3 dite dhe permiresim i simptomave te tjera,
Dhe nje nga kriteret me poshte:
-kane kaluar minimumi 14 dite deri ne 20 dite nga fillimi i simptomave ose kane dale 2 teste negative njeri pas tjetrit ne nje interval 24-oresh.
Pra:
kuptohet qarte qe infeksioziteti i rasteve me COVID-19 eshte me i shkurter se sa mendohej fillimisht, dhe mund te kursehen shume teste qe mund te perdoren per zbulimin e rasteve te reja.
Kujdes:
Eshte udhezues, qe do te thote se çdo shtet vendos vete nese do ta ndjeke apo jo, por shkenca informon qe keto jane kriteret e bazuara ne evidence”, shkruan Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studiuesit: Ushtrimet fizike në mëngjes mund të shmangin kancerin

Publikuar

-

Nga

Ushtrimet në mëngjes, të tilla si një shëtitje e shpejtë ose udhëtim me biçikletë mund të shmangin kancerin, sipas studimit të ri.

Bërja e ushtrimeve të rregullta në fillim të ditës rritin rezistencën e trupit , e cila ndihmon në shtypjen e sëmundjes, thonë shkencëtarët. Një studim i 2,800 zbuloi se ata që ishin fizikisht aktivë ndërmjet orës 8 dhe 10 të mëngjesit kishin më pak të ngjarë të zhvillonin tumore të prostatës, apo të gjirit.

Koordinatori i studimit Dr Manolis Kogevinas, i Institutit të Shëndetit Global në Barcelonë, tha: “Koha e aktivitetit fizik padyshim që ka një efekt në ritmin e hormoneve seksuale dhe melatoninës – si dhe në metabolizëm.

Trupat tanë prodhojnë melatonin kur është errësirë. Kimikati ndihmon në rregullimin e gjumit dhe ndikon në shumë funksione të lidhura me orën 24-orëshe të trupit, ose ritmin cirkad.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Penal për parandalimin e Covid-19/ Të përshpejtuara dhe të pajustifikuara

LEXO EDHE:  Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

Melatonina gjithashtu ndalon përhapjen e kancerit dhe dihet që të punosh vonë ose të jesh zgjuar ngadalëson prodhimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nëndrejtori i ISHP-së ngre alarmin/ Mund të kemi mbi 500 raste me COVID në ditë!

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu ngre alarmin/ Mund të kemi mbi 500 raste me COVID në ditë!

Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix”  ku tha se situata e pandemisë është e frikshme.

Sipas tij, situata mund të ndryshojë tmerrësisht shpejt dhe brenda ditëve mund të kemi dyfishim të rasteve  ose mbi 500 raste në ditë nëse qytetarët nuk mbrohen dhe çedojnë në mbajtjen e maskave dhe distancimit social.

Ulqinaku tha se problem i madh mbetet agresiviteti i virusit, ku pacientë e shtruar shumica paraqiten në gjendje tepër të rëndë.

“Maska është një sensibilizim detyrues pasi po afron një stinë që ka filluar e frikshme. Ka një rritje të jashtëzakonshme në të gjithë Europën jo vetëm tek ne.  Situata ndoshta nuk ka të bëjë shumë me numrat se sa me gjendjen e rënduar të atyre që janë të shtruar. Situata është shumë dinamike dhe kësaj i ruhemi. Shumë shpejt mund të kemi dyfishim të rasteve ditore, mbi 500 raste pasi kemi të bëjmë me një infeksion respirator që përhapet shumë shpejt. Edukata e sjelljes është e domosdoshme ndaj këtij virusi, edhe me një cedim të vogël mund të kthehesh në një pacient shumë shpejt”, tha Ulqinaku.

LEXO TE PLOTE