LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ademi: Mund të kërcej më lart se Ronaldo

16 Tetor 2020, 11:20, Sport CNA
Ademi: Mund të kërcej më lart se Ronaldo

Kemal Ademi, sulmuesi shqiptar që është transferuar në këtë merkato tek Fenerbahçe për të zëvendësuar Vedat Muriqin, ka folur për mediat turke, teksa ka treguar më shumë rreth vetes së tij dhe mënyrës së lojës. 24-vjeçari ka theksuar se në momentin që është 100%, mund të kërcej edhe më lart se Kristiano Ronaldo, ndërsa shprehet se transferimi te Fenerbahçe u krye shumë shpejt.

?Kur të jem 100 përqind i gatshëm, mund të kërcej më lart se Ronaldo. Unë punoj shumë. Jam i gjatë dhe mendoj se jam lojtar i shpejt. Kam luajtur vazhdimisht në Basel dhe pas largimit të drejtorit që më solli mua në klub, unë vendosa të largohem. Gjatë verës, dëgjuam se Fenerbahçe po kërkon një sulmues dhe transferimi u krye shpejt.

Kishte luftë në Kosovë dhe ne u zhvendosëm në Gjermani me nënën dhe vëllain tim. Nëna ime ishte shtatzënë dhe u desh të kthehesha në Kosovë për procedura burokratike. Dhe më pas erdhëm në Zvicër për një jetë më të mire?, u shpreh Ademi. Kujtojmë se Ademi ende nuk e ka ndarë nëse do të jetë pjesë e Zvicrës apo Kosovës, edhe pse duket më i orientuar drejt helvetëve.

Lajmet e fundit nga