Connect with Us

Studiuesit: Ushtrimet fizike në mëngjes mund të shmangin kancerin

Shëndeti

Studiuesit: Ushtrimet fizike në mëngjes mund të shmangin kancerin

Publikuar

-

Ushtrimet në mëngjes, të tilla si një shëtitje e shpejtë ose udhëtim me biçikletë mund të shmangin kancerin, sipas studimit të ri.

Bërja e ushtrimeve të rregullta në fillim të ditës rritin rezistencën e trupit , e cila ndihmon në shtypjen e sëmundjes, thonë shkencëtarët. Një studim i 2,800 zbuloi se ata që ishin fizikisht aktivë ndërmjet orës 8 dhe 10 të mëngjesit kishin më pak të ngjarë të zhvillonin tumore të prostatës, apo të gjirit.

Koordinatori i studimit Dr Manolis Kogevinas, i Institutit të Shëndetit Global në Barcelonë, tha: “Koha e aktivitetit fizik padyshim që ka një efekt në ritmin e hormoneve seksuale dhe melatoninës – si dhe në metabolizëm.

Trupat tanë prodhojnë melatonin kur është errësirë. Kimikati ndihmon në rregullimin e gjumit dhe ndikon në shumë funksione të lidhura me orën 24-orëshe të trupit, ose ritmin cirkad.

LEXO EDHE:  Varianti britanik i koronavirusit dominon në SHBA

Melatonina gjithashtu ndalon përhapjen e kancerit dhe dihet që të punosh vonë ose të jesh zgjuar ngadalëson prodhimin e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu mesazh nga Saranda/ “Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten”

Publikuar

-

Nga

Manastirliu mesazh nga Saranda/ "Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten"

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat e reja të vaksinimit në Sarandë nga ku ka përcjellë mesazhin për të gjithë qytetarët.

Ajo edhe një herë bën thirrje që të gjithë personat mbi 18 vjeç të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

Gjithashtu ka dhënë lajmin e mirë se në Shqipëri do të mbërrijnë sot edhe 50 mijë doza të tjera Pfizer

“🌼50.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në vend, për të vijuar pa u ndalur vaksinimi në çdo komunitet me njësitë levizëse, në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore.

LEXO EDHE:  Përse duhet të zgjohemi herët në mëngjes dhe çfarë duhet të bëjmë pasi hapim sytë

LEXO EDHE:  Modelja cmendet/ Shikojeni me të brendshme këtë mëngjes

🟢 Nëse je mbi 18 vjeç, shfytëzoje këtë muaj mundësinë për t’u vaksinuar për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shprehet Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH publikon shifrat/ Anjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

LEXO EDHE:  Varianti britanik i koronavirusit dominon në SHBA

LEXO EDHE:  9 ushqimet që duhet të konsumoni për të patur një gjumë të mirë

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         40

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       24

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 2568

Testime totale             902,914

Raste pozitive             133,121

Raste të shëruara         130,243

Raste Aktive                      421

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              152

Elbasan            58

Lezhë               36

Shkodër           34

Kukës                32

Vlorë                32

Fier                   25

Berat              21

Korçë                15

Durrës              10

Gjirokastër        6…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Publikuar

-

Nga

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka bërë me dije se sot nis vaksinimi për grupmosha mbi  moshën 18 vjeç.

Manastirliu iu ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen në mënyrë që të nisin një vit të ri akademik më të sigurt dhe të mbrojtur.

Përmes statsusit, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

LEXO EDHE:  Para apo pasi të keni ngrënë mëngjes? Ja kur këshillohet t’i lani dhëmbët

LEXO EDHE:  Modelja cmendet/ Shikojeni me të brendshme këtë mëngjes

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç . Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE