Connect with Us

Humbja në derbi, surprizon Konte: Interi im po shfaq një problem

Seria A

Humbja në derbi, surprizon Konte: Interi im po shfaq një problem

Publikuar

-

Interi i tij u mposht në derbi nga Milani dhe për trajnerin Antonio Conte skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë. Sipas tij u mungoi vetëm finalizimi, pasi nëse do kishin shënuar më shumë do të flitej për një tjetër skuadër. Pengu i tij janë mënyra se si Interi i pësoi golat kundër Milanit.

“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë, krijuam raste për gol dhe disa herë fati nuk ishte me ne. Sigurisht është zhgënjyese, sepse djemtë u përpoqën dhe besuan se mund të fitonim. Ishim të shpërqendruar, pasi bëmë dy gabime te golat e tyre. Gjithsesi kishim mundësi të barazonim. Në fund Milani fitoi dhe kështu që i përgëzojmë ata.

Çdo ndeshje duket se krijojmë shumë raste dhe duhet të jemi më gjakftohtë para portës. Në të njëjtën kohë nuk mund të ankohem për sjelljen e djemve në fushë, pasi bënë gjithçka që të paktën të merrnim një pikë”, tha fillimisht Conte pas ndeshjes.

MBROJTJA – “Ivan Perisic po punon shumë në aspektin mbrojtës dhe jam i kënaqur me të si mbrojtës i pestë i krahut. Hakimi gjithashtu po paraqitet mirë, por duhet ekuilibër dhe duhet ruajtur. Kolarov qendërmbrojtës? Aty luan edhe me kombëtaren e tij dhe ndjej se për momentin ai është roli i duhur për të.

Të dy golat ishin të evitueshëm, kjo është e sigurt. Ne kemi luajtur mirë, kemi krijuar shanse dhe nëse do të kishim finalizuar më shumë prej rasteve të krijuara, atëherë njerëzit do të flisnin për Inter impresionues në çdo aspekt. Në vend të kësaj po flasim për një humbje dhe më e keqja për një të tillë në derbi”, mbylli tekniku i Interit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dëmtimi në kavilje, zbulohet sa ndeshje do të humbasë Calhanoglu

Publikuar

-

Nga

Stërvitja e sotme ka qëlluar fatale për Hakan Calhanoglu. Turku i Milanit ka pësuar një dëmtim në kavilje në momentin e tij më të mirë.

26-vjeçari i është nënshtruar kontrolleve mjekësorë pasditen e sotme dhe do i duhet të qëndrojë të paktën 10 ditë jashtë fushave të blerta.

Calhanoglu ka humbur në këtë mënyrë sfidat ndaj Celtic (të enjten) dhe Sparta Pragës (29 tetor) në Europa League, si dhe atë të fundjavës kundër Romës në kampionat (26 tetor).

LEXO TE PLOTE

Seria A

Tregoi gishtin e mesit, Gjykata Sportive merr vendimin për Calabrian. Dënohet drejtori i Juventusit

Publikuar

-

Nga

Gjykatësi Sportiv ka publikuar dënimet në lidhje me ndeshjet e javës së fundit të luajtur në kampionatin e Serie A. E mes vendimeve të Gerardo Mastrandrea është edhe një gjobë prej 10mijë euro për Fabio Paratici. I paautorizuar të zbriste në fushë gjatë garës me Crotonen, Chief Football Officer i Juves është dënuar për faktin se “është vendosur në afërsi të pankinës e i ka drejtuar fraza të pahijshme zyrtarëve të ndeshjes”. Asnjë dënim ndërkohë për Calabria për gishtin e mesit treguar gjatë derbit.

Për sa i përket dënimeve në lidhje me situata e tjera në fushë, Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar për një javë sulmuesin e Juventus Federico Chiesa e portierin e Torinos Vanja Milinkovic-Savic, ky i fundit përjashtuar nga pankina në fundin e trazuar të ndeshjes me Cagliarin sepse “është ngritur e afruar me fushën e lojës, duke bërë një sjellje kundërshtuese ndaj një vendimi të arbitrit, shkelje që është sinjalizuar nga Arbitri i katërt”.

Është falur, ndërkohë, Calabria për gishtin e mesit që ia tregoi tifozve të Inter në derbi. Gjesti nuk është dënuar sepse nuk është vënë në relacion nga arbitri ose sinjalizuar nga inspektorët federalë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Panik në Itali, rrezikohet mbyllja e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Ministri i Sportit në Itali, Viçenco Spadafora, është shprehur se kampionati në Itali do të vazhdojë të luhet, por nuk është e sigurt nëse do i shkohet deri në fund. Gjithashtu më tej ai shprehet se Federata duhet të ketë edhe një plan B ose C, në mënyrë që të përballen me çdo situatë të mundshme për të ardhmen.

“Kampionët e mëdhenj e ndjejnë veten mbi gjithçka. Kur Ronaldo i largua nga Italia për të shkuar në Portugali, ia theu protokollin dhe ky është një fakt që nuk do shumë diskutime. Nuk është e rastësishme që një dosje u hap nga Prokuroria për këtë që bëri sulmuesi.

Futbolli është një industri shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektojë rregullat. Mund të mbyllet kampionati me sukses? Mund të luhet, por nuk e di nëse do e mbyllim me sukses. Është një situatë ndryshe, Seria A gjithashtu duhet të ketë edhe një plan B apo C për të ardhmen. Të premten ne do të publikojmë një protokoll akoma më të rreptë për aktivitetet sportive, në veçanti për distancimin fizik dhe përdorimin e maskës.”, u shpreh Spadafora.

LEXO TE PLOTE