Connect with Us

Skandali me inceneratorët/ Veliaj si Rama, mbron aferën korruptive

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Veliaj si Rama, mbron aferën korruptive

Publikuar

-

 Erion Veliaj paditet për shpifje/ Tre akuzat që duhet të provojë kryebashkiaku

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me akuzat për aferën korruptive të inceneratorëve.

Veliaj deklaroi se ndryshe nga koha e PD kur plehrat ishin bërë mullar në Tiranë, tashmë ato pastrohen 3 herë. Sipas Veliajt, shqetësimi i Bashës nuk janë plehrat, por gjoba e radhës që i vendos bizneseve.

“Pyetja është – Nëse gjërat janë më mirë dhe në vend të plehrave që digjen tani, është një fushë me 10 mijë plepa dhe nga plehrat do të prodhohet energji, ku fle lepuri këtu? Për çfarë janë të mërzitur këta? Jua them unë pse janë të mërzitur këta. Pse nuk protestojnë më për bulevardin, çfarë morën këta nga kompania e bulevardit që të linin protestat? Ju kujtohet që rreshtoheshin këtu dhe thanë – Ne do shtrihemi këtu dhe “Bulevardi i Ri” nuk do bëhet. Ne do shtrihemi dhe do sakrifikohemi këtu se po u bë “Bulevardi i Ri” nuk do ketë më PD. Ne do shtrihemi dhe do japim jetën këtu, e do t’i dalim fadromave përpara, se po nuk bëmë këtë dhe po u bë “Bulevardi i Ri” ne do shkrihemi si forcë politike. Ja ku është “Bulevardi i Ri”. Pse e lanë protestën, çfarë morën që e mbyllën gojën? A ju kujtohet kur digjnin “Rrugën e Kombit” dhe thanë – Po u vendos aty postblloku me pagesë – që në fakt është për të bërë punën që ata lanë përgjysmë, për të bërë urat e reja, për të bërë të gjitha rrugët që kanë qenë me 1 korsi dhe që kanë qenë burim aksidentesh, ata thanë – ne do ta djegim sa herë që të vendosen. Krejt papritur mbaroi protesta, çfarë morën? Çfarë malli morën në shkëmbim që ata lanë protestën? A ju kujtohet Astiri? Ne do shtrihemi këtu, ne do vdesim këtu, o Klevis o hero në zemrat tona ti jeto, a e patë atë? Sa ishte vlera e makinës për të lënë protestën? E dini cila është përgjigja për plehrat, thjesht nuk kanë gjetur gjuhën e gjobës që duhet të paguajë kompania, që PD ta lërë atë dhe të merret me një temë tjetër, se këta çdo proteste i vënë një çmim. E vute re që dolën për kullën, për hotelin e ri ngjitur me Hotel Tiranën, doli në lajme, pastaj e fshinë nga facebook-u, e hoqën edhe nga lajmet, e gjetën gjuhën”, theksoi Veliaj.

LEXO EDHE:  Prapaskenat e Vettingut në politikë/ Zbulohet loja e Bashës dhe Ramës

Kujtojmë se paraditen e sotme, Basha tha se Rama po planifikon të vendosë Milva Ikonomin në krye të bashkisë Durrës për të firmosur kontratat me inceneratorët.

Prej disa muajsh CNA.al ka publikuar dosjen e plotë të skandalit lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve në Shqipëri./CNA.al

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit, siguria e mirëqenia janë në rrezik

LEXO EDHE:  Murrizi zyrtarizon Lëvizjen Demokratike Shqiptare/ 25 prilli provë për shqiptarët

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Berisha “grusht” Bashës/ “Përkëdhel” Kryemadhin

LEXO EDHE:  Pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit, siguria e mirëqenia janë në rrezik

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  Murrizi zyrtarizon Lëvizjen Demokratike Shqiptare/ 25 prilli provë për shqiptarët

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Berisha “grusht” Bashës/ “Përkëdhel” Kryemadhin

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE