Connect with Us

Eduart Rroca hero në Turqi, realizon dopietë për 6 minuta

Sport

Eduart Rroca hero në Turqi, realizon dopietë për 6 minuta

Publikuar

-

Eduart Rroca heroi i Istanbulsporit në Ligën e Parë turke. Ish-mesfushori i Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, ka realizuar dopietë në harkun kohor të 6 minuta, duke kaluar në avantazh të dyfishtë skuadrën e tij, përballë Samsunsporit në transfertë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 52-të, shqiptari realizoi golin e dytë. Për t’i dhënë akoma më shumë magji paraqitjes fantastike të tij, 27-vjeçari tundi sërish rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke ngitur shifrat në 0-2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Në Izmir nuk mund të flitet për futboll, anulohet ndeshja e skuadrës së Selmanit dhe Domgjonit

Publikuar

-

Nga

Mesditën e djeshme qyteti i Izmirit ishte epiqendra e një tërmeti prej 6.7-7 ballë, që shkaktoi shembjen e shumë ndërtesave dhe një cunami, prej të cilit u raportua një i mbytur. Nga rrënojat deri më tani janë nxjerrë 26 të vdekur dhe në orët në vijim gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Në këtë situatë të luajturit futboll është një ide që as kalon nëpër mendje. Menemen Spor, nga skuadrat e qytetit të Izmirit dhe “foleja” e David Domgjonit dhe Gentian Selmanit ka anuluar ndeshjen e sotme për shkak të tërmetit të rënë ditën e djeshme.

Menemen Spor kishte planifikuar të luante sot në orën 14:00 ndaj Ankaraspor. Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë jashtë shtëpive sepse mund të ketë pasgoditje të tjera të mëdha. Rajoni është në emergjencë totale dhe kjo situatë e bën të pamundur të organizohet një ndeshje futbolli.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani me fat, kualifikohet në tavolinë

Publikuar

-

Nga

Elbasanit i ka rezervuar kalendari një ndeshje Kupe me Luftëtarin, përballje e cila me shumë gjasa nuk do të zhvillohet për shkak të problemeve të klubit gjirokastrit. Gjithsesi, për aq kohë sa nuk ka asgjë zyrtare sa i përket ekipit kundërshtar, verdheblutë janë të gatshëm për çdo rast.

Për momentin vëmendja maksimale është përqendruar te përballja e parë e kampionatit, ajo me Egnatian, e cila do të luhet në qytetin e Cërrikut. Pritet që në këtë ndeshje të parë tekniku Lleshanaku ta ketë të plotë të gjithë grupin dhe do të ketë mundësi të hedhë në fushë lojtarët që janë më në formë.

Gjatë kësaj merkatoje u bënë disa afrime, të cilat shpresohet ta kenë përforcuar skuadrën. Në takimin miqësor që skuadrat patën këtë periudhë, rrogozhinasit fituan thellësisht 6 me 0. Një rezultat ky që tregoi edhe diferencat që kanë skuadrat, edhe pse në Elbasan e konsideruan thjesht si një aksident të pakëndshëm.

Mirëpo, në kampin elbasanas besojnë se do të jetë një tjetër histori ajo e ndeshjes zyrtare dhe do të jenë elbasanasit ata që do të fitojnë kësaj here. Para kësaj sfide mund të thuhet se verdheblutë do të vijnë më të avantazhuar, duke qenë se do të kenë më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do ta nisin ashtu si duhet këtë sezon verdheblutë apo jo.

LEXO TE PLOTE

Sport

E konfirmuar/ Supersfida e javës së parë do zhvillohet në Korçë

Publikuar

-

Nga

Supersfida e javës së parë të Kategorisë Superiore, mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, në orën 13:45.

Me tri stadiume të mbyllura dhe Tiranën që nuk luan dot në “Selman Stërmasi”, u vendos që  kjo përballje të zhvillohet në skajin juglindor. Siç u raportua edhe nga gazeta, opsion ishte edhe stadiumi i Laçit, por në fund u vendos për Korçën.

Mësohet se edhe klubi i Skënderbeut ka qenë dakord që të luhet kjo ndeshje në stadiumin e Korçës. Vlen të theksohet se për momentin, Shqipëria është në krizë stadiumesh dhe shumë fusha janë ose duke u ribërë, ose në gjendje jo të mirë.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Champions League/ Barcelona mund Juven, Manchester United shkatërron Leipzigun

Janë mbyllur edhe gjashtë sfidat e mbrëmjes në Champions League. Barcelona ka mundur 0-2 në Torino Juventusin. Per fatin e keq mungonte Ronaldo te italianët...

“Basha e çoi ekipin e Tiranës drejt greminës”, Ilion Lika i bashkohet fushatës së Veliajt

Portieri legjendar i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare të futbollit, Ilion Lika ka qenë protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në...