Connect with Us

Leksione patriotizmi nga Abrashi/ Disa nuk pranuan të grumbulloheshin, ai pranoi me dëshirë karantinën

Kombëtare

Leksione patriotizmi nga Abrashi/ Disa nuk pranuan të grumbulloheshin, ai pranoi me dëshirë karantinën

Publikuar

-

Amir Abrashi mund të mos jetë ndër personazhet më mediatikë të përfaqësueses shqiptare të futbollit, por mbetet një nga më të palodhurit në radhët e saj dhe rrallëherë ka gabuar një ndeshje kur ka qen në fushën e lojës, Për fatin e keq, karriera e tij në këto vite është bllokuar shpesh nga dëmtime të njëpasnjëshme, por sa hërë ka qenë në fushë “Pirtbulli” nuk është kursyer për fanellën kuqezi, të cilën në fillim e zgjodhi mes shumë dyshimeve, i dyzuar mes saj dhe Zvicrës.

Java e fundit e tregon më së miri përkushtimin që ka lojtari ndaj fanellës së përfaqësueses shqiptare. Në një situatë shumë të komplikuar për shkak të COVID-19, lojtarë të ndryshëm vendosën që të kërkonin nga trajneri Reja që të mos grumbulloheshin, për të evituar karantinën. Gjasula dhe Selahi janë shembujt konkretë të një kërkese të tillë, të konfirmuar zyrtarisht nga klubet përkatëse se nuk u kishin bërë asnjë pengesë futbollistëve për udhëitmin por kishte qenë zgjedhje e tyre personale për të mos qenë pjesë e këtij grumbullimi.

Amir Abrashi vendosi të kundërtën dhe kjo ka bërë bujë edhe në media gjermane si te “Kicker”. Edhe pse lojtari e dinte që Frajburg përballej me disa mungesa dhe udhëtimi i tij drejt Shqipërisë do të sillte karantinën e detyrueshem duke e bërë që të humbiste ndeshjen e radhës në kampionat, ai vendosi të mos refuzonte ftesën kuqezi. Lojtari udhëtoi, ishte protagonist në të dy ndeshjet e kombëtares dhe tashmë  ka udhëtuar përsëri drejt Gjermanisë ku do të qëndrojë të paktën një javë i izoluar, në pritje të lejes nga autoritetet shëndetësorë që të mund t’i kthehet aktiviteteve me skuadrën e tij. Një shembull përkushtimi ndaj fanellës para klubit, në një periudhë kur duket se në grupin kuqezi prioritetet kanë ndryshuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E BUJSHME/ Talenti shqiptar nënshkruan kontratë profesioniste me klubin e Premier Ligës

Publikuar

-

Nga

Brezi i futbollistëve shqiptarë që janë lindur dhe rritur në Angli nga emigrantët shqiptarë vetëm sapo ka nisur që të shpërthejë. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Adrion Pajaziti, që konsiderohet me të ardhme të madhe në Angli.

Talenti 17-vjeçar ka firmosur vetëm pak ditë më parë një kontratë profesioniste me Fulhamin. I dalë nga akademia e kësaj skuadre, drejtuesit e klubit besojnë shumë në aftësitë e tij dhe kjo ishte arsyeja e nënshrkimit të kontratës.

Aktualisht Pajaziti është pjesë e Fulhamit U-23 duke dhënë kontributin e tij në një kampionat që po e përgatit për shansin e parë që do të ketë me ekipin e parë. Sa i përket Kombëtares, Pajaziti ka zhvilluar dy takime për Shqipërinë U-17.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tronditet kombëtarja, Keidi Bare humbet ndeshjet e nëntorit

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare ka humbur së fundmi, për ndeshjet e muajit nëntor, një nga futbollistët më të rëndësishëm të momentit. Bëhet fjalë për mesfushorin Keidi Bare, i cili ishte shndërruar në një lider të mesfushës kuqezi.

Futbollisti fierak u aktivizua në minutën e 65-të në ndeshjen e ditës së mërkurë kundër Poferdinës.

23-vjeçari kishte pësuar një tërheqje gjatë kohës kur luajti me Shqipërinë, teksa ka ndjerë sërish shqetësime, teksa do t’i duhet të qëndrojë sërish jashtë fushave të blera edhe për të paktën 1 muaj, duke humbur kështu ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kombeve me ekipin Kombëtar.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Behrami: COVIDI më bëri të brishtë, ndeshja më e ndjerë për mua ishte ndaj Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Valon Behrami ka një eksperiencë të madhe në shpatulla, sidomos në Itali, aty ku ka zhvilluar shumë ndeshje. Megjithatë, ndjesia është gjithnjë e veçantë kur luhet një derbi, siç do të bëjë këtë javë mesfushori me origjinë shqiptare, teksa do të jetë me fanellën e Xhenoas përballë Sampdorias. Gjithsesi, në një intervistë për Il Secolo XIX, 35-vjeçari e pranon se ndeshja më e ndjerë ka qenë Zvicër-Shqipëri, ndërsa tregon se COVID e ka bërë më të brishtë.

Keni luajtur shumë derbi në karrierën tuaj, si është ai i Xhenoas? “Kam luajtur edhe Lacio-Roma, disa derbi të Londrës, por ndeshja me e ndjerë për mua ishte Zvicër-Shqipëri, por aty sigurisht jo në lidhje me qytetin siç ndodh me derbit e klubeve. Këtë të Xhenoas, është një derbi që dua ta fitoj për t’i dhënë një gëzim tifozëve”.

Eksperienca me COVID-19? “Nuk më pëlqejnë shprehjet si “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”. Nuk ndjehem më i fortë, por ndihem më i brishtë dhe nuk bëhet fjalë për problem fizik, sepse jam stërvitur shumë mirë. Pashë frikën për diçka që nuk e njihja, ishte frika që mund të prekte fëmijët e mi, prindërit e gruan time. Më mirë unë, se atyre. Këtë mendoja gjithë kohën. Për shumë orë kam qëndruar vetëm në dhomën time, i izoluar. Kjo më ka bërë më të ndjeshëm në lidhje me vuajtjet që mund të kenë të tjerët. Kur u riktheva të stërvitesha, kisha pak dëshirë të flisja. I shikoja shokët e tjerë dhe e perceptoja vuajtjen e tyre”, u shpreh Behrami.

LEXO TE PLOTE