LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama në siklet të madh”/ Basha nuk dha përgjigje se ku shkuan 75 milionë euro

16 Tetor 2020, 20:17, Politikë CNA
“Rama në siklet të madh”/ Basha nuk dha përgjigje se

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kryeministri Rama mbrëmë në Opinion nuk i dha përgjigje pyetjes së ku shkuan 75 milion euro të inceneratorëve.

Basha tha ndër të tjera se fakti që Rama u çua nga kolltuku ku qëndronte, tregon se është në siklet të madh.

?Shqetësimi kryesor që kishte, ishte që ai nuk arrinte të jepte përgjigje pyetjes së përsëritur, cfarë ke bërë me 75 milion Euro. Ku i ke çuar 75 milionë euro të taksave tona. Pse i ka marrë këto lekë dikush që ka krijuar kompaninë një ditë para se të fitonte kontratën, pa tender. Pse brenda një dite qeveria jote ka marrë 13 vendime ndërkohë që sështë mbledhur 13 herë për pandeminë. Për sa kohë që këto pyetje që u bënë nuk morën përgjigje apo nuk patën mundësinë, grupi i gazetarëve t?i bënte këto pyetje mund të themi që e arriti pjesërisht qëllimin, por mendoj se shqiptarët shohin, dëgjojnë, kuptojnë dhe kuptuan një njeri në siklet?, u shpreh Basha në studon e ?Zonë e Lirë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga