Connect with Us

“Bëhu lider i vërtetë…”, ja çfarë i shkruan trajneri shqiptar kryeministrit Rama

Sport

“Bëhu lider i vërtetë…”, ja çfarë i shkruan trajneri shqiptar kryeministrit Rama

Publikuar

-

Një situatë e paprecedentë është krijuar se fundmi në futbollin shqiptar, ku Liga Profesioniste, prej afro 1 muajsh ka vendosur të bojkotojë kampionatin. Qeveria dhe liga u futën në një llogore “lufte” për sa i përket kërkesave dhe qëndrimeve, teksa duket se akujt kanë filluar të shkrijnë.

Ndërkohë një kërkesë speciale ka mbërritur nga Kosova për kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për trajnerin e Ballkanit të Suharekës, Ismet Munishi. Nëpërmjet një komenti në  faqen zyrtare të kreut të qeverisë, Munishi, i ka kërkuar Ramës të behet lider i vërtetë dhe të bëj kompromis për futbollin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Aksidentoi për vdekje çiftin e sapomartuar, futbollisti 21-vjeçar dënohet me 3 vite e 8 muaj burg

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik në korrik të vitit 2019 i mori jetën një çifti të sapomartuar. Futbollisti Zhoao Malek ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, teksa shkaktoi një aksident të rëndë, duke i marrë jetën çiftit të ri.

Ndërkohë ditën e djeshme, gjykata e Puente Grendes, ka bërë publike edhe vendimin, duke dënuar me 3 vite, 8 muaj e 15 ditë burg, 21-vjeçarin i cili në të kaluarën e tij ka qenë i huazuar te Porto dhe Sevija, duke u aktivizuar me ekipet e dyta të këtyre klubeve.

Veç burgut futbollisti me origjinë nga Kameruni, i lindur në Meksikë, duhet të të paguajë edhe një dëmshpërblim që kap shifrën e 3 milion pesos (rreth 120 mijë euro). Kjo për dëmet e bëra gjatë aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio në emergjencë totale, Inzaghi “kryqëzon gishtat”

Publikuar

-

Nga

Simone Inzaghi pret me ankth përgjigjet e tamponëve të futbollistëve të tij, pasi kur jemi pak më tepër se 24 orë larg ndeshjes me Torinon, bardhekaltrit numërojnë një listë të gjatë futbollistësh të padisponueshëm.

Në prag të transfertës ndaj Club Brugge në Europa League, testimet e UEFA-s konfirmuan si pozitivë futbollistë si Immobile, Luis Alberto, Lazzari e Anderson, të cilët iu shtuan emrave si Strakosha, Lucas Leiva, Luiz Felipe, Armini e Cataldi.

E si të mos mjaftonin këta, në klubin e Lazios janë të dëmtuar edhe futbollistë si Radu, Luliç e Escalante, ndërsa të enjten në mbrëmje listës iu shtuan edhe Fares e Patric, ndaj skuadra është në emergjencë totale para sfidës me Torinon.

Shpresat e drejtuesve të Lazios janë që testet e UEFA-s të kenë gabuar si të rastin e Hakimit të Interit një javë më parë dhe të rikuperojnë ndonjë nga futbollistët e prekur nga koronavirusit, pasi përndryshe Inzaghi do të ketë në pankinë vetëm futbollistë nga ekipi i të rinjve.

Klubi roman e kishte mundësinë të kërkonte shtyrjen e ndeshjes me Torinon, pasi protokolli e parashikon qartë që në rast se një klub ka 10 mungesa, mund të kërkojë vetëm një herë në sezon shtyrjen e ndeshjes, megjithatë Lotito e Tare kanë vlerësuar që përballja me skuadrën “granata” të luhet sipas kalendarit.

LEXO TE PLOTE

Sport

E mbani mend Dani Ager? Ish-mbrojtësi i Liverpulit i futet industrisë së…

Publikuar

-

Nga

Dani Ager është një nga futbollistët më besnikë të Liverpulit gjatë dy dekadave të shkuara. Mbrojtësi danez erdhi në vitin 2006 te “The Reds” dhe u largua në vitin 2014, pasi kishte dhënë gjithçka për Liverpulin dhe kishte mbërritur në trajektoren në rënie të karrierës së tij si futbollist. Liverpulin e pasuan dy vite të klubi ku u rrit dhe u formua si futbollist, Brondbi e më pas në vitin 2016 mbylli karrierën në moshën 31-vjeçare.

Paratë e fituara si lojtar futbolli Ager i ka shfrytëzuar për hapjen e disa bizneseve me vëllain e tij, ndërkohë që së fundmi i është futur industrisë së tatuazheve. Ager, përveç aftësive të tij në difensivën e Liverpulit, është njohur edhe si një prej lojtarëve me më shumë tatuazhe në trup dhe gjithmonë binte në sy sa herë hiqtë uniformën e tij.

Të pikturuarit e trupit është padyshim një pasion i madh i 35-vjeçarit dhe së fundmi ai ka vendosur të ndërtojë një biznes të tijin, që po rritet çdo ditë e më shumë. Ai së bashku me pronarin e firmës “Hummel” dhe një tjetër artist të njohur tatuazhes në Danimarkë ka vendosur të hapë kompaninë e tij. Kompani quhet “KloAgger” dhe prej vitesh operon me shumë sukses në tregun europian të tatuve. Ager padyshim merr edhe vetë pjesë ne vizatimin e tatuazheve te klientët e tij.

LEXO TE PLOTE