Connect with Us

Një pasuri marramendëse, nga burri tek pronat në Gjykatën Administrative/ Hije dyshimi mbi pasurinë e Afërdita Mahos

Vetingu

Një pasuri marramendëse, nga burri tek pronat në Gjykatën Administrative/ Hije dyshimi mbi pasurinë e Afërdita Mahos

Publikuar

-

Sistemi i drejtësisë është i mbushur me njerëz që nuk dinë të shkruajnë por që kanë një pasuri marramendëse.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative Afërdita Maho, duket se i përket kësaj kategorie.

Qëllimisht ose jo deklaratat e pasurisë së gjyqtares Maho, në disa janë të palexueshme. Diku i ka mbaruar stilolapsi, diku ka zhgarravitur dhe për pasojë nuk lexohet çfarë ka deklaruar. Nuk dihet nëse kanë arritur të sqarohen inspektorët e ILDKPKI-së.

Për gjyqtaren Maho, mirë që është shpikur makina e shkrimit dhe kompjuteri se ndryshe mund të merrte në qafë njerëz të tërë me vendimet që ajo lëshon.

Gjyqtarja Aferdita Maho

Kur vjen puna tek pasuria, gjyqtarja nuk shfaqet e varfër si në shkrim.

CNA.al ka zbardhur deklaratat e pasurisë së saj, pjesën që është e lexueshme dhe e kuptueshme nga viti 2003 deri në vitin 2019, nga Korça në Tiranë, vende ku ajo ka punuar.

Në vitin  2003, ajo deklaronte një apartament me sipërfaqe 37 m2, përfituar nga trashëgimia dhe një depozitë bankare, 0.7 milion lekë.

Nga viti 2005 dhe tutje pasuria e saj është shtuar vrullshëm edhe nga të ardhurat e “çmendura” të bashkëshortit.

Maho ndër të tjera ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 52.2 m2, 40 000 euro, të ardhura që merr nga qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, i kthyer në dyqan, në shumën 4800 në vit.
Gjithashtu ajo ka  deklaruar të ardhura që merr nga qiraja e një tjetër apartamenti në shumën 360 000 lekë në vit, ndërkohë që është zhvendosur në Amerikë.

Ndër vite, bashkëshorti deklaron se ka dhënë borxhe disa shuma, por nuk dihet çfarë ka ndodhur më tej.

Bashkëshorti Besnik Maho, ish-drejtor i Agjensisë të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, shkarkuar me ceremoni nga ish kryeministri Sali Berisha, me një vendim qeverie, jo me lirim por me shkarkim nga detyra. Në tërësi ka një mjegull në të ardhurat që gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj, Besnik Maho i cili punoi edhe si ish-këshillitar në Ministrinë e Drejtësisë me zonjën Etildas Gjonaj. Nga zytar i PD në këshilltar i Rilindjes.

Për më shumë detaje po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtares Maho, mbi të cilat do të hedhë dritë edhe Vettingu.

Viti 2003

Ap. me sip.37 m2, përfituar nga trashëgimia.

Depozitë bankare, 0.7 milion lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, 0,028 million lekë.

Të ardhura nga pensioni,0,014.4 lekë.

Viti 2004

Dy depozita bankare por që nuk lexohet sasai e parave, për shkak të shkrimit.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues, 770 400 lekë.

Viti 2005

1 dhomë nga ap me sip.13.27 m2, me vlerë 100 000 lekë.

Depozitë bankare, 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 7 680 lekë.

Viti 2006

Sipërmarrje për një shtëpi banimi në Korçë, me sip 125 m2 me vlerë 5 500 000 lekë.

Hapur depozitë bankare me vlerë 200 000 lekë.

Hapur depozitë bankare nga bashkëshorti me vlerë 200 000 lekë. Pa shlyer 166 800 lekë.

Kredi 2 000 000 lekë me afat 5 vjeçar.

Të ardhura nga qiraja e një ambjenti në Tiranë, 40 000 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 790 000 lekë.

Puna jashtë orarit, 20 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ambjenti banimi në Tiranë, 120 000 lekë.

Marrë hua 800 000 lekë.

Deklarata qëllimisht apo jo është shkruar në me një shkrim skandaloz, dhe të palexueshëm.

Viti 2007

Prishje e kontratës pë rap e blerë një vit më parë me vlerë 5 500 000 lekë.

Pjesa tjetër e deklaratës së këtij viti, është e palexueshme.

Bashkëshorti ka blerë një ap në Tiranë, për të cilin ka paguar 40 000 euro.

Bashkëshorti deklaron kredi, 40 000 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 4 752. 420 lekë.

Shpërblim para dhe pas lindjes, 3 200 980 lekë.

Shpërblim 28 200 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një dyqani në Tiranë, 5 175 000 lekë.

Pjesa tjetër e deklaratës është e palexueshme.

Bashkëshorti deklaron kursime, 3 000 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si drejtor i AKKP, 470 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 4 500 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 385 384 lekë.

Shpërblim para dhe pas lindjes, 179 976 lekë.

Ap me sip 36.7 m2, në Tiranë, përfituar nga trashëgimia.

Patundshmëri me sip.3.75 m2, por nuk e thote çfarë është.

Të ardhura nga qiraja e një ap me vlerë 540 000 lekë.

Kredia, 2 000 000 lekë. Shlyer 540 000 lekë (nuk kuptohet se çfarë ka shkruar).

Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.

Bashkëshorti ka shitur Benzin me vlerë 250 000 lekë.

Bashkëshorti ka dhënë borxh 400 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 845 726 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një ap me vlerë 540 000 lekë.

Kredia, 2 000 000 lekë. Shlyer 533 000 lekë.

Shpërblim për 8 marsin, 14 000 lekë.

 Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.

Bashkëshorti, kursime, nga të ardhurat, 456 000 lekë.

Bashkëshorti ka dhënë borxh 2 000 000 lekë.

Bashkëshorti, shpenzime për doktoraturën, 70 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 836 159 lekë.

Subjekti deklarues, shpërblim si pedagoge, 236 700 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 540  000 lekë.

Kredia, 2 000 000 lekë e marrë në vitin 2006.  Është mbyllur.

Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.

Bashkëshorti, kursime, nga të ardhurat, 456 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 80 000 lekë.

Viti 2012

Shpërblim nga sigurimet shoqërore për lindjen e fëmijës, 391 310 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë, 365 499  lekë.

Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 540  000 lekë.

Shpenzime për përditshmëri dhe udhëtimi ne Venecia, në toral 500 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 18 000 euro.

Bashkëshorti të ardhura si avokat, 50 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga botimi i një punimi shkencor, 7 000 lekë.

Bashkëshorti ka hapur depozitë bankare, me vlerë 11 500  euro.

Viti 2013

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Korçë dhe ën Gjykatën Administrative, Tiranë, 967 731 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 50 000 lekë në muaj dhe më pas 400 euro në muaj.

Tërhequr nga Fondi i Investimeve, 700 000 lekë.

Shpenzime për përditshmëri dhe 2 udhëtime në Amerikë, 600 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 17 500 euro.

Bashkëshorti të ardhura si avokat, 870 000 lekë.

Bashkëshorti i ka dhënë hua burrit të tezes 100 000 lekë.

Bashkëshorti ka porositur një garazh me vlerë 9 000 euro.

Bashkësshorti ka tërhequr 24 700 euro i ka konvertuar në lekë dhe ka shtuar të ardhura të tjera. Shuma është 5 100 000 lekë.

Bashkëshorti, shpenzime të përditshme dhe dy udhëtime në ShBA, 700 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës Administrative, Tiranë, 1 072 960 .

Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 4 800 euro.

Depozitë tek fondi i investimeve me vlerë 722 000 lekë.

Blerë një sip 5.5 m2, shtuar dyqanit me vlerë 550 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura si pedagog nga një universitet privat, 11 400 euro.

Bashkëshorti të ardhura si avokat, 340 000 lekë.

Bashkëshorti ka shitur një tokë që kishte në bashkëpronësi me vlerë 600 000 lekë.

Bashkëshorti, depozite tek fondi i investimeve me vlerë 7 000 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga depozitimi në Fondin e Investimeve në Raiffeisen Bank. Ku vlera totale depozitë plus interesa të fituara gjatë 2015 është 722 000 lekë.

LEXO EDHE:  Rritet përleshja PS-LSI/ Rama hakmerret rëndë në juglindje

Qiraja e një apartamenti i ndodhur në Tiranë, i kthyer në dyqan 400 Euro në muaj, dhe 4800 në vit, vlerë e derdhur në llogari bankare nga qiramarrësi EUROSIG sh.a.
Qiraja e një apartamenti i ndodhur në Tiranë 30 000 lekë muaji, 360 000 lekë viti, regjim pasuror martesor.

Paga e bashkëshortit zoti Besnik Maho në vlerën 22 922 dollarë neto, nga puna në La Touranine LLC Në total fituar nga kjo kompani biznesi për vitin 2015 është 27 770 dollarë
Të ardhura të bashkëshortit nga shitja e një makinë tip Audi, vlera 700 000 lekë.
Interesa të bashkëshortit, të vitit 2015 nga Fondit të Investimit pranë Raiffeisen Bank vlera 521 000 Lekë.

Bashkëshorti deklaron që ka paguar shumën prej 30 000 lekë në muaj, për një kredi të marrë në Raiffeisen Bank, dhe në total gjatë vitit detyrimi është pakësuar me 360 000 lekë.
Bashkëshorti deklaron shpenzime për marrjen me qira të një apartamenti në USA ku edhe jeton aktualisht me qira mujore prej 1 081 dollarë.
Bashkëshorti zoti Besnik Maho deklaron blerjen e një makine tip Toyota prodhim i vitit 2002 në shumën 1500 dollarë, dhe të një makine Mitsubishi prodhim i vitit 1996 në shumën 1000 dollarë.
Bashkëshorti deklaron se është shtuar depozita pranë Fondit të Investimit me 700 000 lekë

Pagesa prej 3015 dollarësh e bërë për studimet e kryera gjatë vitit 2015 në Collage of Dupage, Illinois, USA.
Pagesa prej 2200 euro e kryer për udhëtimin me avion drejt ShBA.

Viti 2016

Me 4 nëntor të vitit 2016 është lidhur kontrata e shitlerjes mes shoqërisë shpk si shitës dhe unë e bashkëshorti im si blerës.

Kjo kontratë është lidhur për apartmentin për të cilin kemi lidhur kontratën e sipërmarrjes në vitin 2007.

Apartamenti ka  sipërfaqen  52.20 metër katror dhe ndodhet në Tiranë

40 mijë euro ka qenë shuma e dorëzuar që në momentin e lidhjes së kontratës së sipërmarrjes në vitin 2007.

Qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, kthyer në dyqan. Qiraja derdhet nga qiramarrësi EUROSIG sh.a në vlerën 400 euro ne muaj, gjithsej 4800 euro në vit.

Qiraja e apartamentit të banimit e ndodhur në rrugën 30.000 lekë në muaj,  gjithsej 360.000 lekë në vit.

Përfitimi nga DRSSH Tiranë për shkak të lindjes së fëmijës 387.569 lekë. Interesat e shumës prej 700.000 lekë të depozituara tek Fondi Investimeve në nëntor të vitit 2016 shuma e depozituar sëbashku me interesat ka arritur në vlerën 823.268 leke+interesat, deri në fund të dhjetorit të vitit 2016. Pagesa e bërë për studimet e kryera gjatë vitit 2016 në College of Dupage, Illinois,USA. $ 4.896.

Deklarata e pasurisë së bashkëshortit Besnik Maho

Fituar 25.957 dollarë për gjithë vitin 2016 nga puna në La Touraine LLC 25.957, në shumën 25.957 dollarë.

Fituar 1.948 dollarë për gjithë vitin 2016 nga puna ne United Parcel Service INC, Addison Chicago 1.948 dollarë.

Hapur një depozitë bankare në Chase Bank në shumën 15.000 dollarë

Fituar 2013 dollarë interes nga depozita bankare Chase Bank 201.3.

Kam dhënë me qira apartamentin e banimit të ndodhur në Tiranë në vlerën 360.000 lekë të reja

Kam mbyllur kredinë që kam marrë, afërsisht 3.100.000 lekë të reja në muajin mars 2016.

Paguar rreth 3.100.000  lekë të reja.

Tërhequr 2.400.000 leke te reja nga Fondi i Investimit për shkak të shlyerjes së kredisë.

Kam paguar qiranë e apartamentit ku banoj aktualisht në USA, në shumën 1 110 dollarë në muaj.

Shuma e ngelur në Fondin e Investimit së bashku me interesat është rreth 6.462.1051ekë të reja.

Hapur një llogari bankare në Chasc Bank në shumën 15.000 dollarë dhe shuma e interesave të fituara $ 201,3.

Viti 2017

Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 4 800 euro.

Të ardhura nga qiraja e një ap banimi, 360 000 lekë.

Interesat e depozitës tek fondi i investimeve, 856 118 lekë.

Pagesë për studimet në USA, 3 568 dollarë.

Blerë në USA, një makinë Toyota, me vlerë 200 dollarë.

Deklarata e pasurisë së bashkëshortit Besnik Maho

Fituar  16 667 dollarë për gjithë vitin 2017 nga puna në Sant Pius.

Fituar  9 837 dollarë për gjithë vitin 2017 nga puna në Mac Lac, Banquet.

Fituar  700 dollarë për gjithë vitin 2017 nga puna në United Parcel Services.

Ka shitur makinën Toyota, 200 dollarë.

Ka blerë makinë, Chevrolet Equinox, 1 000 dollarë.

Biletat e udhëtimit me avion për 5 persona nga USA në Shqipëri 3 173 dollarë.

Pagesë për qiranë e ap. në USA, 1 155 dollarë.

Depozituar në fondin e investimit, 6 724 336 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës Administrative, Tiranë, 1 054 140 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, kthyer në dyqan, 4800 euro në vit.

Interesi i depozitës të fondit të investimeve, 908 614 lekë.

Blerë një autoveturë e përdorur Toyota, 307 080 lekë.

Shpenzime për shkollimin e dy fëmijeve, 808 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si pedagog, 560 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si këshilltar pranë Ministrisë së Drejtësisë, 219 430 lekë.

Fondi i investimeve të bashkëshortit, 7 136 662 lekë.

Viti 2019

Të ardhura nga puna si gjyqtare e Gjykatës Administrative, Tiranë dhe si mentore e kandidatëve për magjistratë, 2 238 022 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një apartamenti të ndodhur në Tiranë, kthyer në dyqan, 4800 euro në vit.

Interesat e shumësn prej 700 000 të depozitura të fondi i investimeve, 911 505 lekë.

Pagesë nga Shkolla e Magjistraturës, 27 033 lekë.

Dieta të zhvilluara për gjyqet jashtë Gjykatës Administrative, 23 900 lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijëve, 846 000 lekë.

Shpenzime për uhdëtime jashtë shtetit, 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si pedagog në një universitet privat, 123 334 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si pedagog në një universitet privat, 75 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ekspert në Shkollën e Magjistraturës, 73 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si këshilltar pranë Ministrisë së Drejtësisë, 1 200 926 lekë.

Fondi i investimeve të bashkëshortit, 7 159 371 lekë me interesa 22 709 lekë.

Bashkëshorti deklaron 220 000 lekë, si trashëgimi nga babai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Lokale, kamionë, dhe llogari të majme/ Gjyqtari mbyll biznesin për t’i ikur Vettingut?

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Gjyqtarë të pasur si në Shqipëri, zor se gjen në ndonjë vend tjetër të botës. Në një shtet normal, demokratik e të ligjshëm, pjesa më e madhe e gjyqtarëve sot duhej të ishin në burg dhe t’u merrej pasuria.

Vettingu ka shkarkuar disa prej atyre, por ata sërish nuk kanë dalë nga streha e drejtësisë, pasi janë shndërruar në avokatë.

Gjatë shfletimit të deklaratave të pasurisë së gjyqtarit të Gjykatës së Faktit Bedri Qori, duket i çuditshëm fakti se si i shton llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme e të luajtshme.

Madje merr dhuratë dhe një pronë të tërë në Sarandë, një truall  më sipërfaqe 500 m2 dhe karabina 110 m2.

Kamionë, lokale, garazh, makina që ndërron shpesh, janë disa pasuri që disponon gjyqtari.

Të bëhen vallë këto pasuri vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes? Këtë përgjigje mbetet ta japë Vettingu.

Për më tepër rezulton që edhe fëmijët i shkollon në Amerikë dhe as kjo gjë nuk bëhet pa para.

Gjyqtari Qori, nga pasuria që ka deklaruar njeh vetëm euro e dollarë. Madje mbi 20 000 euro ai i mban cash në shtëpi.

Ajo çfarë vërehet është se në vitin 2018, gjyqtari deklaron se e ka mbyllur lokalin që e kishte vënë në emër të bashkëshortes. Në fakt që kur nisi Vettingu, gjyqtarë dhe prokurorë nxituan të shisnin pasuritë e patundshme apo t’ju ndërronin pronësinë.

Kujtomë se gjyqtari Bedri Qori, është padisur në vitin 2018, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, nga Pavllo Mihali, pasi me vendim gjykate u  liruan tre nga katër të dyshuarit si vrasës të të birit, Marvi Mihali.

Pasuria e deklaruar nga gjyqtari Bedri Qori

Vitit 2003

Ap Banimi me sip 85 m2, me vlerë 3 milion lekë.

Garazh i kthyer në local me vlerë 1.6 milion lekë.

Autoveturë, mercedez Benz, 0.25 milion lekë.

Kamion me vlerë 0.4 milion lekë.

Letra me vlerë, 0,1 milion lekë.

Cash në banesë, 0,5 milion lekë.

Viza cart, 2 000 dollarë.

Paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 0,75 million lekë.

Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 0,35 million lekë.

Detyrim financiar ndaj vëllai, 0,4 million lekë.

Viti 2004

Autoveturë Ford Fiesta, 300 000 lekë.

Llogari bankare 1 000 euro.

Llogari bankare 1 000 dollarë.

Cash në banesë 9 000 dollarë.

Paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 850 000 lekë.

Të ardhura nga puna me kamionët dhe lokalet, 1 300 000 lekë.

Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 400 000 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare, 9 000 dollarë.

Tërhequr dhe mbylluar llogaria bankare shumat 772 dollarë dhe 5 0000 euro.

Shitur autovetura Benz Mercedez në shumën 250 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 850 000 lekë.

Të ardhura nga puna me kamionët dhe lokalet, 500 000 lekë.

Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 400 000 lekë.

Viti 2006

Shitur kamioni 1 000 000 lekë.

Tërhequr shuma 9 000 dollarë.

Blerë një pjesë lokali, 7 500 dollarë.

Depozitë bankare, 5 500 euro.

Gjendje cash në banesë, 7 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 873 000 lekë.

Të ardhura nga lokalet në bashkëpronësi, 250 dollarë.

Paga e Merita Qorit, nga Ministria e Ekonomisë, 400 000 lekë.

Viti 2007

Blerë garazh në Tiranë, me vlerë 150 000 lekë.

Të ardhurat nga lokali shfrytëzuar për biznes të vogël, 1.5 milion lekë.

Shtuar depozita bankate 11 500 euro.

Gjendje cash në banesë, 7 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 900 000 lekë.

Të ardhura nga paga e Merita Qorit në një firmë private, 200 000 lekë.

Të ardhura nga lokalet, 1,5 milion lekë.

Interesa bankare 300 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.6 milion lekë.

Shtuar depozita bankare, 3 000 euro dhe interesa 1000 euro.

Shtuar depozita bankare 7 000 euro dhe 450 dollarë amerikan, interest 130 euro.

Shtuar gjendja cash me 3 000 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.7 milion lekë.

Shtuar depozita bankare 5  400 euro dhe 14 000 dollarë amerikan.

Tërhequr shuma 10 000 euro.

Blerë Mercedez Benz në emër të bashkëshortes, 600 000 lekë.

Shitur makina For Fiesta e bashkëhortes, 400 000 lekë.

Shtuar gjendja cash me 6 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga e Merita Qoritnë Agjencinë e trajtimit të Kredive, 400 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.8 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 900 000 lekë.

LEXO EDHE:  Shoferin e gjen “gjëma” në mes të Tiranës/I vjedhin makinën përpara syve dhe…

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina përplas kalimtarin

Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 600 000 lekë.

Shtuar llogaritë bankare me 2 000 euro, 1 700 dollarë, 10 000 euro, 12 000 dollarë dhe 10 000 euro.

Tërhequr shumat nga llogari të ndryshme, 5 500 euro, 6 000 dollarë, 2 000 dollarë, 9 000 dollarë, 10 000 euro dhe 50 000 lekë.

Interesa bankare, 100 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.6 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 600 000 lekë.

Shtuar llogaritë bankare me 2 100 dollarë dhe 4000 euro.

Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 9 500 dollarë.

Tërhequr 1 350 euro dhe 200 dollarë.

Shitur automjeti Mercedez Benz, 600 000 lekë.

Dhuruar pasuri e paluajtshme, truall 500 m2 dhe karabina 110 m2 në Sarandë.

Viti 2012

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.5 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 650 000 lekë.

Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 7 500 dollarë.

Tërhequr shumat 7 000 dollarë dhe 8 000 dollarë.

Shtuar llogaritë bankare me 2 700 dollarë, 5 000 dollarë, 3 000 dollarë, 3 500 dollarë dhe 8 000 dollarë.

Transferuar vajzës 500 dollarë

Transfertë që nuk dihet se kujt 1 500 dollarë.

Blerë Mercedex Benz, 1 500 000 lekë.

Interesa bankare 100 000 lekë.

Gjendje cash 18 000 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.3 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Lushnje, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit në Agjencinë e trajtimit të Kredive, 650 000 lekë.

Shtuar llogaritë bankare me 3 000 dollarë, 7 000 dollarë, 6 000 dollarë dhe 2140 dollarë.

Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 9 100 dollarë.

Tërhequr shuma 6 000 dollarë.

Interesa bankare 50 000 lekë.

Gjendje cash 10 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.1 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 685 000 lekë.

Shtuar llogaritë bankare me 9 500 dollarë, 3 100 dollarë dhe 104 000 lekë.

Shpenzime për studimet e vajzës në USA, 9 500 dollarë.

Tërhequr nga llogari të ndryshme, 1 900 dollarë, 3100 dollarë dhe  5 416 euro.

Interesa bankare 50 000 lekë.

Gjendje cash 10 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 685 000 lekë.

Të ardhura nga punae Denisa Qorit, 6 000 dollarë.

Shtuar 18 200 dollarë.

Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA,  18 100 dollarë.

Interesa bankare 50 000 lekë.

Llogari bankare e Denisa Qorit, 4 500 dollarë.

Të ardhura të Denisa Qorit nga puna për një kërkim shkencor, 6 000 dollarë.

Viti 2016

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.1 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 700 000 lekë.

Shtuar 4 400 dollarë.

Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA,  4 350 dollarë.

Interesa bankare 50 000 lekë.

LLogari bankare e Egla Qorit, 1 202 dollarë.

Llogari bankare e Denisa Qorit, shtuar me 4 400 dollarë.

Llogari bankare e Denisa Qorit dhe bashkëshortit të saj, 10 292 dollarë.

Të ardhura të Denisa Qorit nga puna për një kërkim shkencor, 22 500 dollarë.

Denisa Qori, të ardhura nga bursa nga një universitet në Filadelfia, 51 309 dollarë.

Viti 2017

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 1.1 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 620 000 lekë.

Shtuar 9 000 dollarë.

Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA,  9 000 dollarë.

Interesa bankare 50 000 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga lokali në emër të bashkëshortes, 0,6 milion lekë dhe e ka mbyllur aktivitetin.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtar në Tiranë, 1 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna e Merita Qorit, 900 000 lekë.

Shtuar 5 050 dollarë.

Shpenzime për studimet e vajzës Egla Qori në USA,  5 050 dollarë.

Interesa bankare 30 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Hetoi gjyqtarin për fshehje financash/ Pasuria e prokurores Elsa Kareçi

Publikuar

-

Nga

Hetoi gjyqtarin për fshehje financash/ Pasuria e prokurores Elsa Kareçi

Në Dhjetor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  në listën me 120 gjyqtarë dhe prokurorë, që do të kalonin në sitë, radhiti edhe Elsa Kareçin, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Duket se hetimet ndaj saj kanë zgjatur dhe deri më tani nuk rezulton e piketuar për t’u përballur drejtpërdrejt me Vettingun.

Prokurorja Kareçi, para se të vinte në Prokurorinë e Tiranës e ka ushtruar profesionin në Prokurorinë e Kavajës.

Në vitin 2006, në Kavajë, prokurorja ka pasur në duar një dosje të konsideruar të rëndë.

 Artan Gjermeni

Për shkak se objekt hetimi ishte një gjyqtar. ILKDPKI, kishtë bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjykatës së Lushnjes, në atë kohë, Artan Gjermeni. ILDKPKI pretendonte se Gjermeni nuk justifikonte rreth 70 milionë lekë të vjetra. Fillimisht dosja ishte në duar të një tjetër prokurori, i cili i pushoi hetimet dhe pas ankimimit të ILDKPKI, në Prokurorinë e Përgjithshme, dosja i kaloi prokuroes, Elsa Kareçi.

Kjo e fundit pas disa muajsh hetimesh, vendosi të pushojë çështjen me argumentin se “fakti nuk ekziston si vepër penale”.

Kjo sa i përket aspektit profesional, ku është lakuar emri i prokurores, ndërdsa në aspektin financiar, e njëjta rezulton se të ardhurat i ka nga paga e saj, dhe nga bizneset e bashkëhortit.

Më poshtë po sjellim pasurinë deklaruar nga prokurorja Elsa Kareçi.

Viti 2003

Tokë bujqësore, përfituar nga ligji 7501.

Të ardhura nga paga si prokurore, 61.6 mijë lekë.

Të ardhura nga pensioni 6.6 mijë lekë.

Të ardhura nga pensioni, 7.0 mijë lekë.

Të ardhura nga paga (nuk e përcakton identitetin),  1.78 mijë lekë nga Drejtoria Arsimore në Durrës.

Viti 2004

Tokë bujqësore, me sip 18 dynym, përfituar nga ligji 7501.

Truall ndërtimi me sip.400 m2, me vlerë, 128 000 lekë.

Deklaron edhe pasuri të tjera, që nuk dihet se çfarë janë, pasi janë të sekretuara, ku njëra ka vlerën e 300 000 lekëve dhe tjetra 7 643 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore, 936 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 82 400 lekë dhe 109 200 lekë.

Shpërblim, 50 000 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait nga Drejtoria Arsimore, Durrës, 294 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si prokurore, 936 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 82 400 lekë dhe 109 200 lekë.

Viti 2006

Depozitë me afat një vjeçar, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore,902 995  lekë.

Pensionet e prindërve, 103 700 lekë dhe 121 700 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 260 000 lekë.4

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 271 161 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 24 555 lekë.

Viti 2007

Tërheqje e depozitës bankare në shumën 417 998 95 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Kavajë e më pas në Tiranë, 887 569 lekë.

Shpërblim,35 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 12 240 lekë dhe 140 400 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 302 400 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 273 200 lekë.

Viti 2008

Shitur automjeti, 500 000 lekë.

Blerë automjeti, 200 000 lekë.

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 858 886 lekë.

Pensionet e prindërve, 129 600 lekë dhe 157 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 350 400 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 304 800 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë me afat 84 muaj. Pa shlyer 955 947 lekë.

Viti 2009

Kursime nga paga, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 888 266 lekë.

Pensionet e prindërve, 140 000 lekë dhe 156 800 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 413 500 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 413 500 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë me afat 84 muaj. Pa shlyer 876 785 72 lekë.

Viti 2010

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 982 115 lekë.

Pensioni i babait, 140 000 lekë.

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina përplas kalimtarin

LEXO EDHE:  Barbarët shkatërrojnë vakëfin e Kishës në Korçë

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 413 500 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 413 500 lekë.

Kredi bankare në shumën 1 000 000 lekë me afat 84 muaj. Mbyllur e gjitha.

Viti 2011

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 661 502 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 200 000 lekë.

Pensionet e prindërve, 158 400 lekë dhe 183 600 lekë.

Të ardhura nga paga e vëllait si mësues, 483 600 lekë.

Të ardhura nga paga e kunatës, si mësuese, 486 000 lekë.

Të ardhura nga paga e prapambetur si prokurore në Kavajë, 981 500 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 645 712 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 50 000 lekë.

Viti 2013

Kursime, 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 799 985 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 45 000 lekë.

Viti 2014

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 956 984 lekë.

Të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore, 100 000 lekë.

Bashkëjetuesi Eduard Shpata, shtëpi banimi në Tiranë, me sip ndërtimi 170 m2dhe 60 m2 oborr, dhuruar nga prindërit.

Bashkëjetuesi, tokë bujqësore, ullishte me sip 2 000 m2, me vlerë 30 000 euro.

Bashkëjetuesi, tokë bujqësore në Bajzë, Shkodër, me sip.10 000 m2, me vlerë 50 000 dollarë amerikanë.

Bashkëjetuesi, Benz Mercedez.

Bashkëjetuesi, hua 200 000 euro.

Bashkëjetuesi, me kapital 100 000 lekë në shoqërinë “Shpata”.

Bashkëjetuesi, me kapital 334 114 740 lekë në shoqërinë “Miami Beach”.

Bashkëjetuesi, të ardhura nga shoqëria “Shpata”, 1 721 009 lekë.

Bashkëjetuesi, hua 200 000 euro nga Fabrika e Pasurimit të Kromit, Bulzië. Paguar 105 000 euro dhe 4 000 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje në llogarinë bankare, -185 692 01 lekë.

Gjendje cash 150 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 824 150 76 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 198 569 82 lekë.

Kredi në shumën 1 500 000 00 lekë, për mobilim shtëpie. Pa shlyer 1 522 838 77 lekë.

Gjendje cash të bashkëjetuesit, 200 000 lekë.

Bashkëjetuesi, të ardhura si administrator nga shoqëria “Shpata”, 400 000 lekë.

Bashkëjetuesi, të ardhura nga shoqëria “Shpata”, 530 589 lekë.

Viti 2016

Gjendja e llogarisë – 511 450. 61 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 886 843 lekë.

Të ardhura nga raporti i lindjes, 114 400 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 511 450 61 lekë.

Kredi në shumën 1 500 000 00 lekë, për mobilim shtëpie. Pa shlyer 1 347 921 lekë.

Bashkëjetuesi, deklaron truall me sip 529 m2, truall me sip 291 m2, truall me sip 349.3 m2, truall me sip.1 859 m2, truall me sip. 301 m2, dhe truall me sip.813 m2, ku zotëron 25 %, dhe përfituar nga trashëgimia.

Bashkëjetuese, gjendje cash, 1 000 euro.

Bashkëjetuesi, të ardhura si administrator nga shoqëria “Shpata”, 319 680 lekë.

Bashkëjetuese, të ardhura nga shitja e dy automjeteve, 5 000 euro dhe 40 000 lekë.

Bashkëjetuesi, dhuratë nga një familjar, 200 euro.

Viti 2017

Gjendje llogarie, 397 474 94 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 1 247 576 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 500 000 lekë.

Kredi në shumën 1 500 000 00 lekë, për mobilim shtëpie. Pa shlyer 1 175 020 96 lekë.

Bashkëjetuesi të ardhura nga shitja e tokës bujqësore, ullishte, 15 000 euro.

Bashkëjetuesi, investim për të hapur nëj ambjent tregtar, 200 000 lekë.

Gjendje cash, 2 000 euro.

Viti 2018

Gjendje e llogarisë -414 363 63 lekë.

Gjendje cash, 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna si prokurore në Tiranë, 1 197 462 lekë.

Kredi e marrë në shumën 1 750 000 lekë. Me këtë shumë ëhstë mbyllur kredia e marrë në vitin 2015. Pa shlyer është shuma 1 719 590 82 lekë.

Overdraft 200 000 lekë. Pa shlyer, 470 000 lekë.

Bashkëjetuesi detyrim 360 000 lekë në bazë të një vendimi gjykate./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Deklaron pagat dhe huanë/ Ku e fshehu makinën luksoze, gjyqtari i “21 Janarit”?

Publikuar

-

Nga

Gjyqtari Besnik Hoxha, i Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ndryshe njihet si gjyqtari i çështjes së “21 Janarit”

Kujtojmë se gjyqtari Hoxha ka qenë kreu i trupës gjykuese, dhe në vitin 2013, kur do jepej vendimi për 21 Janarin, është bërë objekt i mediave, pasi ka shkuar me vonesë në seancë.

Gjyqtari Hoxha, është listuar për tu verifikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Qershor të këtij viti.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e tij nga viti 2003 deri në vitin 2018, nga koha kur ka punuar në Shkodër dhe më pas në Tiranë.

Gjyqtari Besnik Hoxha

Si, burime të ardhurash gjyqtari deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Patundëshmëri deklaron një shtëpi trekatëshe që në vitin 2003 dhe tek e cila ka investuar ndër vite.

Bëhet fjalë godinë banimime 3 kate në parcelën ndërtimore me sipërfaqe 105.4 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 88.2 m2 me vlerë 5 007 548 lekë.

Në vitin 2017 ai deklaron se ka marrë hua 53 100 GB, një shtetasje pa asnjë interes në varësi të shitjes së pronës me sipërfaqe totale banimi 299 m2 në Shkodër.

Këtë hua ai deklaron se e ka marrë për të paguar shkollën e djalit në Angli.

Në vitin 2018 deklaron se ka blerë Renault tuingo Dynamique 2016 me vlerë 15 500 euro.

Ndërsa në vitet e mëparshme deklaron vetëm pagat dhe tek tuk ndonjë kursim në emër të tij dhe bashkëshortes.

Por, në vitin 2013, mediat shkruanin se e kishin parë gjyqtarin e 21 Janarit të qarkullonte me një makinë “Porshe” me targa amerikane ndërsa më parë kishte udhëtuar me një makinë të tipit Cadillac.

Ai  është fotografuar  Gjykatën e Tiranës teksa parkonte makinën e tij tip Porsche  Cayenne  me targa amerikane dhe që kap vlerën deri në 60-70 mijë dollarë.

Në fakt asnjëra nga këto makina as Porsche Cayenne dhe as Cadillak, nuk rezultojnë të deklaruar prej tij pranë ILDKPKI-së.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Besnik Hoxha.

Viti 2003

Shtëpi banimi me vlerë 1.1 milion lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 62 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 21 000 lekë.

Viti 2004

Shtesë në shtëpinë ekzistuese të banimit, kati i parë, 80 m2 dhe kati i dytë 80 m2, 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Shkodër 775 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 252 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Shkodër 775 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 252 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Shkodër 775 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 290 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Shkodër 781 210 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese,730 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si gjyqtar  1 073 453 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 30 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtar në 1 299 114 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 55 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 1 008 027 lekë.

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina përplas kalimtarin

LEXO EDHE:  Shoferin e gjen “gjëma” në mes të Tiranës/I vjedhin makinën përpara syve dhe...

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 760 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 1 001 066 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 129 075 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 990 318 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, 86 872 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 955 155  lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes në Drejtorinë e arkivave, 79 486 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Rozeta Hoxha, në Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit, 591 080 lekë.

Viti 2014

Kursime të subjektit deklarues, 2 581 60 lekë.

Kursime të bashkëëshortes, 5 935.20 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 1 181 730 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Rozeta Hoxha, në Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit, 738 456 lekë.

Viti 2015

Kursime të subjektit deklarues, 1 915 60 lekë.

Kursime të bashkëëshortes, 20 78.28 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 1 161 575 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Rozeta Hoxha, në Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit, 863 680 lekë.

Viti 2016

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 2 323 lekë.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 1 158 144 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 577 743 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Rozeta Hoxha, në Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit, 820 229 lekë.

Viti 2017

Godinë banimi, 3 katë në parcelën ndërtimore me sip.105.4 m2 dhe sip ndërtimi 88.2 m2 me vlerë 5 007 548 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 9 423 lekë.

Shpenzime për shkollën e djalit në Angli, 34 095 GB.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 1 243 950 lekë.

Marrë hua 53. 100 GB, për të paguar shkollën e djalit.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 1 060 198 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Rozeta Hoxha, në Inspektoriatin Shtetëror të Arsimit, 173 794 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Rozeta Hoxha, në Drejtorinë e Derregullimit, lejeve dhe licensave në Ministrinë e Arsimit, 629 617 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga kontrata, lidhur me universitetin e sporteve në Tiranë për një projekt, 699 670 lekë.

Viti 2018

Godinë banimi, 3 katë në parcelën ndërtimore me sip.105.4 m2 dhe sip ndërtimi 88.2 m2 me vlerë 5 007 548 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, 47 468 lekë.

Llogari në emër të djalit Endrit Hoxha, 7 593 GB. Kjo llogari është detyrim ndaj huasë së dhënë nga D.Bejko, në shumën 53 100 GB, pa asnjë interes në varësi të shitjes së pronës me sip totale banimi 299 m2 në Shkodër.

Renault tuingo Dynamique 2016 me vlerë 15 500 euro.

Të ardhura nga puna si gjyqtar në Tiranë 1 360 664 lekë.

Marrë hua 53. 100 GB, për të paguar shkollën e djalit.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes, 1 427 739 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, Rozeta Hoxha, në Drejtorinë e Derregullimit, lejeve dhe licensave në Ministrinë e Arsimit, 755 202 lekë.

Bashkëshortja, shërbime dhe dieta nga Ministria e Arsimit, 303 940 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga kontrata, lidhur me universitetin e sporteve në Tiranë për një project, 727 521 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE