LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk përmbahet, shënon 3 gola në kampionat

17 Tetor 2020, 18:25, Sport CNA
Ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk përmbahet, shënon 3 gola në

Ish-sulmuesi i Skënderbeut Oto Xhon ka qenë i papërmbajtshëm në sfidën e sotme Prishtina-Besa. Futbollisti nigerian realizoi tripletë personale ndaj Besës duke treguar se mbetet një nga sulmuesit më të mirë të Superligës së Kosovës.

22-vjeçari shënoi në minutat 3?, 24? dhe 60?. Xhon ka rival direkt për ?Këpucën e Artë? të këtij sezoni në Superligën e Kosovës futbollistin e Ballkanit Mirlind Daku, i cili ka realizuar në 6 ndeshje 12 gola, ndërsa nigeriani ka realizuar 5 herë.

Në sfidën tjetër të javës së gjatë të kampionatit në Kosovë, Drenica befasoi Llapin duke e mundur me rezultatin 0-1.

Kujtojmë që Prishtina këtë sezon ka në përbërje shumë lojtarë nga Kategoria Superiore në Shqipëri, si: Sabien Lilaj, Gledi Mici, Enis Gavazaj, Gentjan Muça.

Lajmet e fundit nga