LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria nën “pushtetin” e kanabisit dhe krimit/ Artan Hoxha i përgjigjet Lleshajt me prova dhe fakte

15 Tetor 2020, 10:59, Kronika CNA
Shqipëria nën “pushtetin” e kanabisit dhe krimit/ Artan

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur deklaratave të bëra nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj për parcelat me kanabis dhe krimin në Shqipëri.
Lleshaj tha sot në parlament se gazetarët janë lodhur shumë për të bërë video dhe foto se s?ka më hashash.

?Janë harxhuar para kot, mezi janë shkrepur ca foto për disa bimë. Po tentojnë të paraqesin në media foto të marra nga policia gjatë operacioneve policore?, tha Lleshaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha shkruan se raportoi ngjarjen ku mbetën të vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj që në momentin e parë, ndërsa shpreh habi përse policisë iu deshën 5 ditë për të mbërritur në vendin e krimit të udhëzuar nga babai i autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

Sipas Hoxhës, ditën kur ata mbërritën në parcelën e kanabisit panë tymin që po digjte bimët narkotike ndërsa ngre pyetjen se si është e mundur të kishte zjarr në një zonë ku prej 3 ditësh binte shi?!

?Per shefat qe duan prova dhe fakte per kanabisin e ketij viti. E mbani mend ngjarjen e 3 tetorit ne Malesi te Madhe, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa?!
Ajo ngjarja ku kufomat e viktimave, u gjeten pese dite nga pasi kishte ndodhur krimi. Ne momentin e pare, kur publikova ngjarjen, denoncova faktin, se ngjarja ka ndodhur per shkak te parcelave me kanabis. ?Çuditerisht? policise iu deshen plot 5 dite per te gjetur kufomat, sepse nuk shkonte te parcelat me kanabis.

Diten qe policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit te dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi ne vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash ne ?miniparcelen? me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e te vrareve. Por per habi, ndersa policia shkoi ne skenen e krimit, ne nje zone te pyllezuar, perpara se te gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, qe po digjte parcelen me kanabis. Si eshte e mundur te kishte zjarr ne nje zone ku prej 3 ditesh binte shi?! Kur askush nuk e dinte, as ku ishin te vraret dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vene zjarrin kanabisit?! A sherbeu vonesa prej 5 ditesh per te gjetur te vraret, si kohe e mjaftueshme per te asgjesuar parcelat me kanabis dhe per te fshire gjurmet nga vendi i krimit?! Tashme eshte e qarte, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj jane viktimat e para te kanabisit te kultivuar gjate ketij viti.
Urojme sepaku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020. Me poshte, 3 foto, te shkrepura mesditen e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri qe po digjte parcelen me kanabis, ne momentin kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe gjeti dy te vraret ne Rrenzen e Grecajve?, shkruan Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga