Connect with Us

Merr fund telenovela “Muçi”, zbulohet e ardhmja e talentin bardheblu

Sport

Merr fund telenovela “Muçi”, zbulohet e ardhmja e talentin bardheblu

Publikuar

-

Tirana ka bindur sulmuesin e tij Ernest Muçin të qëndrojë edhe për një sezon në shtëpinë bardheblu. Lajmi u dha nga 25-herë kampionët e Shqipërisë në faqen zyrtare.

Pas një periudhe të gjatë negociatash, ku përflitej se Muçi mund të transferohej jashtë vendit drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë ia dolën të sigurojnë edhe për një sezon shërbimet e futbollit të Shqipërisë U21.

Muçi realizoi 7 gola në sezonin e fundit kampion të Tiranës, shumica duke i shënuar si lojtar zëvendësues. Pas largimit të Majkëll Ngosë, ai fitoi vendin e titullarit tek ekipi i Emanuel Egbosë. Kontributi i tij do të jetë mëse i vlefshëm edhe për këtë edicion për 25-herë kampionët e Shqipërisë.

Njoftimi i Tiranës

Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi.

Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Teuta kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Publikuar

-

Nga

Teuta ka bërë mrekullinë duke u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës. Durrsakët kanë përmbysur në transfertë humbjen turpëruese 2-0 në shtëpi përballë Inter D’ Eskaldes të Andorrës.

Sebino Plaku shënoi nga një gol në secilën pjesë loje duke çuar takimin e sotëm në shtesa ndërsa aty Kallaku me penallti realizoi golin e 3-0 që vulosi kualifikimin historik për ekipin durrsak.

FT: Inter Escaldes-Teuta 0-3

Plaku 25′ 80′, Kallaku 105′

105’+1’ GOOOL Teuta. Shënon Kallaku me penallti.

105’ Top i shkëlqyer i Kallakut për Grudën i cili hyn në zonë por ndalet nga portieri në mënyrë të parregullt. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

Ndeshja shkon ne shtese… you

FORMACIONET ZYRTARE

INTER D’ESKALDES: Gomez, Galego, Bosh, Besone, De Nova, Moreno, Garsia, Roka, Klemente, Artigas, Sol De Vila, Trajner: A.Garsia

TEUTA: Frashëri, Kotobelli, Arapi, Aleksi, Todorovski, E.Vila, Daja, Kallaku, Plaku, Seferi, Gerogiev, Trajner: E.Martini

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ronaldo në panik, motra e tij shtrohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo u kthye ditën e djeshme në stërvitje me Juventusin, por lajme jo të mira vijnë nga Portugalia.

Motra e yllit portguez, Katia Aveiro është dërguar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Për afro 10-ditë, Katia qëndroi në shtëpi e infektuar me COVID, por gjendja shkoi duke u përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Një prishje planesh për Ronaldon i cili mund të shkëputet nga stërvitja me bardhezinjtë për të udhëtuar drejt Portugalisë.

Gjithsesi, gjendja e saj duket e qëndrueshme dhe nga Portugalia raportohet se në spital ka shkuar vetëm për mjekim më të specializuar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Merr fund telenovela, Majkëll Ngo rikthehet te Tirana

Publikuar

-

Nga

Merr fund telenovela Majkëll Ngo. Pas shumë pritjesh sulmuesi anglez është rikthyer përsëri në radhët e Tiranës.

Prej shumë kohësh flitej për një rikthim të Ngos, por tratativa u shty nga vetë sulmuesi për arsye ende të paqarta.

Lajmi e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e bardhebluve në ‘’Facebook’’ duke thënë ndër të tjera se sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Pogradec për të nisur fazën stërvitore.

Postimi i Tiranës

Rikthehet Michael Ngoo! 💥
Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.
Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!
🏆⚽️

LEXO TE PLOTE