LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj: PD në gjendje krize identiteti

15 Tetor 2020, 19:34, Politikë CNA
U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj: PD në

Ish-deputeti i PD-së Astrit Veliaj ka sulmuar sërish kreun e PD Lulzim Basha, pasi e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit.

I ftuar në ?PolitikOn? u shpreh se sot PD është në një gjendje krize identiteti.

Sipas tij, të njëjtën njerëz që çuan PD-në drejt humbjes në vitin 2013 po mbajnë sot flamurin e fitores.

?Unë kam investuar për qarkun, por jam skualifikuar si kandidat. Njerëzit që çuan në opozitë në vitin 2013, që dështuan, sot po mbajnë flamurin e fitores. Unë nuk shpresë se po ata njerëz, doganierë, drejorë transporti dhe hipoteke, janë në PD nëpër qarqe.

Kostoja që morëm në vitin 2013, po e marrin edhe në vitin 2021. PD sot është në një gjendje krize identiteti. Në qarqe ka kryetarë dege që kanë fituar me 97 %. Demokraci është kjo që votohet me këtë përqindje?! Ne nuk kemi ndryshuar, vazhdojmë me të njëjtat figura.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga