Connect with Us

Afera 400 milionë euro e inceneratorëve/ Dy pyetjet që “kryqëzojnë” Edi Ramën

Politikë

Afera 400 milionë euro e inceneratorëve/ Dy pyetjet që “kryqëzojnë” Edi Ramën

Publikuar

-

Thellohet skandali me inceneratorin e Fierit/ Faktet, “këmbanë alarmi” për SPAK

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Ish-deputeti I PD-së, Agron Shehaj I ka drejtuar dy pyetje sot kryeministrit, për të cilat thotë se duhet të përgjigjet para shqiptarëve.

“Edi Rama nuk i jep përgjigje një pyetje të thjeshtë: kush janë pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës? Kujt do t’i shkojë të paktën 128 milionë euro nga taksat tona?”-shkruan Shehaj.

Shehaj ngre disa çështje, që kërkojnë përgjigje për aferën e madhe të inceneratorëve prej 400 milionë eurosh.

“A ka kryeministër në botë që nënshkruan kontratë me dikë që nuk e njeh? Që i jep qindra milionë euro pa e ditur se kujt ja jep? Nuk ka, – gjykon Shehaj. –  As Edi Rama nuk është i tillë: ai e di se kush qendron pas inceneratorit të Tiranës.

Fakti që nuk e thotë dot publikisht emrin e përfituesit ndërkohë që e mbron koncesionin, ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm: vetë Rama mund të jetë përfituesi i kësaj kontrate qindra milionë eurosh.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” opozitës/ Zoti iu shtoftë inatin, ne takatin

Ju kujtohet tenderi i Unazës së Re?! Është e njëjta vjedhje! Afera e inceneritorit te Tiranës është si skandali i DH Albania.

Rama fsheh pas kompanise guackë, emrin e përfituesve,” thekson Agron Shehaj. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD nxjerr videon dhe i përgjigjet Ramës/ Nuk mund të mbulohet dështimi me sulme banale

Publikuar

-

Nga

PD nxjerr videon dhe i përgjigjet Ramës/ Nuk mund të mbulohet dështimi me sulme banale

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shprehet se qeveria ka dështuar totalisht me koronavirusin.

Sipas Vokshit Shqipëria është e fundit në Europë për kryerjen e testimeve të Covid-19, duke thënë se Rama përpiqet të fshehë këtë dështim të madh, duke sulmuar opozitën.

“Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.

Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet.

Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

LEXO EDHE:  Topalli e thotë troç/ “Nuk dua që fëmijët e mi të merren me politikë”

LEXO EDHE:  “Rama tradhtar, Vuçiç jashtë nga Shqipëria”/ Protestuesit thirrje të forta kundër presidentit serb

Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prej 17 ditësh në grevë urie/ Themeluesit e “Lëvizjes për Ndryshim” vizitojnë gratë naftëtare

Publikuar

-

Nga

Prej 17 ditësh në grevë urie/ Themeluesit e “Lëvizjes për Ndryshim” vizitojnë gratë naftëtare

Bashkëthemeluesit dhe drejtuesit e “Lëvizjes për Ndryshim” të Jozefina Topallit, kanë qenë sot në rafinerinë e Ballshit, ku kanë vizituar gratë naftëtare të cilat prej 17 ditësh ndodhen në grevë urie.

Najada Selmani, Melisa Braci, Adela Kryeziu dhe Evald Sereqi kanë parë nga afër situatën e vështirë me të cilën po përballen gratë greviste të braktisur nga qeveritarët.

Kryeministri i vendit nuk ka as përgjegjesinë më të vogël morale t’i degjoj ato gra dhe t’u japi atyre rrogat për punën që kanë kryer, theksojnë ata.

Ata kanë rrëfyer për CNA.al, gjendjen dhe bashkëbisedimin që kanë patur me ta, ndërsa bëjnë apel, që ndonëse janë lënë vetëm nga qeveria, ne të gjithë si shqiptarë nuk duhet ti lejmë vetëm.

Rrëfimi:

Pamjet rrënqethëse të ambientit ku qëndrojnë mbylluar, deri në vetmohim, 7 gra janë gjithë – gjithë tre krevate për t’u sistemuar sa më shumë nëna greviste, një tavolinë e mbushur përplot me ilace, disa shishe ujq dhe dhimbja qe lexohet ne syte e nenave! Lumturohen posa shohin femijen qe shoqeroi grupin tone dhe perloten edhe me! Dikujt i kujton femijen e vet, dikujt tjeter nipin apo mbesen! Thjesht cmallen disi! Uria e bukes nuk u duket aq e rende sa barra e mallit, sa mungesa e familjareve! Syte i kane aty nga dera, presin pergjigjen qe ndoshta s’do t’u vije kurre! S’do tu vije kurre, sepse personi komptent per t’i degjuar s’ka veshe, s’ka sy, s’ka shpirt, s’ka ndergjegje!

Kryeministri i vendit nuk ka as pergjegjesine me te vogel morale t’i degjoj ato gra dhe t’u japi atyre rrogat per punen qe kane kryer! Qeveria nuk u garanton dot atyre nenave as te drejten themelore te njeriut pagen per punen e bere! Ato gra te lena ne meshire te urise, vetmise dhe pandemise jane drama e radhes e shoqerise shqiptare! Ato zonja jane pasqyra e fytyres se vertete te Kryeministrit  shqiptar dhe shpures se tij te lakejve qe quhen Qeveri!

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve/Hijenat e Genc Pollos shfaqen në Korçë

LEXO EDHE:  “Rama tradhtar, Vuçiç jashtë nga Shqipëria”/ Protestuesit thirrje të forta kundër presidentit serb

Ankohen jo vetem per mosperfilljen ne trajta cnjerezore qe po u ben kreu i Qeverise, por edhe per braktisjen qe po marrin nga deputetet e zones dhe nga insitucionet perkatese! Jane shpreseplota kur u themi se kemi ardhur t’i degjojme dhe vetem t’i degjojme, sepaku t’ua lehtesojme pak barren duke e ndare mes nesh!

Pervec varferise qe po jetojne nga mungesa e pageses, ato gra po perballen dhe me mungesen e familjareve te tyre! “Mire qe po vuajme per ushqim -mama- por po na mungon dhe qenesia jote neper shtepi! Kjo kishte qene biseda e dites mes nje nene, aty ne greven e urise, dhe bijes se saj qe po perpiqet te mbaje e vetme shtepine e varfer! -Jetojme siper arit dhe nuk kemi para! Nxjerrim nga toka nafte dhe na presin dritat! Ndonje dite do te na presin edhe ajerin qe thithim! Jane keto disa artikulime proteste nga grate greviste, te cilave asnje moment nuk iu shterren lotet nga syte! Duke kerkuar se paku t’i degjojme dhe te percjellim hallin e tyre oret kalojne dhe shpresat rriten!

Dhimbja nga syte e tyre nuk tretet, por neve na ka hyre ne shpirt, ne palc dhe na mbush me pergjegjesi! Pergjegjesi per te qendruar minimumi prane tyre si suport fizik, per t’u treguar qe nuk jane vetem! Per t’i siguruar qe ne Shqiperi nuk eshte mekur sensibilizimi! Per t’ua bere te qarte se ne nje familje te bashkuar si kjo Shqiperia jone e vogel halli i njerit prej nesh eshte shqetesim dhe dhimbje per te gjithe! Atyre nenave dhe grave sot u treguam se edhe nese jane lene vetem nga Qeveritaret ne si Nisme sebashku me çdo shqiptar sot nuk kemi per t’i lene kurre vetem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Pacientin’ e tmerron fjala ‘SPAK’/ Gazetari zbulon ‘vuajtjen’ e Metës

Publikuar

-

Nga

'Pacientin' e tmerron fjala 'SPAK'/ Gazetari zbulon ‘vuajtjen’ e Metës

Gazetari Adriatik Doci, ka ironizuar me Presidentin Meta, pasi i shpalli fillimisht “luftë” me publikimin e skandalit me dhënien e nënshtetësive.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale , me tone ironike ai shkruan se Meta vuan nga “spakofobia’.

“Ekzistojnë rreth tre mijë frikëra nga më të çuditshmet. Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar edhe një frikë të re. Ajo quhet spakofobia.

Shenjat klinike të spakofobisë janë; shenja të marra me duar, përsëritja e foljes ‘m’fal’ qindra herë në mënyrë të panevojshme, delir i kthjellët, delire paranojake, deluzione, pretendime për komplote kombëtare dhe ndërkombëtare, hakërrim, kanosje verbale, përbetime etj.

Shenja të tjera janë; Konsumimi i alkolit, identifikimi i vetes me heronj, komandantë ushtrie dhe legjenda, hiporbolizimet, gjetja e armiqve dhe tradhtarëve, seri gënjeshtrash dhe alibish, mohime ose pohime kategorike, djersitje, panik, humbje kontrolli etj.

LEXO EDHE:  Berisha lëshon “bombën”/ Vrasës e përdhunues u futën në parlament 

LEXO EDHE:  “Rama tradhtar, Vuçiç jashtë nga Shqipëria”/ Protestuesit thirrje të forta kundër presidentit serb

‘Pacientin’ e tmerron fjala ‘SPAK’ dhe reagon me agresivitet sa herë të tjerët ia përmendin, ndërsa mohon me forcë dhe nervozizëm faktin se ka frikë nga ‘SPAK’.

Spakofobia mendohet se shkaktohet nga humbja e kontrollit mbi drejtësinë, mungesa e një garancie paprekshmërie nga një drejtësi e pavarur dhe nga ndjesia e përballjes së pashmangshme me SPAK.

Deri më sot nuk ka një vaksinë kundër spakofobisë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE