LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu nuk është kompletuar ende, pret dhe 2 afrime cilësore në merkato

15 Tetor 2020, 09:42, Sport CNA
Skënderbeu nuk është kompletuar ende, pret dhe 2 afrime

Denis Dovouna dhe Samuel Armah u bënë ditë që kanë ?zbarkuar? në Durrës, po e njëjta gjë nuk vlen për Jozef Ado Teteh e Agbodzie Abei. Dy ganezët e parë kanë treguar formë të mirë dhe kjo i ka ?ëmbëlsuar? disi drejtuesit e Skënderbeut. Ata janë të gatshëm që të luajnë menjëherë, çka përkthehet me një fitore të vogël në këtë merkato.

E kundërta mund të thuhet për të tjerët. Burime pranë klubit flasin se mbrojtësi i majtë (Teteh) i cili do të bashkohej me dy lojtarët e tjerë, ka treguar shenja dëmtimi në testin e kryer në Ganë dhe për pasojë drejtuesit e Skënderbeut kanë vendosur të presin. Sa të marrin një përgjigje të saktë në lidhje me problemet dhe gjendjen e lojtarit, do të thonë fjalën e fundit, pra nëse do të niset apo jo drejt Shqipërisë.

Lajmet e fundit nga