Connect with Us

Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore për të luftuar COVID-19

Bota

Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore për të luftuar COVID-19

Publikuar

-

Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore për të luftuar COVID-19

Belgjika ka marrë vendim të premten që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore, teksa tenton të luftojë rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, të cilat do të nisin së zbatuari nga dita e hënë, pas takimit me ekipin për kriza të Qeverisë belge, duke paralajmëruar se sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”.

Me më shumë se 10,300 vdekje nga popullësia me 11.5 milionë banorë, Belgjika është një prej vendeve të prekura së më keqi nga ky virus në Evropë.

“Javë pas jave, të dhënat janë duke u dyfishuar, është një rritje eksponenciale”, ka thënë De Croo në një konferencë në media.

LEXO EDHE:  “Kam pasur halucinacione të tmerrshme”/ Mjeku shqiptar në SHBA tregon si i ndikon Covid-19 në sistemin nervor

Rajoni i qytetit të Brukselit ka urdhëruar baret dhe kafiteritë që të mbyllen javën e kaluar, mirëpo njoftimi i së premtes zgjeron masën në gjithë vendin.

Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit – me qëllim të parandalimit të njerëzve që të organizojnë ndenja nëpër shtëpi, si dhe ndalim të shitjes së alkoolit pas orës 20:00.

Puna nga shtëpitë duhet të “bëhet norma e re” ka thënë De Croo, derisa teatrot dhe kinematë janë të lejuara të qëndrojnë të hapura, duke respektuar distancën fizike.

Autoritetet shëndetësore belge kanë regjistruar 191,959 persona të infektuar me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia atje.

Prej tyre 10,327 pacientë kanë vdekur./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA/ Debati i fundit presidencial, me rregulla të reja

Publikuar

-

Nga

SHBA/ Debati i fundit presidencial, me rregulla të reja

Debati i dytë dhe i fundit para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara duket se do të mbahet me rregulla të reja të vendosura për të mos lejuar kandidatët të ndërpresin njëri-tjetrin.

Presidenti Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij me strukturën e përgjithshme, duke u thënë gazetarëve të hënën se megjithëse ai mendon se ndryshimi “është shumë i padrejtë”, do të marrë pjesë në debat të enjten në Nashville, Tenesi.

“Unë do të marr pjesë por është shumë e padrejtë që ata ndryshuan temat dhe është shumë e padrejtë që përsëri kemi një moderatore që është plotësisht e njëanshme”, tha Presidenti Trump.

Kristen Welker, një gazetare e respektuar e televizionit NBC që mbulon Shtëpinë e Bardhë, do të moderojë debatin dhe ka zgjedhur si tema për pyetjet ndaj Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden, luftën ndaj COVID-19, sfidat e familjeve amerikane, çështjet racore në Amerikë, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen e vendit.

Të hënën, fushata e zotit Trump tha se ishte e pakënaqur me temat, duke argumentuar se duhej të përqendrohej më shumë në politikën e jashtme dhe duke u ankuar që grupi jopartiak ishte i prirur pro zotit Biden.

Fushata e zotit Biden tha se të dyja palët më parë kishin rënë dakord të lejonin moderatorët të zgjidhnin temat dhe se PresidentiTrump donte të shmangte diskutimin e administrimit të tij të pandemisë së koronavirusit, gjë që sondazhet tregojnë se është çështja kryesore për votuesit.

“Si zakonisht, presidenti është më i shqetësuar me rregullat e një debati sesa t’i japë një vendi që është në krizë ndihmën që i nevojitet,” tha zëdhënësi i zotit Biden TJ Ducklo.

Sipas formatit të debatit të së enjtes do të ketë segmente 15 minutëshe për tema të ndryshme, gjatë të cilave secili kandidat do të ketë dy minuta për të folur, pasuar nga diskutimi për to.

Presidenti Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur zotin Biden gjatë një debati kaotik dhe të acaruar më 29 shtator, dhe demokrati Biden u përgjigj me fyerje.

Komisioni ishte angazhuar që të bënte ndryshime për një debat më kuptimplotë dhe të hënën njoftoi se gjatë periudhës së parë dy minutëshe të përgjigjes, vetëm një kandidat do ta ketë mikrofonin e hapur.

“Të dy fushatat këtë javë rikofirmuan se ishin dakord për rregullin për të folur dy minuta, pa ndërprerje,” thuhej në deklaratën e tij. “Komisioni po njofton sot se për të zbatuar këtë rregull për të cilin është rënë dakord, i vetmi kandidat mikrofoni i të cilit do të jetë i hapur gjatë këtyre dy minutave është ai i kandidatit që ka fjalën.”

LEXO EDHE:  Skandali i trukimeve në futbollin belg, po hetohen 22 persona

LEXO EDHE:  Arrestimi “i të fortit” të Shkodrës/ Ja me sa vite burg është dënuar Safet Bajri në Belgjikë

“Ne e kuptojmë, pas diskutimeve me të dy fushatat, se asnjë prej fushatave nuk mund të jetë plotësisht e kënaqur me masat e njoftuara sot. Ne jemi të bindur që këto veprime realizojnë ekuilibrin e duhur dhe se janë në interes të popullit amerikan, për të cilin mbahen këto debate”, tha Komisioni.

Kandidatët presidencialë debatuan për herë të parë më 29 shtator dhe ishin parashikuar që të mbanin një debat të dytë javën e kaluar. Por Presidenti Trump u infektua nga koronavirusi dhe kur Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale vendosi që kandidatët ta bënin debatin virtualisht, presidenti u tërhoq./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra e të infektuarve me koronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë

Publikuar

-

Nga

Shifra e të infektuarve me koronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë

Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me koronavirus: 9,291.

Shifra është 16 herë më e lartë se numri rekord i raportuar në valën e parë të pandemisë, në pranverë.

Ajo po ashtu paraqet rritje për dyfish brenda një jave.

Afro 9,000 shtretër spitalorë në Poloni janë tani në përdorim nga pacientët me koronavirus dhe Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e shtretërve në dispozicion në rreth 15,000.

Të shtunën, kanë nisur punimet për spitalin e parë të përkohshëm në këtë vend.

Pesëqind shtretër do të vendosen në sallat e konferencave në Stadiumin Kombëtar të Varshavës.

LEXO EDHE:  Këshilli Bashkiak i ngre padi Voltana Ademi/ Zbulohet arsyeja

LEXO EDHE:  Bill Gates: Covid-19 nuk është asgjë para krizës që po na afrohet

Kryeministri Mateusz Morawiecki urdhëroi që të bëhen përgatitje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në të 16 rajonet e Polonisë.

Klinikat private po ashtu duhet të vënë në dispozicion shtretër për pacientët me koronavirus.

Për 24 orët e fundit, autoritetet raportuan për 107 viktima që lidhen me koronavirusin.

Polonia ka regjistruar në total mbi 192,000 raste me koronavirus dhe 3,721 viktima./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

130 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Rriten rastet me Covid-19/ Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

Shifra të larta të infektuarish janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Ndërkohë në orët e fundit si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person duke e çuar në 657 numrin e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695./CNA.al

LEXO TE PLOTE