Connect with Us

Belgjika masa drastike ndaj Covid/ Kufizohet lëvizja e qytetarëve, mbyllen baret dhe restorantet

Bota

Belgjika masa drastike ndaj Covid/ Kufizohet lëvizja e qytetarëve, mbyllen baret dhe restorantet

Publikuar

-

Belgjika masa drastike ndaj Covid/ Kufizohet lëvizja e qytetarëve, mbyllen baret dhe restorantet

Komiteti Belg i Shëndetit Publik vendosi të ndalojë lëvizjen nga mesnata e së hënës deri në 5 të mëngjesit, si dhe të mbyllë baret dhe restorantet për një muaj.
Këtë pasdite Komiteti r mbajti një takim për të shqyrtuar rrjedhën e pandemisë në vend.

Ky takim u shoqërua me tensione, pasi siç raportojnë mediat vendase, nuk kishte dakordësi për shumë çështje, dhe pati mosmarrëveshje.
Komisioni vendosi të marrë masa të reja, më e rëndësishmja prej të cilave është mbyllja e restoranteve, dhe kafeneve për një muaj.

Duke folur me përfaqësuesit e mediave pas takimit, Kryeministri Alexander de Croe tha se pavarësisht nga masat e marra javën e kaluar, përhapja e virusit po përshpejtohet, dhe numrat janë dyfishuar çdo javë.

“Sot, pothuajse 2,000 njerëz janë duke marrë trajtim. Dje 35 persona humbë jetën nga koronavirusi. Shifrat janë shqetësuese dhe janë më të larta se ato të Marsit dhe Prillit. “Dhe ditët e ardhshme nuk do të jenë pozitive, numrat do të vazhdojnë të rriten,” tha de Croe, duke njoftuar masat e reja që do të merren nga qeveria belge, të cilat do të hyjnë në fuqi të hënën.

LEXO EDHE:  “Maskat po përdoren si stoli”/ Pipero kritika të forta qytetarëve: Rikthimi i Covid përtej pritshmërive

Disa prej masave të marra nga Komiteti i Ekspertëve të Shëndetit në Belgjikë janë:
-Grumbullimet private në shtëpi janë të kufizuara në 4 persona (gjithmonë të njëjtët njerëz) për dy javë
-Takimet në vendet publike janë të kufizuara deri në 4 persona
-Blerjet e Krishtlindjeve anulohen
-Puna nga telefoni bëhet rregull
-Kafenetë dhe restorantet do të mbyllen për një muaj
-Ndalohet shitja e alkoolit nga ora 20:00. për një muaj
-Ndalimi i trafikut nga mesnata deri në 5 pasdite.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

LEXO EDHE:  Pandemia i thellon sfidat me të cilat përballen vajzat në gjithë botën

LEXO EDHE:  Arrestohen rivalët e Aldo Bares, një prej tyre vrasësi i vëllait të tij

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gjithë qytetarët, sidomos ata të Izmirit ku goditja ishte më e fortë.

Banorët e Izmirit kanë marrë makinat dhe po tentojnë të largohen nga qyteti. Megjithatë, kjo lëvizje në masë ka bërë që të bllokohet rruga drejt qytetit duke ua bërë akoma më të vështirë punën ekipeve me ndihma që vinë në drejt të Izmirit.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm i vendit Süleyman Soylu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin makinat.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ekipet në terren i kanë të gjithë, nga tendat tek batanijet e enët e kuzhinës, e vetmja gjë për të cilën ata kanë nevojë është rruga.

LEXO EDHE:  Europa në flakë/ Zjarri rrezikon një tjetër shtet

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Regjistrohen 26 milion persona të infektuar me Covid në të gjithë botën, ja sa kanë humbur jetën

“Kërkesa jonë për qytetarët e Izmirit është, ju lutemi, të mos i përdorni makinat. Tenda, batanije, kuzhina të lëvizshme, spitale, ne i kemi të gjitha gjërat e nevojshme. Ekipet tona janë duke punuar. E vetmja gjë për të cilën ne kemi nevojë është rruga. Ju lutemi lirojeni rrugën për ekipet tona të ndërhyrjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Publikuar

-

Nga

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa viktima, Turqia nuk ka zënë më qetësi.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” ka raportuar për një sërë tërmetesh tjera që kanë goditur Turqinë pas lëkundjeve të forta.

Tërmetet janë të magnitudave të ndryshme dhe variojnë nga 4.3 ballë në 2.1 ballë të shkallës Rihter.

Këto lëkundje kanë rritur edhe më tepër tensionet dhe panikun te qytetarët që në këtë kohë pandemie po përballen edhe me një fatkeqësi natyrore.

Kujtojmë se tërmeti tragjik që deri më tani ka shkaktuar 12 viktima, ishte me magnitudë 6.6 ballë dhe me një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje.

LEXO EDHE:  Pandemia i thellon sfidat me të cilat përballen vajzat në gjithë botën

LEXO EDHE:  Europa në flakë/ Zjarri rrezikon një tjetër shtet

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur dhe se 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Aktualisht kërkimet nën rrënoja po vazhdojnë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dy viktima në Greqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE