BundesLiga
Tronditet Bayerni, Boateng rrezikon 4 vite burg

Zherome Boateng do të jetë para drejtësisë më datë 10 dhjetor teksa akuzohet për dhunë ndaj ish-gruas së tij. Ngjarja daton në vitin 2018, ku gjatë pushimëve, mbrojtësi akuzohet se ka lëshuar në drejtim të ish-grua një mbajtësesë qiriri.
Kështu, Boateng akuzohet për agresion, ndërsa duket se ndaj tij ekziston edhe një video e cila do të përdoret në gjykatë dhe që me sigur do t’i japë të drejtë ish-gruas së futbollistit.
Boateng rrezikon deri në pesë vite burg, megjithatë pritet që t’ia hedhë duke paguar një gjobë të majme e në këtë formë mund të mbajë lirinë e tij dhe të vazhdojë të ushtrojë profesionin në fushën e gjelbër.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania