LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Bamir Topi: Rama përdor gjuhë vulgare, ja pse Meta nuk i bën dot ballë

17 Tetor 2020, 16:36, Politikë CNA
“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Bamir Topi: Rama përdor

Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e ?Kjo javë?, ku mes të tjerave ka komentuar dhe përplasjet Rama-Meta.

Topi deklaroi se gjuha e kreut të qeverisë i duket vulgare, duke shtuar se Meta nga ana tjetër tenton që të ruajë ekuilibrat, por e ka të vështirë, pasi Rama i ka të gjitha pushtetet e tjera nën?këmbët? e tij.

?Përplasjet në politikë janë normale. Me kalimin e viteve, është vulgarizuar gjuha për publikun. Ka pasur lider politik të ashpër, por nuk kanë përdorur gjuhë vulgare. Politika pranon pranimin e fakteve, pranon debatet e forta, por ka kaluar në vulgarizëm e gjitha. Ka 22 vjet që ka nisur vulgarizimi i gjuhës politike. Ka qenë viti 2000, kur Edi Rama ulëriste ?Doktor Rrumpalla? etj.

Deri në atë kohë politika ka qenë e ashpër, është përdorur edhe arma në parlament, por fyerjet nisën në këtë vit. Sot pëlqehet më shumë ai që përdor gjuhë rruge. Replikat janë e marrëdhënies shkak ? pasojë. Njeriu që ka përdorur gjuhë vulgare është Edi Rama. Meta ka një post, që ka kompetenca shumë të limituara. Kreu i shtetit tenton që të ekuilibrojë, por nga fuqia e madhe që ka Rama, është e pamundur që të bëjë balancim?, tha Topi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga