Connect with Us

Kosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s

Kosova & Rajoni

Kosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s

Publikuar

-

Kosova akuzon Serbinë për shkeljen e CEFTA-s

Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, thotë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Vesel Krasniqi.

Për të zgjidhur këtë problem, Krasniqi tregon se të enjten, ka kërkuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Gjikiq, që bëjë presion mbi Serbinë që të zbatojë marrëveshjen, në të kundërtën, thotë ai, Kosova do marrë masa, pa treguar se për çfarë masash bëhet fjalë.

CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Krasniqi ka kërkuar që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale. Po ashtu ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.

Në tregun e Kosovës, mallrat e importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s, duhet të hyjnë me shenjën e konfirmitetit, të vendosura në produkte, që është shenja CE.

Përmes shenjës CE, prodhuesi tregon që produkti është në konformitet i vlerësuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Certifikata CE zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Por, mallrat e Serbisë nuk e kanë shenjë, thotë Krasniqi.

“Ndërsa, shteti fqinj Serbia nuk e zbaton këtë dhe mallrat që vijnë nga Serbia janë me tri AAA (shenjë e produkteve serbe), do të thotë është shkelje e marrëveshjes që nuk u lejohet të futen në Kosovë”, thotë Krasniqi.

“Përveç CEFTA-s, këtë çështje e kam ngritur edhe te kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kam dërguar shkresë edhe në Zyrën Amerikane në Kosovë, në zyrën e Bashkimit Evropian. Po presim reflektim, në të kundërtën unë do të zbatoj marrëveshjen sepse nuk mund të presim pafundësisht”, shton ai.

Edhe në bazë të Ligjit për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësim të konfirmitetit, miratuar në vitin 2018 nga Kuvendi i Kosovës, Dogana e Kosovës mund të pezullojë lëshimin e një produkti në qarkullim të lirë në treg, nëse shenja CE është vendosur në produkt në mënyrë false ose mashtruese.

Pengesat e bizneseve që kalojnë transit nëpër Serbi

Përveç shenjës së konfirmitetit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që Beogradi zyrtar mos të pengojë bizneset dhe prodhimet e Kosovës që kalojnë transit nëpër territorin e Serbisë.

“Është duke vendos barriera për mallrat që kanë destinacion Kosovën, që kalojnë transit nëpër Serbi, i hap ato dhe i obligon që të fshihet mbishkrimi Republika e Kosovës dhe të shkruhet ‘Kosova dhe Metohija’ siç e kanë ata (Serbia)”, thotë ministri Krasniqi.

Një nga kompanitë që ballafaqohet me këtë problem është industria e mishit “Calabria” nga Gjilani. Pronari i kësaj kompanie, Xhelal Selimi, tregon se Serbia nuk njeh certifikatën fitosanitare të lëshuar nga Republika e Kosovës.

LEXO EDHE:  Akuzat për aktin normativ të qirave/ Rama i kthehet ashpër PD-së

“Unë tentoj që të shfrytëzoj territorin e Serbisë për të eksportuar mallra në Kroaci, por nuk kemi sukses. Ky është problemi kryesor”, thotë Selimi për Radion Evropa e Lirë.

Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës, që lëshohet nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.

Zeka: Të shfrytëzohen dispozitat e trajtimit të barrierave, para se të shkohet me masa

Edhe Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, tha se janë evidente ankesat e bizneseve për këto probleme. Kryesisht, thotë ai, problemet kanë të bëjnë me mosnjohjen nga Serbia të dokumentacionit që lëshohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

Zeka tregon se CEFTA parasheh edhe dispozitat e trajtimit të barrierave në tregtinë e lirë mes vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.

“Ne si Odë Amerikane gjithmonë kemi qenë ithtar të shfrytëzimit të këtyre mundësive që parashihet në marrëveshje, pra shfrytëzimin e mekanizmave institucionalë të CEFTA-s, për adresimin e këtyre pengesave, para se të shkohet me masa me ekstreme”, tha Zeka.

Pavarësisht problemeve, gjatë këtij viti, vlera e mallrave që Serbisë ka eksportuar në Kosovë është rreth 107 milionë euro, përderisa shuma e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregun e Serbisë është 19 milionë euro, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës.

Krasniqi: Të hiqet emërtimi UNMIK – Kosovo

Ndryshe, Kosova në këtë mekanizëm vazhdon të përfaqësohet si UNMIK dhe jo si Republika e Kosovës. Për këtë ministri, Vesel Krasniqi tregon se ka kërkuar nga udhëheqës të CEFTA-s që të hiqet ky emërtim.

“Sepse UNMIK [Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë] nuk ka më dhe ne përfaqësohemi me zyrtarë dhe si ministri e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, Joachim Rucker.

Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, vendet tjera anëtare të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit të vitit 2018 kishte vendosur taksë doganore 100 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercvegovina.

Kurse, qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, në prill të këtij viti ka zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën, kryeministri Avdullah Hoti hoqi masën e reciprocitetit./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Katër viktima, mbi 400 raste të reja me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Katër viktima, mbi 400 të infektuar

Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.

Sipas autoriteteve vendase, gjatë 24 orëve të fundit janë konfimruar 408 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se prej rasteve të reja 227 janë në Shkup, 12 Kumanovë, Shtip 15, Prilep 4, Tetovë 34, Strugë 5, Veles 15, Manastir 23, Kavadar 4, Gostivar 2, Strumicë 18, Kriva Pallankë 6, Radovish 7, Koçan 4, Demir Hisar 4, Pehçevë 2, Berovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 6, Resnjë 1 dhe Negotinë 2.

LEXO EDHE:  Mazhoranca do bëjë reformë në drejtësi/ Opozita suksese në jetë!

LEXO EDHE:  BBC: Vëllai i Kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Gjermani

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfimruar të infektuar me Covid është 24.196, ku prej tyre 17.678 janë shëruar dhe 850 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra e të infektuarve me koronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë

Publikuar

-

Nga

Shifra e të infektuarve me koronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë

Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me koronavirus: 9,291.

Shifra është 16 herë më e lartë se numri rekord i raportuar në valën e parë të pandemisë, në pranverë.

Ajo po ashtu paraqet rritje për dyfish brenda një jave.

Afro 9,000 shtretër spitalorë në Poloni janë tani në përdorim nga pacientët me koronavirus dhe Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e shtretërve në dispozicion në rreth 15,000.

Të shtunën, kanë nisur punimet për spitalin e parë të përkohshëm në këtë vend.

Pesëqind shtretër do të vendosen në sallat e konferencave në Stadiumin Kombëtar të Varshavës.

LEXO EDHE:  Kuvendi ia lë në duar Qeverisë nismën për shfuqizimin e Speciales

LEXO EDHE:  Plasin plumbat në dasmën shqiptare/Plagoset një grua

Kryeministri Mateusz Morawiecki urdhëroi që të bëhen përgatitje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në të 16 rajonet e Polonisë.

Klinikat private po ashtu duhet të vënë në dispozicion shtretër për pacientët me koronavirus.

Për 24 orët e fundit, autoritetet raportuan për 107 viktima që lidhen me koronavirusin.

Polonia ka regjistruar në total mbi 192,000 raste me koronavirus dhe 3,721 viktima./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

130 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Rriten rastet me Covid-19/ Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

Shifra të larta të infektuarish janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Ndërkohë në orët e fundit si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person duke e çuar në 657 numrin e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695./CNA.al

LEXO TE PLOTE