Connect with Us

Rriten tensionet midis SHBA dhe Kinës

Bota

Rriten tensionet midis SHBA dhe Kinës

Publikuar

-

Rriten tensionet midis SHBA dhe Kinës

Rritja e ekonomisë kineze dhe ambicjet e Kinës për shtrirje më të gjerë në rajonin e Paqësorit jug-perëndimor po alarmojnë Uashingtonit, tashmë të goditur nga pasojat e rënda të koronavirusit, pandemisë që e pati zanafillën në provincën kineze Wuhan. Ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve duken të tensionuara, analistët komentojnë gabimet e politikës amerikane që shkaktuan dështimin në politikat ndaj Kinës dhe ndikimin që kjo mund të kenë në të ardhmen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jela de Franceschi bisedoi me dy ekspertë ushtarakë amerikanë për pritshmëritë për të ardhmen.

Fuqia ekonomike i jep Kinës ndikim më të madh gjeopolitik dhe nën udhëheqësin Xi Jinping është e qartë se Pekini synon të zërë vendin e Amerikës për të diktuar vizionin e saj për rendin botëror.

Tri dekada më parë, Shtetet e Bashkuara ndihmuan Kinën të futet në Organizatën Botërore të Tregtisë, me shpresën se zhvillimi tregtar do të çonte në demokratizimin e vendit.

Mendonim se futja e Kinës në tregti, mospërputhja e regjimit komunist me tregtinë e lirë, do të shkaktonte ndryshime thelbësore në sjelljen e tyre”, thotë Gjeneral James Jones, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën Obama.

Kjo përpjekje jo vetëm që nuk solli rezultate, por ajo dha një efekt të padëshirueshëm, thotë gjenerali në pension James Jones. Ai shton se ngritja e Kinës është arritur me vjedhje dhe duke minuar sigurinë amerikane dhe atë perëndimore.

“Ne e dime se çfarë po bëjnë ata në kibernetikë, duke vjedhur të dhëna kudo që munden. Kina paraqitet si e butë, fjalët e tyre janë shumë të buta dhe me kuptim të mirë. Por ne nuk duhet të mashtrohemi. Ata, sa munden po mbjellin kuaj të Trojës në shtetet tona”, thekson gjenerali Jones.

Qëllimi i Kinës është zbehja e aleancave afatgjata amerikane të sigurisë, thotë Ish-Komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark ndërsa Kina dhe presidenti i saj, Xi Jinping, janë përqëndruar në Paqësor, sidomos në Tajvan.

LEXO EDHE:  Tensioni te Teatri Kombëtar/ Kryemadhi: Provokim i paturpshëm

“Tema më e përfolur është Tajvani, sepse kemi Uashingtoni hyri në marrëveshje duke hequr dorë nga njohja e Tajvanit. Në bazë të marrëveshjes, nuk do të kishte imponim me forcë për statusin e Tajvanit. Por zoti Xi nuk pajtohet me atë zotim,” thotë zoti Clark.

“Në detin e Kinës jugore, mund të shihni një lidhje aksidentale. Ne padyshim se duam ta mbajmë në krye të listës ligjin për lirinë e lundrimit ndërkombëtar”, shton gjenerali James Jones, këshilltar I sigurisë kombëtare në administratën Obama.

Kina këmbëngul se ShBA është agresori në detin e Kinës Jugore dhe se marrëdhëniet e saj me Tajvanin janë një çështje e brendshme në të cilën Uashingtoni nuk duhet të ketë asnjë rol.

Ndërsa tensionet midis Uashingtonit dhe Kinës po rriten dhe Tajvani gjithnjë e më shumë shihet si pikë e nxehtë, gjenerali Clark thotë se situata është e paparashikueshme, ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë.

“Bashkimi Sovjetik e dinte se nëse do ta kalonin kufirin mes dy Gjermanive do të plasnin luftimet, por asnjëherë nuk kemi thënë se kur përshkallëzimi mund të arrinte deri tek armët bërthamore. Sot flasim për ballafaqime nga ajri, toka, deti, hapësira dhe mjedisi kibernetik. Është shumë e rrezikshme ”, thotë ish komandanti i lartë i NATO-s Wesley Clark./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Publikuar

-

Nga

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa viktima, Turqia nuk ka zënë më qetësi.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” ka raportuar për një sërë tërmetesh tjera që kanë goditur Turqinë pas lëkundjeve të forta.

Tërmetet janë të magnitudave të ndryshme dhe variojnë nga 4.3 ballë në 2.1 ballë të shkallës Rihter.

Këto lëkundje kanë rritur edhe më tepër tensionet dhe panikun te qytetarët që në këtë kohë pandemie po përballen edhe me një fatkeqësi natyrore.

Kujtojmë se tërmeti tragjik që deri më tani ka shkaktuar 12 viktima, ishte me magnitudë 6.6 ballë dhe me një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje.

LEXO EDHE:  Vrasja e vëllezërve Bytyçi/ Ndalohet hyrja në SHBA e të dyshuarit serb

LEXO EDHE:  “Rama po i jep goditje fatale ekonomisë”/ Basha i vendosur: Ditë më të mira do të vijnë

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur dhe se 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Aktualisht kërkimet nën rrënoja po vazhdojnë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dy viktima në Greqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti i fuqishëm “shkrin akujt” mes Greqisë dhe Turqisë

Publikuar

-

Nga

Pas telefonatës me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, edhe presidenti turk Regep Taip Erdogan i ka shprehur Greqisë dhe Mitsotakis, ngushëllimet për viktimat që la pas tërmeti që shkundi dy vendet fqinje, paraditen e kësaj të premteje.

“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra të tjera në jetë”, shkruan Erdogan në tëitter.

Mesazhi i ngushëllimit i Erdogan, erdhi menjëherë pas telefonatës së kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk, ku të dy palët shprehën ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe treguan gatishmërinë për të ndihmuar njëri tjetrin, në këto kohë të vështira./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

E premtja e zezë në Greqi/ Pesë viktima dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Publikuar

-

Nga

E premtja e zezë në Greqi/ Pesë viktima dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Greqia është përballur me rritje të frikshme të rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve në Greqi janë raportuar 1690 raste me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 37 196 të prekur. Mësohet se 55.2% e të prekurve janë burra, ndërsa 128 pacientë janë në kujdes intensiv. Ndërkohë 5 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Që nga fillimi i pandemisë deri më sot 620 persona kanë humbur jetën, ku 96.3% e tyre kishin sëmundje shoqëruese.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm , të mos neglizhojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE