Connect with Us

Kosova regjistron 104 të infektuar dhe dy viktima nga koronavirusi

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron 104 të infektuar dhe dy viktima nga koronavirusi

Publikuar

-

Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 104 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 889 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 42 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 1,393.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 16,606 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 652 pacientë kanë humbur jetën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron një viktimë dhe 221 raste me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 221 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,160 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë nga Prishtina.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 4 gusht janë shëruar 21 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 888.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,844 pacientë me këtë virus.

LEXO EDHE:  Dasho bën bilancin/ Shqipëria një ndër 15 vendet më të prekura në botë nga Covid-19

Prej tyre 2,268 kanë vdekur.

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 14,616 persona. Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 162,807, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 460,297./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pamje dëshpëruese nga Greqia/ Qyteti shkrumbohet i tëri, zjarrfikëset të pafuqishme ndaj flakëve

Publikuar

-

Nga

Banorët e Atikës Veriore po jetojnë momente makthi nga zjarri i madh në Varybobi . Zjarri filloi pak pas orës 1 të pasdites dhe u përhap brenda pak orësh.

BW, raporton se Mbrojtja Civile, me një mesazh nga 112, njofton banorët e Varybobi dhe Thrakomakedones që të evakuohen ndërsa, pak para orës 20:00 të mbrëmjes, zjarri përhapet në perëndim të aeroportit në Tatoi dhe Fshatin Olimpik.

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë Serbi/ Samiti i Parisit përfundoi pa marrëveshje

LEXO EDHE:  Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm/ Ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

 

 

Qindra zjarrfikës me dhjetëra automjete ishin në luftë për të shuar zjarrin, ndërsa helikopterët dhe avionët ndihmuan deri në dritën e fundit të ditës. Forcat tokësore të brigadës së zjarrit po forcohen vazhdimisht.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjendje e rëndë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Zjarret që shpërthyen në disa zona të Maqedonisë së Veriut u vunë nën kontroll gjatë natës, por vazhdojnë të jenë aktivë dhe nuk është mënjanuar rreziku nga përhapja e tyre.

Për momentin ende janë aktiv 13 zjarre dhe në terren gjenden ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizma, pjesëtarë të ushtrisë, të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe qytetarë, të cilët po ndihmojnë. Zjarri në Koçan i cili kërcënon të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv.

“Pas intervenimit këtë mëngjes në vendet që u prekën nga zjarri përreth Koçanit dhe Trkanjës, erdhëm në përfundimin se nuk ka rrezik që të përhapet përsëri, por zjarrfikësit do të qëndrojnë në terren për të kontrolluar gjendjen. Tani do t’i japim përparësi shuarjes së zjarrit në zonën e fshatrave malorë Kostin Doll dhe Novoselani, ku po digjen disa dhjetëra hektarë pyll. Pa mbështetje ajrore, atje është e pamundur të ndërhyhet”, deklaroi kryetari i Koçanit Nikolçe Iliev.

Ushtria po ndihmon për shuarjen e zjarreve

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellovka, tha se nëse nevojitet do të propozohet të shpallet gjendje krize në një pjesë të territorit apo në tërë territorin e vendit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me propozim të Shtatmadhorisë së Ushtrisë, urdhëroi të shpallet alarm në tërë efektivin ushtarak për t’u përballur me fatkeqësitë elementare.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, tha se mbi 50 hektarë hapësira të përfshira nga zjarri gjatë ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë vënë tashmë nën kontroll. Gjendja më kritike paraqitet në Koçan, edhe se gjatë natës 500 zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë dhe banorë lokalë, arritën ta lokalizojnë zjarrin në këtë zonë.

LEXO EDHE:  “PD-LSI të heqin dorë nga bojkoti”/ Balla: Zgjedhjet në Kosovë, një mesazh demokratik për Shqipërinë

“Një problem që po paraqitet në shuarjen e zjarreve përmes avionëve është se avionët për shuarjen e zjarreve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë jashtë funksionit, pasi nuk i janë nënshtruar shërbimeve të kontrollit.” – tha Bekim Maksuti.

LEXO EDHE:  “PD-LSI të heqin dorë nga bojkoti”/ Balla: Zgjedhjet në Kosovë, një mesazh demokratik për Shqipërinë

Zaev: Presim ndihmë edhe nga vendet e NATO-s

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se në vend aktualisht ka 13 vatra aktive zjarrit, shumica të lokalizuara. Zaev tha se po intervenohet me dy helikopterë të ushtrisë, ndërkaq pritet që katër helikopterë të vijnë për ndihmë nga Serbia. Ndërkohë vazhdon edhe komunikimi me vendet e NATO-s për ndihmë.

“Dy helikopterë po marrin pjesë intensivisht në shuarjen e zjarreve. Në çdo moment presim të na bashkohen edhe katër të tjerë, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Jemi në komunikim intensiv me aleatët tanë të NATO-s në rajon të cilët janë gati për të ofruar ndihmë në përputhje me kushtet në terren. Aktualisht 13 zjarre janë aktivë, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit”, tha kryeministri Zaev.

Qeveria kumtoi se prej sot hyn në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes në viset malore dhe në pyje. Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos lëvizin në rajonet malore të vendit si për të mbrojtur sigurinë e tyre personale dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve./DW

LEXO TE PLOTE