LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e Lleshajt për fotot me kanabis/ Artan Hoxha: Personi që ka shkruar fjalimin, ka marrë në qafë ministrin

17 Tetor 2020, 13:52, Kronika CNA
Deklarata e Lleshajt për fotot me kanabis/ Artan Hoxha: Personi që ka

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se krimi i organizuar ka paguar gazetarët për të bërë foto në parcelat me kanabis në mënyrë që të prishin imazhin e Policisë së Shtetit.

Hoxha tha se nuk beson që Lleshaj ta ketë shkuar vetë atë fjalim që mbajti në Parlament, ndërsa theksoi se kjo deklaratë e ka futur ministrin në qorrsokak.

Sipas tij, personi që ka shkruar fjalimin e ka marrë në qafë Lleshajn.

?Nuk e pashë live, e dëgjova mbrapa. Më bënë përshtypje disa fjali që llesahaj i lexoi. Nuk besoj qse e ka shkuar vetë, ai fjalim e kanë futur në qorrsokak ministrin. Krimi ka paguar njerëz që rtë shkojnë të bëjën foto që të  prisjhin imazhin policisë, A e ka seriozisht? Krimi i organizuar rrit gjithë ato bimë dhe dërgoka gazetarët të bëjnë foto që të prishin imazhin e policisë. Ai që ka guxuar t?i bëjë atë fjalim ministrit e ka marrë në qafë?, deklaroi gazetari në Abc News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga