LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilirjan Celibashi takim me Sorecën/ Zbardhen diskutimet

16 Tetor 2020, 18:47, Politikë CNA
Ilirjan Celibashi takim me Sorecën/ Zbardhen diskutimet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku u takuan sot me Ambasadorin Luigi Soreca, Shef i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Fokusi kryesor i takimit ishte mbështetja e Bashkimit Evropian për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Celibashi theksoi interesin e shtuar tëKomisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të bashkëpunuar mepartnerë të rëndësishëm sikurse ështëDelegacioni evropian.
Aiu ndal në veçanti në dy çështje me prioritet të shtuar për KQZ-në: vlerësimin e mundësive për përdorimin e teknologjisë nëzgjedhjet e 25 prillit 2021, në mëyrë të posaçme identifikimin biometrik të votuesve, si dhe vlerësimin e kushteve për të mundësuar votimin e emigrantëve shqiptarë pa qënë nevoja për tu paraqitur në një qëndër votimi në Shqipëri.

Ambasadori Soreca shprehu gadishmërinë e plotë tëBashkimit Evropian për të asistuar KQZ-në detyrimet kryesore të saj siçështë votimi elektronik dhe po ashtu në bashkëpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtar votimi nga jashtë vendit.

Gjithashtu, duke e konsideruar situatën e pazakontë në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë Covid-19, Ambasadori Soreca ofroi mbështetjen e tij për identifikimin e praktikave më të mira tëvendeve të BE (Gjermania dhe Holanda) të cilat do të organizojnë zgjedhjet në vendet etyre, si një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide për për orgnizimin e procesit zgjedhor në kushtet e pandemisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga