Connect with Us

Zyrtare/ Lokomotiva e Zagrebit prezanton një tjetër futbollist shqiptar

Sport

Zyrtare/ Lokomotiva e Zagrebit prezanton një tjetër futbollist shqiptar

Publikuar

-

Françesko Tahiraj është lojtari më i ri i Lokomotivës së Zagrebit, duke shtuar numrin e futbollistëve shqiptarë në këtë ekip.

Sulmuesi 24-vjeçar, ishte pjesë e Hajduk Split në sezonin e fundit, me të cilët mbylli bashkëpunimin para pak ditësh dhe ishte një lojtar i lirë.

Futbollisti shqiptar nuk vonoi për të gjetur ekipin e ri, teksa vendosi të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Tahiraj në të kaluarën ka qenë pjesë Kombëtares së moshave, ndërsa me kalimin te Lokomotiva, shpreson të tregojë paraqitje të mira, për të marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja e parë.

TAHIRAJJ

Te Lokomotiva e Zagrebit, Tahiraj do të gjejë edhe 4 shqiptarë të tjerë, si Sherif Kallaku, Indrit Tuci, Enis Çokaj dhe Jon Mersinaj.

Tahiraj ka dalë nga akademia e Juventusit, teksa ka qenë edhe pjesë e 19-vjeçarëve të Karpit e Torinos, për të kaluar në 2015-ën te Zavrç, Aluminij, Hajduk Split dhe së fundmi do vazhdojë te Lokomotiva në Kroaci.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Muriqi dhe lojtarët e tjerë të Lazios përjetojnë tmerrin me avionin e ri të Lazios

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi me bashkëlojtarët e tij kanë përjetuar tmerrin në transferten e parë me aeroplanin e ri të Lazios të shtunën. Lazio e bleu një aeroplan të ri privat për skuadrën e vet gjatë kësa jave, por prapëseprapë iu desh të kthehej nga Crotone me fluturim të rregullt, sipas mediave italiane.

Skuadra e Lazios udhëtoi drejt Crotones në aeroplanin e ri por ishte një fluturim për t’u harruar në Boeing 737 të tyre. Gazeta dello Sport raporton se kushtet e këqija atmosferike përreth Crotones dhe Kalabrisë kanë ndikuar në fluturimin e Lazios drejt Kalabrisë.

“Mbërritim plot frikë, përvec Igli Tarës, Francesco Acerbit dhe Marco Parolos”, ka thënë Ciro Immobile pas ndeshjes me Crotonën. “Parolo është plotësisht i çmendur, ai argëtohet në aeroplan sikur është në luhatëse. Kur mbërritëm i pyeta shokët pse nuk më kishin bërë video, mbase sepse as ata nuk ia kaluan aspak mirë”, tregoi ai.

Edhe kthimi nga Crotone ka qenë problematik. Për shkak të motit, aeroporti i Crotonës ishte mbyllur dhe Lazios iu desh të udhëtonte me autobus deri në Lamezia Terme dhe pastaj të kthehej në Romë me fluturim të rregullt.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mihajloviç zbulon mesazhin e Edi Ramës kur ishte në spital

Publikuar

-

Nga

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë.

Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç.

“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.

“Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës)

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.”

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Ibra “show”, Milani i lë “targën” Napolit dhe vazhdon marshimin në krye

Publikuar

-

Nga

Milani mposhti Napolin në “San Paolo” me rezultatin 1-3, duke u rikthyer të rezultatet pozitive pas barazimit në shtëpi ndaj Veronës.

Dopieta e bomberit Zllatan Ibrahimoviç dhe goli në sekondat e fundit nga talenti Hauge, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve, që në 8 javët e para të kampionatit kanë arritur të grumbullojnë 20 pikë.

Golin e vetëm për të besuarit e Gatuzos e realizoi Mertens në minutën e 63-të. Vlen të theksohet fakti se vendasit e luajtën për afro 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Bakajoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Fiorentinës, ndërsa Napoli do të luajë përsëri në shtëpi ndaj Romës.

Lajm i keq për Milanin është fakti se Ibrahimoviç la ndeshjen e dëmtua, teksa u pa në fundin e takimit me këmbën e fashuar.

FT: NAPOLI-MILAN 1-3

Mertens 63′ / Ibrahimoviç 21′ , 55′ , Hauge 90+4′ 

KARTONI I KUQ I BAKAJOKOS: 

GOLI I MERTENS:

GOLI I DYTË I IBRËS:

GOLI I PARË I IBRËS:

 

LEXO TE PLOTE