LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do jetë transferimi i vitit, Reali bën gati firmën me Kylian Mbappe

16 Tetor 2020, 06:34, Sport CNA
Do jetë transferimi i vitit, Reali bën gati firmën me Kylian

Real Madrid mbetet favoriti për të nënshkruar me Kylian Mbappe. Florentino Perez pritet të marrë personalisht në dorë çështjen e transferimit të yllit francez, të cilin e do në skuadër, si një pasues të denjë të Cristiano Ronaldos.

Lojtari shumë shpejt do të hyjë në fazën e fundit të kontratës me PSG, skuadër e cila i ka ofruar 150 milionë euro për pesë vite, por që nuk ka pasur sukses.

Refuzimi që lojtari i ka bërë PSG-së për vazhdimin e kontratës, është një sinjal që edhe lojtari do të miratonte një kalim te Real Madrid. Real Madrid do të jenë të gatshëm të ofrojnë deri në 200 milionë euro për Mbappen. Mbappe në vitin 2017 u transferua te PSG nga Monaco, për 180 milionë euro.

Lajmet e fundit nga