Connect with Us

Agron Llakaj zbulon pse braktisi “Portokallinë”/ Më “largoi” Ardit Gjebrea

Showbizz

Agron Llakaj zbulon pse braktisi “Portokallinë”/ Më “largoi” Ardit Gjebrea

Publikuar

-

Agron Llakaj zbulon pse braktisi “Portokallinë”/ Më “largoi” Ardit Gjebrea

Largimi i shumë emrave të njohur nga Portokallia këtë vit, nga prezantuesja Xhemi Shehu tek Altin Basha, bëri zhurmë të madhe në media. Por jo vetëm në këtë sezon. Ndër vite shumë figura të njohura janë larguar nga ky spektakël duke përfshirë dhe aktorin e madh të humorit Agron  Llakaj.

I ftuar në një emision askokohe  Llakaj rrëfeu pse u largua nga “Portokalli” dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim. “Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj… Artisti nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në Këngën Magjike dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin , Altin Bashën. Nuk i mora leje por e informova . Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek Kënga Magjike . Të nesërmen që ishte portokallia në transemtim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që unë isha i dënuar.

Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë. I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova. Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga”, shprehej ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Maluma vjen në Tiranë/ Zbulohet data e koncertit

Publikuar

-

Nga

Koncerti i këngëtarit Maluma në vendin tonë u anulua si pasojë e pandemisë dhe një lajm i mirë vjen për të gjitha fansat e tij. Duke qenë se dhe vendet e Evropës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve dhe Shqipëria do të mbajë koncertin e shumëpritur të Malumës.

Maluma do të jetë në Tiranë në Ditën e Verës, më 14 mars 2022 dhe do të mbahet në sheshin Skendërbej.

Bashkia Tiranë bëri njofton se nuk do të ketë rimbusim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

LEXO EDHE:  “Dorën në qafë dhe gishtin në b….” Stefi Prifti për votimin në Këngën Magjike: “Ushtarët kukulla” janë për të ardhur keq!

LEXO EDHE:  Lufta me Covid/ Drejtori i “Shefqet Ndroqit” letër “sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit”

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë bileta.”, bëri me dije kompania RedCloud./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Publikuar

-

Nga

Rezarti u shpreh se Alexi është homoseksual/ Salsano Rrapo del në mbrojtje të aktorit

Përplasja mes Aleks Seitajt dhe Rezart Veleshnjas rrëmbeu menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale ku ky i fundit akuzoi aktorin e Portokallisë se parodinë e tij  nuk duhet ta shikojnë adoleshentët. Ai ngriti pretendime se Alexi është homoseksual.

Shumë personazhe të njohur i dolën në mbrojtje Alexit mes tyre edhe aktori Salsano Rrapi. Ky i fundit ka hedhur thumba për Rezartin.

Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

LEXO EDHE:  5 foto që tregojnë se pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

LEXO EDHE:  Mos harroni ti lani peshqirët/ Ja arsyeja pse

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Kam rënë në dashuri me një vajzë”/ Bebe Rexha flet për herë të parë për orientimin e saj seksual

Publikuar

-

Nga

“Kam rënë në dashuri me një vajzë”/ Bebe Rexha flet për herë të parë për orientimin e saj seksual

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka pranuar se ka dalë me vajza të famshme në të shkuarën. Në një intervistë për ‘Gay Times’ ajo u shpreh se ka rënë në dashuri me një vajzë në të shkuarën.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese“, theksoi Bebe.

Vitin e kaluar këngëtarja u pyet në një intervistë arsyen pse nuk e kishte përcaktuar seksualitetin e saj dhe ajo u përgjigj: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

Bebe Rexha tani po jeton një histori dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin./CNA.al

LEXO TE PLOTE