LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punonjësja pozitive me COVID/ Reduktohet puna në Gjykatën e Beratit

16 Tetor 2020, 13:36, Sociale CNA
Punonjësja pozitive me COVID/ Reduktohet puna në Gjykatën e

Një punonjëse e administratës së Gjykatës së Beratit ka rezultuar sot pozitive me koronavirus. Punonjësja ishte në shërbim në portën hyrëse të gjykatës dhe prej disa ditësh kishte shfaqur shenjat dalluese të infektimit.

Kjo ka sjellë edhe marrjen e vendimit për reduktimin e veprimtarisë funksionale të Gjykatës së Beratit, deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve që kanë kryer të gjithë punonjësit e kësaj gjykate, përfshi këtu gjyqtarë, sekretare, avokatë, punonjës administrate etj.

Që prej ditës së sotme, Gjykata e Beratit do të funksionojë vetëm për shqyrtimin e kërkesave me karakter urgjent sipas Vendimit të KLGj-së dhe për përcaktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga