Connect with Us

Studimi i ri për imunitetin ndaj Coronës/ Infeksioni i dytë më i rëndë se i pari

Aktualitet

Studimi i ri për imunitetin ndaj Coronës/ Infeksioni i dytë më i rëndë se i pari

Publikuar

-

BIlanci nga koronavirusi/ Mbretëria e Bashkuar regjistron rekord viktimash

Zyrtarisht në botë ekzistojnë pesë raste të riinfektimit të pacientëve nga Corona. Rasti i fundit është ai i dokumentuar në SHBA tek një i ri 25 vjeçar nga Nevada. A dimë tani më shumë për imunitetin ndaj SARS- CoV-2?

 Ja disa nga mësimet e nxjerra prej krizës së Coronës 2020: Ne e kemi pranuar ose të paktën jemi mësuar me faktin se për COVID-19 ekzistojnë më shumë pyetje se sa përgjigje për jetëgjatësinë e virusit sipërfaqësor, simptomat ekzakte në rastin e infektimit apo imunitetin mbas kapërcimit të sëmundjes.

Dhe megjithatë ne shpresojmë që me çdo lajm apo studim të ri të marrim njohuri të reja, sado të vogla.

Kështu ndodh sigurisht edhe në rastin e këtij studimi të publikuar në revistën shkencore “The Lancet – Infectious Diseases”. Studimi merret me rastin e pestë të dokumentuar në botë të riinfektimit me COVID-19, kur pacienti sëmuret sërish me COVID-19 disa javë apo muaj pasi është shëruar një herë nga Corona.

Për të mos krijuar iluzione: Edhe pas këtij studimi vazhdojnë të mos marrin përgjigje pyetjet për imunitetin prandaj kërkimet duhen vazhduar: thuhet në përmbledhjen e studiuesve që kanë marrë pjesë studim. Megjithatë studimi parashtron hipoteza të ndryshme dhe kërkon studime të tjera për të zgjidhur enigmën e çështjes së imunitetit.

Infeksioni i dytë më i rëndë se i pari

Pacienti i studimit të fundit, një 25 vjeçar nga rajoni Washoe i Nevadës, mori dy herë brenda 48 ditëve përgjigje pozitive të analizave që nxorën se ai ishte infektuar nga dy lloje SARS-CoV-2.

Ky rast tregoi se brenda një periudhe të shkurtër kohe mund të shfaqet një infeksion i dytë, që për më tepër mund të jetë më i rëndë se i pari. Nga hera e parë e infektimit në muajin prill 2020 deri në infektimin për herë të dytë, i riu pati bërë dy herë analizat për SARS- CoV-2, dhe pati marrë përgjigje negative.

Por, në qershor të 2020 tek pacienti u shfaqën simptoma të rënda COVID-19, mes të cilave ethe, dhembje koke, të marra mendsh, kollitje, të vjella dhe diare, prandaj ai u dërgua në spital dhe kur bëri analizat mori përgjigje pozitive për infektim të dytë. Ndërkohë ai ka dalë nga spitali dhe është shëruar edhe nga infeksioni i dytë.

Autorët e studimit shkruajnë, se ekspozimi një herë ndaj COVID-19 nuk garanton imunitet të plotë, prandaj duhen bërë analiza të mëtejshme për të parë nëse kemi të bëjmë me reinfektim.

Autorët e studimit këshillojnë që të gjithë personat, pavarësisht nëse janë diagnostikuar apo jo më parë, duhet të marrin masa të njëjta parandalimi për të shmangur infektimin me SARS-CoV-2: pra ruajtje distance, mbajtje maske dhe larje e shpeshtë e duarve.

Riinfektsonet: Aktualisht vetëm mund “të spekulojmë”

“Ka ende shumë gjëra që nuk dihen për infeksionet SARS-CoV-2 dhe reagimin e sistemit imunitar, por rezultatet tona thonë se infektimi një herë me SARS-CoV-2 nuk të mbron patjetër nga një infeksion tjetër”, thotë Marka Pandori nga Laboratori shtetëror i Shëndetit publik në Universitetin e Nevadës, autori kryesor i studimit në fjalë.

“E rëndësishme është të kihet parasysh se kemi të bëjmë me rezultatet e një rasti, dhe nuk mund të bëjmë përgjithësim të fenomenit. Megjithëse nevojiten studimet të tjera, fakti që ekziston mundësia e reinfektimit ka ndikim të madh mbi mënyrën si kuptohet imuniteti në rastin e COVID-19, sidomos kur kemi të bëjmë me mungesën e një vaksine të efektshme.”

Gjenoma e mostrave të virusit të hasur tek pacienti u segmentua në muajin prill dhe qershor dhe tregoi ndryshime domethënëse gjenetike midis dy rasteve, gjë që tregon se pacienti është infektuar dy herë me dy infeksione të ndryshme SARS-CoV-2, thonë studiuesit.

Në botë ka pasur edhe katër raste të tjera të konfirmuara riinfektimi, në Belgjikë, Holandë, Hongkong dhe Ekuador. Por vetëm pacienti i Ekuadorit pati në rastin e riinfektimit ecuri më të rëndë sëmundjeje në krahasim me infektimin e parë.

“Na duhen më shumë studime për të kuptuar sa kohë zgjat imuniteti tek njerëzit që janë ekspozuar një herë ndaj SARS-CoV-2 dhe  pse disa prej këtyre infektimeve të dyta megjithëse janë të rralla, janë më të rënda”, thotë Pandori.

LEXO EDHE:  Studimi/ Të folurit mund ta përhapë koronavirusin, po aq shumë sa edhe kollitja

“Deri tani kemi parë pak raste riinfektimesh, por kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe raste të tjera, sepse shumë raste të COVID-19 kalojnë pa simptoma. Aktualisht ne vetëm mund të spekullojmë sa i përket shkaqeve të riinfektimit,” thotë autori i studimit.

Njësoj si në rastin e riinfektimit në Ekuador, edhe tek pacienti në SHBA simptomat ishin më të rënda gjatë infektimit të dytë, ndërsa në rastet e Belgjikës, Holandës dhe Hongkongut nuk kishte ndryshime midis rastit të parë dhe të dytë.

Hamdendje të ndryshme

Autorët prezantojnë hipoteza të ndryshme për të shpjeguar gradën e rëndesës gjatë infektimit të dytë: Kështu për shembull që pacienti ka mundësi të ketë hasur më vonë me ngarkesë më të madhe virusi, i cili ka shkaktuar në rastin e dytë reaksion më të madh, ose se ai ka mundësi që të ketë rënë në kontakt me një version më virulent të virusit.

Një hipotezë tjetër është ajo e parimit ADE, Antibody-Dependent-Enhancement (ADE) –përmirësimit të varur prej antitrupave, gjatë të cilave virusi përdor sistemin imunitar për ta infektuar më shumë organizmin – dhe ky mund të jetë një nga shkaqet e gradës së rëndesës në infeksionin e dytë.

Kjo është vërejtur tashmë gjatë virusit Beta të Coronës SARS-CoV dhe gjatë sëmundjeve të tjera si për shembull Dengue. Gjatë këtij mekanizmi antitrupat që rrisin infeksionin ngjiten pas sipërfaqes së virusit, por nuk e luftojnë atë, përkundrazi bëjnë që ai të pranohet më mirë prej qelizës. Kështu nxitet shtimi i virusit.

Përveç kësaj, shkruajnë autorët, ekziston një mundësi megjithëse shumë e vogël e infektimit të vazhdueshëm, pra një lloj forme e deaktivizimit/reaktivizimit. Që kjo hipotezë të jetë e vërtetë, do të duhet të ekzistojë një shkallë e caktuar mutationi e SARS-CoV-2. Virusi vërtet që ka mutacion, por ai nuk ka shkallën e mutacionit të një grupi, shpjegon për Deutsche Welle-n, virologu Hendrik Streeck.

Një shpjegim tjetër do të ishte ai i ekzistencës së një koinfeksioni të njëhershëm të të dy tipeve të viruseve. Kjo do të thoshte se tipi i dytë i virusit ka mbetur i pazbuluar në prill 2020. Dhe anasjelltas, tipi i parë i virusit ka qenë i patestueshëm në qershor 2020.

Autorët pranojnë se nuk janë në gjendje as të bëjnë vlerësime për reagimin e imunitetit në rastin e parë të SARS-CoV-2, as të flasin për efektivitetin e reagimit të imunitetit (për shembull titra antitrupash të neutralizuara) gjatë infektimit të dytë.

Rastet pa simptoma, të pazbuluara

Përveç kësaj nuk duhet harruar, se si rasti nga SHBA ashtu edhe katër rastet e tjera të dokumentuara të riinfektimit janë shfaqur tek pacientë që kanë pasur simptoma të COVID-19. Kjo do të thotë se ekziston mundësia, që shumë infektime dhe riinfektime të personave pa pasur simptoma, prandaj kanë mbetur të pazbuluara nga praktikat aktuale të bërjes së analizave dhe kontrollit.

“Në përgjithësi si në SHBA ashtu edhe në pjesën tjetër të botës mungon një segmentim gjithëpërfshirës i gjenomës pozitive COVID-19, si dhe mundësive të analizave dhe kontrollit, gjë që kufizon aftësinë e studiuesve dhe zyrtarëve të sistemit shëndetit publik që të diagnostikojnë virusin, ta vëzhgojnë dhe të mbërrijnë deri tek gjurmët gjenetike të tij”, shkruan Pandori.

Imunologia Akiko Iwasaki nga Universiteti Yale, SHBA, e cila nuk ka marrë pjesë në studim, shkruan në një koment: “Sa më shumë raste kthimi infeksioni bëhen të ditura, aq më mirë është për komunitetin e shkencës për të kuptuar si funksionon mbrojtja dhe sa shpesh ndikojnë tek imuniteti infeksione të natyrshme me SARS-CoV-2.”

Këto informacione janë çelësi për të kuptuar cilat vaksina do të jenë në gjendje që të mbërrijnë deri tek imuniteti i grupit apo i personave të veçantë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori një moratorium të ri kundër dëbimit nga banesat deri më 3 tetor, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të zbusë kritikat nga progresistët se ka lejuar dëbimin nga banesat të banorëve në kushte të vështira gjatë pandemisë.

Moratoriumi i njoftuar të martën mund të ndihmojë miliona vetë të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre, në një kohë kur vazhdon përhapja e variantit delta dhe shtetet nuk kanë vepruar me shpejtësi për të ndarë ndihma. Masa ndalon dëbimet nga banesat në komuna me “nivele të konsiderueshme dhe të larta” të përhapjes së virusit gjë që përfaqëson zona ku banon 90% e popullsisë amerikane.

Ky veprim përfaqëson një ndryshim qëndrimi nga administrata aktuale, e cila gjatë fundjavës lejoi skdimin e moratoriumit të mëparshëm duke thënë se zgjtja e tij nuk lejohej në bazë të një vendimi të Gjykatë së Lartë. Kjo shkaktoi një hendek të thellë mes Shtëpisë së Bardhë dhe demokratëve progresistë, të cilët këmbëngulin se qeveria federale duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar rreth 3.6 milionë amerikanë që të mos humbasin shtëpitë gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:  Fjala e shkencës/ Atak kardiak? Jo, në disa raste është virusi që godet zemrën, rasti i 53-vjeçares në Itali

LEXO EDHE:  Kanabisi/ Një kurë efektive mjekësore, apo një “ilaç” i mbivlerësuar?

Në komente të martën nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se i kishte kërkuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të peshonte opsionet. Por dukej që presidenti nuk ishte plotësisht i bindur se moratoriumi do t’u rezistonte padive lidhur me kushtetutshmërinë, duke thënë se kishte kërkuar mendimin e ekspertëve lidhur me ligjshmërinë.

Presidenti shtoi se edhe nëse moratoriumi kundërshtohet me padi gjyqësore, gjithsesi do t’u japë ca kohë shtesë shteteve dhe komunave të aktivizojnë miliarda dollarë ndihma për banorët e tyre në rrezik dëbimi nga banesat.

Zyrtarët e administratës kishin thënë më parë se Gjykata e Lartë nuk i kishte lejuar të vendosnin një moratorium të ri pa mbështetjen e Kongresit. Kur Gjykata e Lartë lejoi zgjatjen e moratoriumit të mëparshëm në korrik, gjykatësi Brett Kavanaugh shkroi se zgjatje të mëtejshme kërkonin akt nga Kongresi.

Por të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve theksoi ritmet e ngadalta të ndarjes së ndihmave në nivel komunal si arsye për moratoriumin e ri.

Presidenti Biden këmbëngul se shtetet kanë sasi të mjaftueshme ndihmash federale që duhen përdorur nga autoritetet lokale në ndihmë të personave në nevojë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtar i bandës së Cërrikut që vranë gardistët në 1997/ Esktradohet nga Greqia Bashkim Buzani

Publikuar

-

Nga

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është  krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.

Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

LEXO EDHE:  Studimi/ Të folurit mund ta përhapë koronavirusin, po aq shumë sa edhe kollitja

LEXO EDHE:  Studiuesit parashikojnë konflikte të reja prej Coronës

 Rrethanat e ngjarjes

Sipas Policisë, në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.

Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër.

Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të strukturuar kriminal prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Studimi/ Vaksina e gripit tek gratë shtatzëna, nuk rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  Testi fizik që tregon jetëgjatësinë

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE