LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kërkon të hyjë në garë me Ramën”/ Reagon Presidenca: Meta atë e shpartallon…

17 Tetor 2020, 18:15, Politikë CNA
“Kërkon të hyjë në garë me Ramën”/

Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur menjëherë deklaratës së analistit Mustafa Nano i cili duke folu për situatën politike në vend, tha se  Ilir Meta bën sulme politike nga Presidenca, për shkak se do të donte të ishte në garën për zgjedhje.

Blushi shkruan se i vetmi interes i Metës është që Shqipëria të mos mbetet peng I një politikani të papërgjegjshëm, dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment.

?Disa pyetje për analistin Nano: A kemi garë kur një palë vetëm për interesin e saj më të ngushtë politik shkel Marrëveshjen që ka nënshkruar vetë?

A i shërben kjo interesit publik e kombëtar?

Kush e kërkon defaktorizimin e Shqipërisë me kaq këmbëngulje?

Nëse mazhoranca nuk reflekton dhe nuk respekton 5 Qershorin, Shqipërisë i mbyllet çdo mundësi për çeljen e negociatave me BE, jo deri në 25 prill 2021, por deri në zgjedhjet e tjera pas 25 prillit.

Ju kujtojmë të gjithëve se këto negociata Mali i Zi i ka çelur që në vitin 2012 dhe Serbia që në vitin 2014.

Ju kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në 2006-ën, ndërsa këto dy vende vite më vonë.

Pse Shqipëria, ku 95% të qytetarëve janë proeuropianë, duhet të mbetet peng i një politikani të papërgjegjshëm, i cili qartësisht është vetë peng i qarqeve më antishqiptare?

Ky është shqetësimi i vërtetë i Presidentit Meta dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment.

Ndaj bashkohuni dhe ju z.Nano me fushatën e Presidentit Meta për respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Vetëm kjo i shërben paqes sociale dhe interesit të të gjithë shqiptarëve.

Le të vendosë populli si në Maqedoninë e Veriut.

As kaq s’mund të bëjmë?

Me konsideratë!?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga