Connect with Us

Çfarë e shkaktoi shpërthimin e madh në Tunguska?/ Ja cila është teoria më e re

Blog

Çfarë e shkaktoi shpërthimin e madh në Tunguska?/ Ja cila është teoria më e re

Publikuar

-

Ishte 30 qershori i vitit 1908, kur në orët e para të mëngjesit një shpërthim i frikshëm rrafshoi më shumë se 2.000 kilometra katrorë pyll në një rajon të largët të Siberisë Lindore, përgjatë lumit Tunguska. Dhe kjo është ajo që ne tani e njohim si “Ngjarja e Tunguskas”.

Ekspertët arritën në atë zonë vetëm rreth 10 vjet më vonë. Grupi i parë i shkencëtarëve, u tronditi nga shkatërrimet e mëdha që pa, dhe po kështu ndodhi me të gjitha ekipet që inspektuan vendin. Ajo që nuk është arritur të kuptohet deri më sot, është se çfarë e shkaktoi atë shpërthim:një kometë? një asteroid?

Fakti është se nuk është zbuluar asnjë krater, dhe as mbetje të tjera që lë zakonisht një lloj përplasje e tillë. Ka nga ata që pretendojnë se ishte një kometë që u përplas me Tokën, dhe shpërthimi ishte rezultat i djegies së tij të papritur.

Pra i djegies së bërthamës së saj. Por sipas studimeve më të fundit, objekti udhëtoi të paktën 700 kilometra në atmosferë para shpërthimit. Asnjë kometë nuk mund të kishte rezistuar aq gjatë:një objekt i këtij lloji do të shpërthente pas jo më shumë se 300 kilometrash.

Hipoteza e një asteroidi

Ka nga ata që argumentojnë se objekti ishte një asteroid. Sipas tyre, ai ishte aq i vogël sa që shpërtheu nëpër atmosferë, dhe se asnjë fragment që ishte mjaftueshëm i madh për të shkaktuar kratere nuk mbërriti dot në Tokë.

Krahas kësaj, ekziston edhe një hipotezë “e lidhur” me të, që teorizon se një fragment mjaftueshëm i madh, arriti në fakt deri në Tokë dhe se përplasja shkaktoi krijimin e një liqeni të vogël në zonë. Por deri tani askush nga ata që kanë kryer shpime apo vëzhgime të thelluara, nuk kanë mundur të pohojnë me siguri vërtetësinë e një skenari të tillë.

Pra çdo gjë që ka ndodhur në Tunguska, ndodhi në zemrën e një hapësire të egër dhe të pabanuar të Rusisë Qendrore, mijëra kilometra nga çdo fshat më i afërt:asnjë dëshmitar (flitet për 3 vdekur), vetëm mistere, dhe të dhëna që duhen bërë bashkë si në një mozaik gjigant.

LEXO EDHE:  Humbën djalin në Gërdec/ Çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjes “Mediu”

Hipoteza të reja

Një model i ri i kësaj ngjarje, që mund t’i japë përfundimisht përgjigje pyetjes:studimi është i një ekipi studiuesish të koordinuar nga Danil Krenikov, i Universitetit Federal të Siberisë. Ai ka avantazhin e mos-kërkimit me doemos të një “shenje’ në tokë. Krenikov dhe kolegët e tij, argumentojnë se shpërthimi i 112 viteve më parë, u shkaktua nga një asteroid që e preku Tokën me një kënd kaq të vogël, sa që nuk kaloi nëpër atmosferë, por “kërceu” mbi të, dhe pastaj humbi sërish në hapësirë.

“Ne besojmë se Ngjarja e Tunguskas, u shkaktua nga një asteroid prej hekuri që vetëm sa e ceku shtresën më të jashtme të Tokës”- thotë Krenikov. Nëse kjo hipotezë do të ishte e saktë, atëherë Toka ka shpëtuar për një fije peri nga një ngjarje me pasoja katastrofike.

Asnjë krater

Skenari i përshtatet shumë mirë fakteve. Shpërthimi duhet të jetë shkaktuar nga një meteorit hekuri në madhësinë e një stadiumi futbolli, ose pak më i madh se aq, dhe që ishte nxehur shumë në kohën kur kaloi në atmosferë e sipërme të Tokës.

Ishte vala goditëse ajo që goditi tokën, dhe ishte materiali që avulloi thuajse menjëherë nga asteroidi në atë kalim të shkurtër, ai që shkaktoi shpërthimin e madh që dogji pemët. Hekuri i avulluar u kondensua në pluhur, që me të arritur në Tokë, la gjurmë shumë të dobëta.

Kjo do të shpjegonte edhe praninë e një pluhuri anormal në atmosferën e sipërme të Evropës, të regjistruar pas asaj ngjarjeje. Pra nuk pati asnjë krater. Por mund të kishte qenë një katastrofë planetare. Nëse Krenikov dhe kolegët kanë të drejtë, Toka përjetoi një përplasje hapësinore me shumë fat atë mëngjes.

Një goditje e drejtpërdrejtë nga një asteroid me një diametër prej rreth 150 metrash, do ta shkatërronte Siberinë, duke shkaktuar një krater me diametër 3 km:nuk do të sillte “zhdukjen e dinozaurëve të rinj”, por me siguri që do të kishte efekte dramatike në biosferë dhe ndikim të madh në civilizimin modern.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ljudmilla Shkrebneva, e vërteta rreth ish-gruas së Vladimir Putinit

Publikuar

-

Nga

Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetshëm në botë, dhe për këtë arsye shumë shpesh në qendër të vëmendjes, atij i pëlqen ta mbajë sekrete jetën e tij. Megjithatë publiku e di se Putini dikur ka qenë i martuar.

Vladimir Putin u njoh me bashkëshorten e tij të ardhshme Ljudmila Shkrebneva në vitin1980. Në atë kohë ajo punonte si stjuardesë në kompaninë ajrore “Aeroflot”,teksa kaloi disa ditë në Leningrad për arsye pune.

Sipas televizionit amerikan ABC News, pikërisht një këtë qytet (sot mban sërish emrin e dikurshëm Shën Petersburg që kishte që në kohën e carëve),u takuan Vladimir dhe Ljudmila, ku të dy ishin të ftuar nga një mik i përbashkët për të parë një komedian që jepte një shfaqje.

Më pas Ljudmila dhe Vladimir filluan të takoheshin. “Unë isha mësuar me jetën si një beqar, por Ljudmilla ma ndryshoi atë”- u shpreh dikur Putin mbi biografinë e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit.Vladimir dhe Ljudmilla u martuan në vitin 1983 dhe kanë dy vajza së bashku.

Ljudmilla u diplomua në Universitetin Shtetëror të Leningradit në vitin 1986, dhe

raportohet të jetë një gjuhëtare e kualifikuar. Për një fare kohe kohë ajo punoi si lektore e gjermanishtes. Më vonë, qëndroi në krah të burrit të saj dhe përmbushi detyrat e saj si zonjë e parë kur Putini u bë president.

Po kush ishte gruaja që i rrëmbeu zemrën Putinit?

Ljudmilla Shkrebneva lindi në Kaliningrad në vitin 1958 në një familje të klasës punëtore. Babai i saj punonte në një fabrikë mekanike, ndërsa e ëma punonte si arkëtare. Në vitet e rinisë, Ljudmilla thuhej se kishte shkëlqyer në letërsi dhe gjuhën ruse.

Ajo ishte veçanërisht e interesuar të lexonte poezi, por do të shkruante edhe vetë. Ljudmilla ishte një nxënëse e mirë, dhe merrte shpesh pjesë në konkurse shkollore. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo punoi në zyrën postare lokale, para se të niste punë në një uzinë.

Po ashtu ajo punoi për një fare kohe si infermiere para se të bëhej stjuardesë. Pasi pati përvoja të ndryshme pune, Ljudmilla vendosi përfundimisht atë që dëshironte të ndiqte dhe u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Leningradit për të studiuar gjuhë të ndryshme në Departamentin e Filologjisë.

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Tiranë/ Policia zbardh të tjera detaje

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Tiranë/ Policia zbardh të tjera detaje

Ajo ishte në vitin e tretë në universitet kur takoi Putinin. Kur i shoqi u ngjit në majat e  pushtetit, Ljudmilla qëndroi larg vëmendjes, dhe rrallë shfaqej në publik. Siç vuri në dukje një raport nga “The Independent”, një stiliste ruse e cila vishte Ljudmillën për raste të veçanta, zbuloi se zonja e parë nuk ishte e përgatitur për një jetë në politikë.

“Ajo nuk ishte e gatshme për këtë rol. Të qenit gruaja e një presidenti për të ishte shumë e papritur”- pohoi stilistja. Pas gati 30 vitesh martesë, Vladimir dhe Ljudmilla njoftuan vendimin e tyre të përbashkët  për t’i dhënë fund martesës së tyre në vitin 2013.

Edhe para njoftimit të tyre zyrtar, kishte zëra për ndarjen e tyre, pasi Ljudmilla shihej shumë rrallë në publik me Vladimirin.

Megjithatë, njoftimi i divorcit erdhi një befasi, pasi nuk ishte praktikë e zakonshme që politikanët e rangut të lartë t’i jepnin fund martesës së tyre gjatë kohës që ishin në detyrë. Dhe në fakt Putin ishte presidenti i parë rus që u divorcua gjatë kohës që ishte ende në pushtet.

Në njoftimin e tyre zyrtar, ish-çifti foli për një “divorc të civilizuar”. Gjithashtu ata treguan se kalonin shumë pak kohë së bashku si burrë dhe grua, dhe se prej kohësh bënin jetë të pavarur. Ljudmilla shtoi se ajo dhe Putin “do të mbeten gjithmonë miq”, me Putinin që aprovoi se ishte i të njëjtit mendim duke pohuar:“Përgjithmonë, jam i sigurt”.

Britanikja “The Independent” raportoi në vitin 2016 se Ljudmilla u martua me biznesmenin Artur Okeretni, që punonte në një agjenci që organizonte aktivitete. Është raportuar se çifti i ri janë njohur me njëri-tjetrin në fillim të vitit 2000./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse samiti Bajden-Putin nuk ishte një humbje kohe

Publikuar

-

Nga

Nga Daniel DePetris “The Spectator”

Takimi midis presidentit të SHBA-së Xho Bajden dhe atij rus Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës filloi me tone shumë të përzemërta. Një shtrëngim duarsh i shpejtë, buzëqeshje para kamerave, dhe disa shprehje diplomatike standarde.

“Unë do të doja të të falënderoja për iniciativën që morët për t’u takuar sot”- i tha Putini  Bajden që ishte i vëmendshëm.“Marrëdhëniet SHBA-Rusi, kanë grumbulluar shumë çështje që kërkojnë një takim në nivelin më të lartë dhe shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv”- shtoi presidenti rus.

Fjalët e Putinit ishin jo pak të rëndësishme. Raportet SHBA-Rusi, janë ndoshta sot në pikën e tyre më të ulët që nga fillimi i viteve 1980, kur Uashingtoni dhe Moska po e shndërronin Evropën në një parking për raketat e tyre bërthamore me rreze të mesme.

Ndërsa asnjë temë nuk ishte në takimin e së mërkurës jashtë axhendës, 99 për qind e çështjeve dhe ankesave që shtruan Bajden dhe Putin në tryezë (sulmet kibernetike, sanksionet e perëndimit ndaj Kremlinit, mobilizimi i trupave pranë kufirit të Ukrainës, shtypja e disidencës anti-Kremlin në tokën ruse) mbetën të pazgjidhura.

Por kjo ishte gjithçka përveçse befasuese. Duke parë sfondin e takimit, zyrtarët amerikanë dhe rusë ishin të bindur në mënyrë të barabartë mbi atë që mund të arrihej në Gjenevë. Në fakt, e vetmja pikë mbi të cilën binin dakord delegacionet e SHBA-së dhe Rusisë, ishte që trajektorja e përgjithshme e marrëdhënies dypalëshe, ishte e keqe dhe mund të përkeqësohej më tej.

 

Kjo është arsyeja pse u takuan Bajden dhe Putin,dy politikanë karriere, siç i pëlqen të shprehet Putinit. Synimi i diskutimit të djeshëm gjatë 4-5 orëve nuk ishte zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Përkundrazi, ishte sigurimi që ankesat ndaj palës tjetër të transmetoheshin qartë, dhe të garantohej një zbutje minimale e tensioneve, për të parandaluar një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve.

Për disa ligjvënës në Uashington, këto synime vështirë se ia vlenin një takim të nivelit të tillë. E pse t’i japim Putinit një vlerësim të tillë, të cilin ai e dëshiron me kaq shumë ngulm, pyetën ata? Natyrisht, përgjigja është se diplomacia nuk është një koncesion; por një pjesë jetike e punës së përditshme.

Ne nuk duhet të kemi kemi asnjë iluzion se marrëdhëniet SHBA-Rusi, apo marrëdhëniet Perëndim-Rusi më gjerësisht, do të ndryshojnë katërcipërisht tani që u takuan personalisht Bajden dhe Putin. Ka shumë pozicione të kundërt për shumë çështje, dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të lëkundet nga pozicioni i saj.

Sado e tmerrshme që mund të jetë sjellja e Putinit (dhe s’ka dyshim që sjellja e tij ka qenë vërtet e tmerrshme, siç e dëshmon rasti i Aleksei Navalnit, që është mbyllur në burg, pasi i mbijetoi një helmimi të urdhëruar nga Kremlini), nuk është se SHBA dhe aleatët e saj në Evropë kanë luksin që ta injorojnë atë.

LEXO EDHE:  Një asteroid me madhësinë e një autobusi do t’i afrohet Tokës

LEXO EDHE:  Humbën djalin në Gërdec/ Çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjes “Mediu”

Perëndimi nuk ka asnjë shkop magjik që të mund ta tundë mbi Putinin, që ai të bëhet papritmas i aftë ta riorientojë politikën e jashtme ruse në një drejtim më konstruktiv. Ashtu siç zyrtarët amerikanë do të insistojnë që të flasin mbi situatën e të drejtave të njeriut në Rusi, edhe zyrtarët rusë do të këmbëngulin se kjo nuk është çështje e Amerikës.

Bajden nuk mund ta ushtrojë presion mbi Putinin për të ndryshuar botëkuptimin e tij,po aq sa Putin mund të flasë me ëmbël me Bajden për të ndryshuar të tijin. E megjithatë takimi i të mërkurës në Gjenevë, ishte ende i vlefshëm pasi u ofroi një shans të dy udhëheqësve të sqarojnë mosmarrëveshjet dhe të eksplorojnë fushat ku mund të bashkëpunojnë të dyja fuqitë.

Pa dyshim, këto fusha janë të pakta; dhe sigurisht që nuk do të përfshijnë axhendën e promovimit të demokracisë, të cilën Bajden dhe këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare, e kanë vendosur në qendër të axhendës së tyre ndërkombëtare.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike normale dhe funksionale, është një nga këto fusha ku është rënë dakord,siç u shpreh edhe vete Putin përgjatë konferencës për shtyp ku njoftoi rikthimin e ambasadorëve të SHBA-së dhe Rusisë në postet e tyre në një të ardhme jo shumë të largët.

Por kjo është një arritje shumë e vogël, kur merren parasysh çështjet më të gjera në rrezik. Modernizimi i arsenalit bërthamor të SHBA-së dhe Rusisë në vitet e fundit, dhe fakti që kaq shumë marrëveshje të tjera në fushën e stabilitetit strategjik janë shkelur gjatë 2 viteve të fundit, po krijon një situatë shqetësuese që mund të përkeqësohet lehtësisht me shumë shpejtësi.

Për dy vende që zotërojnë gati 90 për qind  të inventarit të armëve bërthamore në botë, kjo situatë thjesht nuk është e qëndrueshme. Duke iu drejtuar mediave pas takimit, Putini tha se nuk kishte “asnjë armiqësi” midis tij dhe Bajden.

“Në të kundërt takimi ynë u zhvillua në një frymë konstruktive… Të dyja palët shprehën qëllimin e tyre për të kuptuar njëri-tjetrin, dhe për të kërkuar gjuhën e përbashkët”-tha ai. “Bisedimet ishin shumë konstruktive”- theksoi Putin. Fjalë rozë? Ndoshta. Por të paktën është një fillim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Takimi Bajden-Putin nuk do t’i zbusë marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Jennifer Mathers “The Conversation”

Askush nuk pret ndonjë përparim të madh nga takimi i parë i presidentit amerikan Xho Bajden që nga marrja e detyrës me presidentin rus Vladimir Putin. Zyrtarët e lartë të të dyja palëve, kanë qenë të kujdesshëm për t’i mbajtur të ulëta pritshmërinë nga samiti i Gjenevës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, administrata Bajden synon që ta përdorë samitin për të përcaktuar synimet dhe aftësitë e saj të politikës së jashtme, me synimin specifik përmirësimin e stabilitetit strategjik dhe forcimin e kontrollit të armëve bërthamore.

Edhe rusët kanë vendosur stabilitetin strategjik në axhendën e tyre, së bashku me pandeminë e Covid-19 dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale. Kjo sjellje e kujdesshme nga Uashingtoni dhe Moska, nuk përbën habi. Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë qenë shumë të tendosura që nga viti 2014, kur SHBA-ja udhëhoqi një fushatë ndërkombëtare për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimenë nga Moska, dhe ndërhyrjes së saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

Moska e kundërshton vendosjen e sanksioneve, dhe është shumë dyshuese për mbështetjen që i jep Perëndimi figurave opozitare si Aleksei Navalni, që aktualisht po vuan një dënim me burg në Rusi. Deklarata e fundit i Bajden se Rusia po e trajton Navalnin “në mënyrë të padrejtë”, do të konsiderohet nga Putini si një provë e mëtejshme se Amerika po përpiqet të diktojë se si Rusia t’i trajtojë problemet e sajtë brendshme.

Uashingtoni e konsideron Rusinë si një ngatërrestare, që refuzon të veprojë sipas rregullave të diplomacisë, dhe që i përdor shërbimet e saj sekrete për të sabotuar SHBA-në dhe aleatët e saj, duke ndërhyrë në zgjedhjet amerikane ose duke helmuar ish-agjentët rusë që sot jetojnë në Perëndim.

Por nëse nuk ka gjasa të ketë rezultate të dukshme, atëherë pse takohen dy liderët? Një pjesë e përgjigjes mund të qëndrojë në domethënien simbolike të samitit për të dy palët. Për Bajden, takimi është një mundësi për të dërguar njëkohësisht sinjale tek disa audienca. Takimi me Putinin vjen pas pjesëmarrjes së tij në takime të nivelit të lartë përgjatë samitit të G7-ës (që e dëboi Rusinë pas aneksimit që ajo i bëri Krimesë) dhe të NATO-s,që riafirmojnë angazhimin e Amerikës ndaj multilateralizmit dhe aleatëve të saj transatlantikë.

Kjo është shumë e ndryshme nga qasja “Amerika e Para” dhe politika e jashtme kaotike e  administratës Trump. Bërja e një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë është e rëndësishme për administratën Bajden, por jo aq e rëndësishme sa të bërit biznes me partnerët e Amerikës.

Mbajtja e një samiti me Putinin kaq herët në fillim të presidencën e tij, nxit bërjen e krahasimeve midis qasjes së Bajden ndaj Rusisë dhe asaj të paraardhësit të tij. Donald Trump preferoi të takohej privatisht me Putinin, pa gazetarët amerikanë që mund të mbanin ndonjë shënim mbi diskutimet, dhe që për këtë arsye gjeneruan shumë spekulime rreth asaj mbi të cilën mund të kishte rënë dakord me kreun e Kremlinit.

LEXO EDHE:  Shpërthimi me tritol/ Kush është shkodrani i shënjestruar me precedentë penalë
LEXO EDHE:  Raporti mbi origjinën e Covid-19/ Katër teoritë që janë në lojë

Në dallim nga Barak Obama, Trump shfaqi ndërkohë një qëndrim gati lavdërues ndaj Putinit. Edhe pse Bajden është një president i ri, karriera e tij e gjatë në Senatin Amerikan, dhe 8 vitet e tij si zëvendëspresidenti Obamës, nënkuptojnë se ai është veteran i shumë takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Ai nuk ka gjasa që të thyejë protokollin apo të largohet nga skenari. Bajden do të ofrojë një rivendosje të re të raporteve me Rusinë, por në fund do të dështojë. As Putini nuk do të presë apo ofrojë ndonjë ndryshim dramatik në marrëdhëniet SHBA-Rusi.Gjithsesi edhe për të ky samit është i vlefshëm.

E para dhe më e rëndësishmja, samiti është dëshmi e qartë se Rusia vazhdon të jetë e rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Putini i kushton një vlerë të madhe gjesteve të respektit ndaj Rusisë nga ana e udhëheqësve të vendeve të tjera, dhe sidomos nga SHBA-ja.

Një nga arsyet kryesore të popullaritetit të vazhdueshëm të Putinit midis shumë rusëve, është perceptimi se ai është autori i ringjalljes së prestigjit të Rusisë në arenën ndërkombëtare pas humbjes poshtëruese të pushtetit dhe statusit të Moskës gjatë viteve 1990.

Një takim kokë më kokë me presidentin amerikan, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës nga ky i fundit, është një miratim i nënkuptuar i qasjes së Putinit, se problemet vërtetë të rëndësishme me të cilat përballet sot bota, nuk mund të zgjidhen nëse në tryezë mungon Rusia.

Kur të dy udhëheqësit biseduan në telefon menjëherë pas inaugurimit të Bajden në detyrë, Putini vuri në dukje se SHBA-ja dhe Rusia kanë përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global. Dhe kontrolli i armëve bërthamore, është çështje e mirë për t’ia filluar.

Të dy udhëheqësit mund të bazohen tek marrëveshja e tyre e arritur në janar për të zgjatur traktatin New Start, që e kufizon numrin e armëve strategjike bërthamore që mund të vendosë në gjendje lufte secili vend. Lufta kundër Covid-19 është një fushë tjetër e mundshme për bashkëpunim.

Edhe pse si SHBA-ja ashtu edhe Rusia e kanë pasur shumë të vështira ta kontrollojnë pandeminë, padurimi i Rusisë për të eksportuar vaksinën e saj Sputnik, mund të përputhet me qasjen e administratës Bajden mbi rëndësinë e pasjes së një qasje globale për të luftuar virusin.

Duke marrë parasysh listën e gjatë të çështjeve për të cilat nuk bien dakord Bajden dhe Putin, është ndoshta një qasje e mençur që të mbajmë pritshmëri të ulëta për samitin. Gjithsesi, ka zona ku të dy udhëheqësit kanë shumë të përbashkëta për të justifikuar një optimizëm shumë të kujdesshëm në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Rusi./CNA.al

LEXO TE PLOTE