Connect with Us

Situatë shqetësuese nga Covid/ Katër viktima në 24 orë, mes tyre një i ri nga Korça

Sociale

Situatë shqetësuese nga Covid/ Katër viktima në 24 orë, mes tyre një i ri nga Korça

Publikuar

-

Shifra shqetësuese në Kosvë/ Shënohen 13 viktima dhe mbi 500 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 289 raste të reja me Covid.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se katër persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid, mes tyre një 37 vjeçar nga Korça. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
113 raste në Tiranë,
34 raste në Fier,
23 raste në Durrës,
19 raste në Vlorë,
16 raste në Korçë,
12 raste në Shkodër, Elbasan,
10 raste në Krujë,
9 raste në Lezhë,
6 raste në Berat,
5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,
4 raste në Kuçovë,
3 raste në Patos,
2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,
1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19, punonjësi i OSHEE-së në Korçë

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Asnjë i shtruar në 24-orët e fundit”/ Tritan Kalo: Dalja prej tunelit po afrohet shpejt

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë shtrim në spital me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo shprehet se nuk është momenti për të hapur shampanjat por duhet ruajtur ende vigjilenca.

Mjeku shprehet besimplotë se fundi i tunelit të pandemisë po afrohet më shpejtë.

Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!…
Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra….

Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!”, shkruan Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

LEXO EDHE:  Shkon në 102 numri i viktimave në Greqi/ Raportohen 2,192 të infektuar nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Rekord i zi në SHBA/ Mbi 1300 viktima në 24 orë nga Covid-19

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kthjellime dhe vranësira / Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Publikuar

-

Nga

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për javën që presim përpara!

Dy ditët e para të javës (Hënë dhe e Martë) parashikohet që moti të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte deri në orët e mesditës parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me vranësirat më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës. Në këto zona deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në veriperëndim deri mesatar në formë shtrëngatash.

LEXO EDHE:  Video-Grabitën me dhunë katër emigrantë dhe plagosën një prej tyre/ E pësojnë keq dy të rinjtë në Korçë

LEXO EDHE:  Reshje të mëdha dëbore në Korçë/Akset rrugore problematike

Java mbyllet me ditën e Premte e cila parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bën zona e veriperëndimit e cila deri në orët e mesditës parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme dhe të dobta. Më pas mot i kthjellët./CNA.al

LEXO TE PLOTE