Connect with Us

Ursula von der Leyen largohet menjëherë nga Samiti i BE/ Zbulohet shkaku

Bota

Ursula von der Leyen largohet menjëherë nga Samiti i BE/ Zbulohet shkaku

Publikuar

-

Ursula von der Leyen largohet menjëherë nga Samiti i BE/ Zbulohet shkaku

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, është larguar nga samiti i BE dhe është vetëizoluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e KE, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, informon se një person nga zyra e saj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ursula von der Leyen deklaron se ajo vetë ka dalë negative, por thekson se po largohet menjëherë nga Këshilli Evropian si masë paraprake.

LEXO EDHE:  Largohen nga puna 120 persona në Drejtorinë e Transportit/ Pesë deri 20 mijë euro ryshfet për punësim

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vetëizolim”, shkruan ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gjithë qytetarët, sidomos ata të Izmirit ku goditja ishte më e fortë.

Banorët e Izmirit kanë marrë makinat dhe po tentojnë të largohen nga qyteti. Megjithatë, kjo lëvizje në masë ka bërë që të bllokohet rruga drejt qytetit duke ua bërë akoma më të vështirë punën ekipeve me ndihma që vinë në drejt të Izmirit.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm i vendit Süleyman Soylu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin makinat.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ekipet në terren i kanë të gjithë, nga tendat tek batanijet e enët e kuzhinës, e vetmja gjë për të cilën ata kanë nevojë është rruga.

LEXO EDHE:  Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

LEXO EDHE:  Publikohet data/ Ja kur fillon viti i ri akademik

“Kërkesa jonë për qytetarët e Izmirit është, ju lutemi, të mos i përdorni makinat. Tenda, batanije, kuzhina të lëvizshme, spitale, ne i kemi të gjitha gjërat e nevojshme. Ekipet tona janë duke punuar. E vetmja gjë për të cilën ne kemi nevojë është rruga. Ju lutemi lirojeni rrugën për ekipet tona të ndërhyrjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Publikuar

-

Nga

Turqia “mbytet” nga tërmetet/ Dhjetëra lëkundje rrisin panikun

Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa viktima, Turqia nuk ka zënë më qetësi.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” ka raportuar për një sërë tërmetesh tjera që kanë goditur Turqinë pas lëkundjeve të forta.

Tërmetet janë të magnitudave të ndryshme dhe variojnë nga 4.3 ballë në 2.1 ballë të shkallës Rihter.

Këto lëkundje kanë rritur edhe më tepër tensionet dhe panikun te qytetarët që në këtë kohë pandemie po përballen edhe me një fatkeqësi natyrore.

Kujtojmë se tërmeti tragjik që deri më tani ka shkaktuar 12 viktima, ishte me magnitudë 6.6 ballë dhe me një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje.

LEXO EDHE:  Murrizi “i përvishet” Bashës/ Po sillet me të njejtën hipokrizi si Rama

LEXO EDHE:  Murrizi “i përvishet” Bashës/ Po sillet me të njejtën hipokrizi si Rama

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur dhe se 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Aktualisht kërkimet nën rrënoja po vazhdojnë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dy viktima në Greqi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmeti i fuqishëm “shkrin akujt” mes Greqisë dhe Turqisë

Publikuar

-

Nga

Pas telefonatës me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, edhe presidenti turk Regep Taip Erdogan i ka shprehur Greqisë dhe Mitsotakis, ngushëllimet për viktimat që la pas tërmeti që shkundi dy vendet fqinje, paraditen e kësaj të premteje.

“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra të tjera në jetë”, shkruan Erdogan në tëitter.

Mesazhi i ngushëllimit i Erdogan, erdhi menjëherë pas telefonatës së kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk, ku të dy palët shprehën ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe treguan gatishmërinë për të ndihmuar njëri tjetrin, në këto kohë të vështira./CNA.al

LEXO TE PLOTE