LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ku*vëri e pështirë intelektuale”/ Gazetari “shpërthen” keq pas miratimit të projektligjit për metrologjinë

17 Tetor 2020, 14:22, Politikë CNA
“Ku*vëri e pështirë intelektuale”/ Gazetari

Gazetari Klodian Tomorri ka shpërthyer keq pas miratimit të ligjit për metrologjinë në Kuvend dy ditë më parë.

Duke e konsideruar si një ?kurvëri të pështirë intelektuale? Tomorri shkruan se ky ligj u merr qytetareve shqiptarë miliona euro të tjera për t?i devijuar në llogari private.

?Dy dite me pare ne Kuvend u konsumua nje kurveri e peshtire intelektuale. Deputetet diskutuan 3 ore per nje ligj idiot grash dhe brenda vetem 3 minutave diskutuan dhe votuan nje ligj, qe u merr qytetareve shqiptare miliona euro te tjera per t?i devijuar ne llogari private.

Behet fjale per ligjin e ri per metrologjine, i cili zgjeron koncesionin e pompave te karburanteve duke rritur frekuencen e kontrolleve. Neni qe rrit kostot per qytetaret u propozua ne Komisionin e Veprimtariae Prodhuese nga deputeti socialist Ilir Beqja.

Para votimit, vete Ministria e Financave e kundershtoi amendamentin e propozuar nga Beqja duke deklaruar se eshte ne kundershtim me rekomandimet e Organizates Boterore te Metrologjise, e cila rekomandon vetem dy kontrolle ne vit per instrumentat mates. Po keshtu sipas Ministrise, masa e propozuar nga deputeti Beqja, qartesisht do te rrise ndjeshem kostot qe paguajne qytetaret ne cmimin e karburanteve.

Zoti Beqja dhe deputetet e tjere propozues e justifikuan masen e rritjes se kontrolleve me interesin publik per te mos lejuar abuzimet ne tregun e karburanteve. Pas ketyre debateve, ministrja e Financave, beri kunderpropozimin qe meqe deputet kerkojne shtim te kontrolleve, ajo te behet pa tarife shtese per qytetaret dhe kostoja te perballohet mga vete kompania koncesionare.

Por zoti Beqja dhe koleget e tij iniciatore qe thonin se po mbronin interesin publik nuk pranuan qe shtimi i kontrolleve te behej pa tarife shtese. Perkundrazi, cdo kontroll i pompave nga koncesionari do te tarifohet me 60 euro. Kompanite qe tregtojne karburant kete koso do ja u percjellin qytetareve ne cmimin e naftes.

Kuptohet qarte se cili ka qene interesi qe mbrojne deputetet qe propozuan dhe votuan ndryshimin dhe cili ka qene motivi se pse ata e propozuan ate. Lubrifikim quhet ne gjuhen teknike.

Per ironi, ky votimi ndodhi pikerisht diten qe ai 2 metroshi i madh pyeti publikisht a keni pare ndonjehere ndonje burre 2 metra, qe genjen dhe vjedh.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga