Connect with Us

“Isha betuar se do luaja derbin dhe pozitiv”, flet heroi Ibra

Seria A

“Isha betuar se do luaja derbin dhe pozitiv”, flet heroi Ibra

Publikuar

-

Zlatan Ibrahimoviç kthehet të jetë një ndër protagonistët kryesorë të derbit të Milanos dhe sot me dy golat e tij ka ndihmuar kuqezinjtë që të mundin Interin në një nga duelet me të ndezura të Serisë A. Një sukses që mban ekipin me pikë të plota pas 4 javësh për herë të parë që kur skuadra drejtohej nga Kapelo.

Sipas Ibras, ekipi aktual duhet të ketë pretendime për të fituar titullin, nëse vazhdon në rrugën e duhur. “Skuada po bën gjëra të mëdha, pas ndërprerjes jemi rritur shumë dhe mentaliteti është ndryshe. Të rinjtë marrrin më shumë përgjegjësi dhe stërviten shumë. Jam më i vjetri dhe ndjej shumë përgjegjësi. Jam një lider, të gjithë ndjekin dhe të gjithë kanë dëshirë që të fitojmë. Nuk jam i çuditur nga vetja ime, e di atë që dua. Shkova në SHBA që ta rifilloja nga zero, në Mançester nuk isha gati dhe i kërkova Murinjos që të mos më grumbullonte se nuk isha në lartësinë e duhur. Pastaj ishte Milani që më tha të kthehesha në Europë.

Koronavirusi? Humba vetëm pak shijen, por nuk kisha simptoma të tjera, Bëja tampon çdo tre ditë dhe u betova që do ta luaja derbin me çdo kusht, edhe nëse do të isha ende pozitiv. A ndjehem një luan? Nuk ndjehem një luan, unë jam një luan”, tha ai duke qeshur pas ndeshjes së sotme. “Po, ndjehem më i kompletuar dhe eksperienca ndihmon. Nëse do të kisha sot të njëjtën gjendje fizike të një djaloshi, nuk do të më ndalte askush. Kur unë erdha këtu, objektivi ishte Europa dhe ia dolëm e duhet të kthehemi aty e të paraqitemi mirë, Ekziston mundësia për të fituar titullin, nëse beson te diçka mund t’ia dalësh”, deklaroi Ibra.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dëmtimi në kavilje, zbulohet sa ndeshje do të humbasë Calhanoglu

Publikuar

-

Nga

Stërvitja e sotme ka qëlluar fatale për Hakan Calhanoglu. Turku i Milanit ka pësuar një dëmtim në kavilje në momentin e tij më të mirë.

26-vjeçari i është nënshtruar kontrolleve mjekësorë pasditen e sotme dhe do i duhet të qëndrojë të paktën 10 ditë jashtë fushave të blerta.

Calhanoglu ka humbur në këtë mënyrë sfidat ndaj Celtic (të enjten) dhe Sparta Pragës (29 tetor) në Europa League, si dhe atë të fundjavës kundër Romës në kampionat (26 tetor).

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tregoi gishtin e mesit, Gjykata Sportive merr vendimin për Calabrian. Dënohet drejtori i Juventusit

Publikuar

-

Nga

Gjykatësi Sportiv ka publikuar dënimet në lidhje me ndeshjet e javës së fundit të luajtur në kampionatin e Serie A. E mes vendimeve të Gerardo Mastrandrea është edhe një gjobë prej 10mijë euro për Fabio Paratici. I paautorizuar të zbriste në fushë gjatë garës me Crotonen, Chief Football Officer i Juves është dënuar për faktin se “është vendosur në afërsi të pankinës e i ka drejtuar fraza të pahijshme zyrtarëve të ndeshjes”. Asnjë dënim ndërkohë për Calabria për gishtin e mesit treguar gjatë derbit.

Për sa i përket dënimeve në lidhje me situata e tjera në fushë, Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar për një javë sulmuesin e Juventus Federico Chiesa e portierin e Torinos Vanja Milinkovic-Savic, ky i fundit përjashtuar nga pankina në fundin e trazuar të ndeshjes me Cagliarin sepse “është ngritur e afruar me fushën e lojës, duke bërë një sjellje kundërshtuese ndaj një vendimi të arbitrit, shkelje që është sinjalizuar nga Arbitri i katërt”.

Është falur, ndërkohë, Calabria për gishtin e mesit që ia tregoi tifozve të Inter në derbi. Gjesti nuk është dënuar sepse nuk është vënë në relacion nga arbitri ose sinjalizuar nga inspektorët federalë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Panik në Itali, rrezikohet mbyllja e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Ministri i Sportit në Itali, Viçenco Spadafora, është shprehur se kampionati në Itali do të vazhdojë të luhet, por nuk është e sigurt nëse do i shkohet deri në fund. Gjithashtu më tej ai shprehet se Federata duhet të ketë edhe një plan B ose C, në mënyrë që të përballen me çdo situatë të mundshme për të ardhmen.

“Kampionët e mëdhenj e ndjejnë veten mbi gjithçka. Kur Ronaldo i largua nga Italia për të shkuar në Portugali, ia theu protokollin dhe ky është një fakt që nuk do shumë diskutime. Nuk është e rastësishme që një dosje u hap nga Prokuroria për këtë që bëri sulmuesi.

Futbolli është një industri shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektojë rregullat. Mund të mbyllet kampionati me sukses? Mund të luhet, por nuk e di nëse do e mbyllim me sukses. Është një situatë ndryshe, Seria A gjithashtu duhet të ketë edhe një plan B apo C për të ardhmen. Të premten ne do të publikojmë një protokoll akoma më të rreptë për aktivitetet sportive, në veçanti për distancimin fizik dhe përdorimin e maskës.”, u shpreh Spadafora.

LEXO TE PLOTE