Connect with Us

Sherr mes të rinjve/ Plagoset 26-vjeçari, në pranga autori

Kronika

Sherr mes të rinjve/ Plagoset 26-vjeçari, në pranga autori

Publikuar

-

Dhunë në familje dhe kanosje me thikë/ Arrstohen në flagrancë 4 të shpallur në kërkim

Një 26-vjeçar në Lezhë ka mbetur i plagosur me sende të forta, pas një konflikti të çastit, mes dy të rinjve.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi J.P. i cili është dërguar për mjekim në spital.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga shtetasin F.P. 30 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili ka goditur me sende të forta 26-vjeçarin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 8 pako me heroinë/ Policia jep detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kështjella”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kështjella”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  Mes të arrestuarve në Lezhë, edhe kryetari i PS, xhaxhai i Arben Ndokës

LEXO EDHE:  Mes të arrestuarve në Lezhë, edhe kryetari i PS, xhaxhai i Arben Ndokës

Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij policia do japë informacionin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “hedh grepat” sërish/ Ultimatum për pasurinë, shtatë të dënuarve

Publikuar

-

Nga

OFL "hedh grepat" sërish/ Ultimatum për pasurinë shtatë të dënuarve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

S. P., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.(F.) D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. Ll., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

LEXO EDHE:  Çlirimi i bregdetit/ Nën hetime biznesmenë dhe zyrtarë bashkiakë

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin/ Dy të plagosur

S. D.(P.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. M., banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion i madh në Elbasan/ Sekuestrohen 10 kg heroinë, arrestohen 5 persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka arrestuar pesë persona në kuadër të një operacioni të madh antidrogë.

Sipas Policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 kg heroine e cila ishte ndarë në 8 pako. Lënda narkotike u zbulua në një kamion të linjës Turqi-Shqipëri dhe që kishte për destinacion Greqinë.

Ndërkohë nuk bëhen ende  të ditur  emrat e të ndaluarve, pas pak pritet edhe njoftimi i Policisë Elbasan./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE