Connect with Us

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare

Kultura

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare

Publikuar

-

/

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare poeti dhe shkrimtari i madh shqiptar Faslli Haliti.

Haliti konsiderohej një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë sonë. Faslli Haliti ka lindur në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

LEXO EDHE:  Rama e vlerësoi si një nga më të bukurat/ Kjo është poezia e Andi Bejtjes

Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Laura Llozi, violinistja e talentuar përfaqëson Shqipërinë në Worldvision Music Contest

Publikuar

-

Nga

Laura Llozi është një violiniste e re shumë e talentuar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Worldvision Music Contest, një konkurs prestigjoz ndërkombëtar online.

Violinisjta e talentuar i ka kaluar dy fazat e para me sukses. Teska konkuron mes 48 muzikantëve nga i gjithë globi, ku secili përfaqson shtetin nga vjen, ajo ka nevojë për mbështetjen e votave të publikut për të shkuar në finale.

Të gjithë shqiptarët që duan ta votojnë duhet të kenë adresë e-maili dhe një passëord të çfarëdoshëm (ndoshta dhe vetëm numra) për tu rregjistruar në ëebsite dhe për të hedhur votën. ( Kliko këtu për të votuar).

Por kush është Laura për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për violinisten e talentuar.

Laura LLozi, është një violiniste e cila gjithashtu rrjedh nga një familje artistësh.

Ajo ka nisur të studiojë për violin që kur ishte vetëm 5 vjeç. Në vitin 2006 (në moshën 6 vjeçare) filloi shkollën në Liceun Artistik në Tiranë nga i cili u diplomua në vitin 2018 (18 vjeç) me rezultate maksimale.

Nga viti 2018 ajo vijon studimet në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Vjenë (MDË) në klasën e Stefan Kamilarov dhe nga viti 2019 studion edhe me Maestro Massimo Quarta.

LEXO EDHE:  “Ishte artist në shpirt dhe në vepra”/ Enca Haxhia humb njeriun e dashur

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta themeluesi i PD

Laura ka interpretuar në një numër të madh koncertesh si soliste, në muzikë dhome dhe orkestra në Shqipëri, Itali, Francë, Gjermani, Austri, Serbi, Maqedoni, Portugali, Holandë. , Bullgari etj.



Ajo ka qenë e ftuar në disa Festivale dhe ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme.

Në vitin 2018 është fituesja e kategorisë së instrumenteve dhe çmimit të madh në konkursin “The Virtuos” (i njohur edhe si “Prodiges”) në Tiranë.

Dhe në vitin 2019, ajo është fituese e çmimit të parë në konkursin “Vasco Abadjiev” në Sofje, Bullgari.

Laura është gjithashtu laureate e disa çmimeve në gara të ndryshme si “Këngët e Tokës”, “Pjetër Gaci”, “Tirana Talent”, “ARS Kosova”.

Ajo ishte gjithashtu një finaliste në Muzikantët e Rinj Shqiptarë (Eurovision Young Musicians).

Në vitin 2019 Laura u vlerësua me “Mirënjohjen e Qarkut Tiranë” nga Kryetari i Këshillit Z. Aldrin Dalipi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Aurel Plasari/ Ç’është heroi semantik?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga intervista në “ExLibris”, 7 dhjetor 2018

Duke iu druar rrezikut për t’i mëveshur historisë aftësi parathënëse, në “konkluzionet” e kësaj historie politike Skënderbeu, në raport me mbasardhësit, është theksuar si hero semantik. Për autorin e kësaj historie kjo do të thotë që, prej gjithë asaj çfarë Skënderbeu përftoi me një vizion gjenial të rrethanave, diçka mbeti. Nuk është fjala për “mësime”, por për atë diçka – sema/shenja – që do të zhvillohej dhe u zhvillua historikisht qoftë edhe në forma nga më të larmishmet, siç ndodh në çdo fushë të vështruar semantikisht si sistem shenjash.

Besoj të kem mundur të argumentoj sesi, përtej rezultatit të realizimit të formacionit politiko-fetar që Šufflay dhe Jirečeku e quajtën “shtetin më të madh të krishterë të Ballkanit”, si dhe përtej amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, pikërisht në atë që e quajmë “Shekulli i Skënderbeut”, arbërorët e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën e armatosur dhe në luftërat antiturke, e ndien veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndien veten pjesëdhënës e pjesëmarrës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari.



Šufflay, që e zura në gojë, ka pas dalë në përfundimin se qenë pikërisht “luftërat e Skënderbeut” ato që i dhanë shkas formimit në mbarë Europën të konceptit të një “Arbërie më vete”, e cila për të kishte indicie të ketë vijuar deri në shek. XVII. Do të thotë kjo se, mbi një konstruksion që sot mund të na duket thjesht “fetar”, erdhi e u ngrit në ato kontingjenca një konstruksion i mirëfilltë politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk mund të shuhet, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do ta fshijnë dot.

LEXO EDHE:  Media në zi/ Shuhet mjeshtri i zërit të Radio Tiranës

LEXO EDHE:  “Ishte artist në shpirt dhe në vepra”/ Enca Haxhia humb njeriun e dashur

Askush, as ndër arbërorët modernë, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit nga ky mnesis politik që rihet e përtërihet prej njërit shekull në tjetrin: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së atyre kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve. Te specialistë të Mesjetës së Arbërisë, si Gelcich, Jorga, Šufflay, Jireček etj., gjenden dendur përshkrimet e kancelarive të zhvilluara të dinastëve arbërorë, si dhe të dhëna për “shkallën mesatarisht të lartë” të viseve ku ata sundonin, për nivelin e tyre të arsimimit, deri edhe përcaktime si: “fisnikët arbërorë ishin të barabartë me aristokracinë e lartë të Italisë”.

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Artistët italianë sjellin ekspozitën mbi ‘zhvillimin e fotografisë’ në muzeun Marubi

Publikuar

-

Nga

Dy artistë italianë kanë prezantuar në Shkodër një ekspozitë të veçantë që flet për historinë e zhvillimit të fotografisë.

Kush është  ndërlidhja e jetës me fotografinë, si qëndron fotografia personale me një fotografi të  destinuar për tu shpalosur në publik, si është zhvilluar ajo në Shqipëri?

Ishte kjo sipërmarrja e dy artistëve të rinj italian Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Lait. Ata kanë qëndruar për shumë kohë mes Shkodrës dhe Tiranës, për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Në shtëpinë e fotografisë, në muzeun Marubi, në Shkodër ata shpalosin studimin e tyre në një ekspozitë.

“Kjo ekspozitë tregon sa kanë qenë strikte marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si në të shkuarën dhe sot. Ekspozita tregon sensin e fotografisë kur ajo jeton në një hapësirë shtëpiake dhe asaj kolektive. Mes hapësirë shtëpiake dhe historisë personale dhe asaj më të gjerë. Besoj që ky është thelbi mbi të cilin projekti është zhvilluar. Politika e kujtesës, apo kujtesa si diçka intime, që jeton brenda dimensionit individual dhe të brendshëm”, u shpreh Gabi Scardi.

LEXO EDHE:  Lajm i hidhur për botën e muzikës/ Ndahet nga jeta artisti i madh, bass baritoni Petrika Rëmbeci

LEXO EDHE:  Media në zi/ Shuhet mjeshtri i zërit të Radio Tiranës



“Gjërat duhen parë dhe dëgjuar nga ajo që kemi përzgjedhur t’u prezantojmë. Kemi filluar të hulumtojmë mbi thesarin që është këtu, prej vitit 2009 kur erdhëm falë një projekti nga Italia. Ne kemi arsyetuar, siç edhe mund ta mendoni duke parë punimet, mbi arkivin e jetuar. Cila është mbijetesa, marrëdhënia e imazheve në shtëpinë e njerëzve. Imazhe që janë të rëndësishme për mbijetesën e kujtesës. Ekspozita është fryt i një ndarje të lindur me të gjithë pjesëmarrësit. Fryt i një admirimi të madh për historinë e tyre dhe familjeve të tyre”, tha Chiaralice Rizzi.

Drejtuesi i muzeut Luçjan Bedeni u shpreh tejet i kënaqur me këtë ekspozitë.

Ekspozita është ngritur mes video instalacioneve dhe fotografive të rralla. Artistët zgjodhën që me titullin e kësaj ekspozite të risillnin poezinë, e autorit Visar Zhiti e cila mban të njëjtin emër./euronews

LEXO TE PLOTE