LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telushi: Fitoj titullin kampion nëna Azerbajxhan me Neftçin

16 Tetor 2020, 08:22, Sport CNA
Telushi: Fitoj titullin kampion nëna Azerbajxhan me Neftçin

Bruno Telushi ka zyrtarizuar ditën e djeshme kalimin e tij në Azerbaxhan, te skuadra e Nefçi Baku. Një aventurë shumë e rëndësishme për mesfushorin, duke ditur rëndësinë e këtij klubi në vendin e tij.

Sakaq, klubi azer ditën e sotme në rrjetet sociale ka postuar edhe një video të Telushit, i cili ka thënë fjalët e para si lojtar i Nefçi Baku. ?Do të bëj maksimumin si lojtari i parë shqiptar këtu, të fitojmë kampionatin?, ishte premtimi i Telushit.

?Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu në këtë klub. Është një klub që ka shumë tituj e ka bërë shumë histori në këtë kampionat dhe unë jam shumë i lumtur dua të bëj maksimumin tim. Është e vërtetë që jam lojtari i pari shqiptar që luaj për Neftçi Baku dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu.

Dua të bëj maksimumin tim si lojtari i parë shqiptar këtu dhe dua të arrijmë vendin e parë. Kam ardhur këtu te Neftçi për të bërë më të mirën, të fitojmë kampionatin dhe të shkojmë sa më lartë të jetë e mundur?, u shpreh Telushi.

Lajmet e fundit nga