
Si abuzoi me postin Xho Bajden, për të mbrojtur interesat e të birit në Ukrainë
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”Një kompani e ukrainë...
Nga Pierre Haski ?Internazionale?
Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, reagoi ashpër përpara se të mësoheshin detajet mbi sanksionet e reja evropiane. ?Nëse Evropa nuk e respekton Rusinë, Moska do t?i japë fund dialogut me të?- tha ai.
Zemërimi i Rusisë vjen pasi 27 vendet anëtare të BE-së, miratuan njëzëri listën e sanksioneve të reja kundër Rusisë, pas përpjekjes për helmimin e krye-opozitarit rus Aleksei Navalni me Noviçok, një agjent kimik i prodhuar dhe zotëruar nga shteti rus.
Sanksionet godasin 6 personalitete të njohura nga rrethi i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, në Kremlin apo në shërbimin sekret rus. Këta njerëz nuk do të jenë më në gjendje të udhëtojnë në Evropë, dhe do të ngrihen pasuritë e tyre në vendet e BE-së.
Këto sanksionet u miratuan në një kohë rekord, pas konfirmimit zyrtar se substanca e përdorur ishte vërtet Noviçok, siç dëshmohet nga laboratorët në Gjermani, Francë, Suedi dhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.
Një gjest politik
Këto masa janë të kufizuara në fushëveprimin e tyre, por ato janë mbi të gjitha një gjest politik, dhe si të tilla janë interpretuar edhe nga Moska. Vendimi i paraprin qëndrimit strategjik që synon të ketë në të ardhmen Bashkimi Evropian.
Për të flitet prej kohësh, teksa edhe kontradiktat brenda unionit kanë qenë të vjetra. Bota nuk është e njëjta me atë që shihet nga Vilniusi, Athina apo Parisi, dhe deri më tani kjo gjeografi politike ishte dukur e pakapërcyeshme.
E megjithatë, vendet evropiane kanë lëvizur në unison për t?u përballur me dy fuqi ambicioze që veprojnë përtej kufirit, Rusinë dhe Turqinë, që të dy të drejtuara nga ?liderë të dorës së fortë?, që nuk i respektojnë aspak rregullat e lojës.
Kjo sfidë e dyfishtë do t?u japë mundësi evropianëve të gjejnë pozicione të përbashkëta, pasi për shembull, ata që e akuzuan Francën se ishte shumë e ashpër ndaj Turqisë, ishin të njëjtët ata që e akuzuan si tepër të butë ndaj Rusisë.
Sot 27 vendet e BE arrijnë me shumë vështirësi të flasin me një zë mbi çështjen ?Navalni?, ndaj Bjellorusisë apo Turqisë, kjo e fundit e përfshirë në provokime të vazhdueshme në Detin Egje. Ne jemi ende shumë larg një politike të përbashkët të jashtme, një objektiv që duket i paarritshëm.
Por sidoqoftë të 27 vendet e unionit, po krijojnë një kulturë të punës së përbashkët dhe kompromisit, mbi çështje që deri vonë ishin të dominuara nga interesat kombëtare. Ekzistojnë tema të nxehta siç është çështja ?Navalni?, për të cilën duhej të gjendej një marrëveshje midis Gjermanisë dhe Francës, përpara se të arrihej një marrëveshje e plotë midis të 27 vendeve. Dhe kjo e fundit u arrit shumë lehtë.
Pastaj në krye të agjendës së përbashkët janë edhe tema më të gjera, si marrëdhënia midis Evropës dhe Kinës. Në këtë rast, një pjesë e Evropës tashmë i ishte nënshtruar presionit të Pekinit, ndërsa Gjermania kishte interesa të forta si një eksportuese kryesore.
Për këtë arsye, në fillim ishte konkurrenca ajo që dominoi mbi gjithçka tjetër. Por qëndrimi i Kinës i ndihmoi evropianët të kuptonin, se sa ishte e nevojshme të diskutohej nga blloku në bllok, sepse me Pekinin negociatat janë gjithnjë një çështje e raporteve të forcës.
Për të arritur në këtë pikë, u desh një botë gjithnjë e më brutale, dhe një administratë Trump që ka vendosur t?u kthejë shpinën aleatëve të saj. Është ende vetëm fillimi, por mjafton që të ushqejë optimizmin e atyre që kanë përjetuar kontradiktat dhe pengesat e të kaluarës./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”Një kompani e ukrainë...
Një grup ndërpartiak prej 29 deputetësh ukrainas, përmes një...
Nga Jay W.Richards, Douglas Axe &William Briggs ”The Federal...
Ndërsa të gjitha barnat mund të jenë të rrezikshme, sidomos ...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”Ndërsa pand...
Nga Borjan Gjuzelov “Emerging Europe”Javën e kaluar, Komisio...
Që nga kohërat e lashtë, njerëzimi ka synuar të kuptojë se ç...
Nga Robert J. Hutchinson “News Max”* Le të jemi të sinqertë....
Nga Maria Stöhr “Der Spiegel”Janë thjeshte flokë, thonë treg...
Nga Tyler Cowen “Bloomberg”Një Çmim Nobel vlen më pak çdo vi...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”E bëri ajo apo jo? Si...
Nga Janan Ganesh “The Financial Times”Ne që e çmojmë përkush...
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër...
Nga Massimo Mantellini “Internazionale”Disa vjet më parë soc...
Nga Ahmed Charai “National Interest”Si shumë njerëz në gjith...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rëmbec, Mali...
Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin...
Një krim ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Rrëmbec...
Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Dushkarak të Vlorës...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Orët e parë të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh ...
Javën e ardhshme, i nxehti afrikan dhe vapa përvëluese...
E diela e parë e çdo muaji në vendin tonë, do të jetë ...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 mi...
Qytetet amerikane po përballen me një shkallë në rritj...
Bashkimi Evropian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" n...
Izraeli rihapi të hënën pikat kufitare për në Gaza pas...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, arrit...
Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai që së pari kritik...
Kompjuterat që prodhojnë kriptomonedha përdorin një sasi t...
Tregu valutor sot sërish shfaqet me lëkundje. Euro, paundi...