Showbizz
Teatrot hapur, kinematë mbyllur/ Gent Zenelaj kritikon Ramën: Vendim për të sajuar rrëmujë, artistët të braktisur

Qeveria Rama ka firmosur urdhrin që lejon hapjen e kinemave. Pikërisht kur janë kthyer masat anticovid dhe maska është bërë tashmë e detyrueshme në Shqipëri, kinematë do të mirëpresin pas afro 7 muajsh ndërprerje të pasionuarit pas ekranit të madh.
Por ky vendim i qeverisë, nuk ka kaluar pa shkaktuar debat, pasi teatrot duhet të vazhdojnë të rrinë mbyllur. Artdashësit kanë ngelur të surprizuar nga ky vendim, në dukje kontradiktor.
Gentian Zenelaj tha se, vendimi i fundi është lajm i mirë për biznesin e kinemave dhe lajm i keq për të gjitha ata që ushqehen me artin.
“Jam pro çdo mase që bën të mundur frenimin e kësaj çmendurie që po ndodh, por mbase do të ishte mirë që qeveria ta rishikonte protokollin e rifutjes së njerëzve në teatër, psesë nëse njerëzit rrinë në një sallë kinemaje 2 orë, nuk ndodh asgjë nëse rrinë 1 orë e gjysmë në një sallë teatri”, tha aktor në Euronews Albania.
“Më duket pak e çuditshme dhe e pa menduar. Mund të jetë thjesht një vendim për të sajuar rrëmujë mediatike. Do të kisha dëshirë që ta rishikonin ose të bënin eksperiment. Po pres që të ketë një reflektim për këtë masë, që në një far forme është e njëanshme”, shtoi ai.
Gentian Zenelaj tha se artistët janë më të prekurit nga pandemia dhe se qeveria nuk ka ofruar për ta asnjë ndihmë.
“Nuk di që ndonjë koleg i imi të ketë marrë pagë lufte. Kemi një braktisje totale që i është bërë kësaj kategorie dhe po flas për të gjithë arstistët që nuk janë të përfshirë në bordero. Po bëhen 8 muaj dhe uroj që të bëhet diçka”, përfundoi aktori i njohur.
Lajme të Rekomanduara:

Nuk i pëlqen të veshë shumë rroba/ Njihuni me “bishën” e Instagramit
Annelese Milton është një modele seksi shumë e njohur në rrjetet sociale. Bukuroshja çmend ndjekëit me fotot ku shfaqet vetëm me të brendshme seksi. Annelese...

Kjo vajzë do t’iu vjedhë gjumin dhe ëndrrat/ Nuk i lë vend imagjinatës me pozat e saj tejet të nxehta
Pa më të voglin dyshim se pozat e kësaj modeleje do t’iu lënë pa gjumë. Francia James mahnit me format e saj shpërthyese të gjithë...