LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpallet fituesi për Piramiden/ 16 miliardë lekë për Fushen dhe Dulakun

15 Tetor 2020, 11:32, Politikë CNA

Pavarësisht situatës së rëndë ekonomike, ku ndodhet vendi për shkak të dy fatkeqësive natyrore të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 dhe më pas pandemia e Covid-19, duket se institucionet shqiptare nuk heqin dorë nga tenderat për ?klientat? e tyre.

Një ndër institucionet ?simbol? është edhe Bashkia e Tiranës.

Kujtojmë këtu çështjen e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb në kohë pandemia, kur shqiptarët ishin të ngujuar dhe vetëm dy muaj pas shkatërrimit të dhunshëm të godinës së Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për ?Studim-Projektim ?Ndërtim i Teatrit Kombëtar.

Procedura për projektimin e godinës së re të Teatrit, e shpallur nga Bashkia e Tiranës, ka fond limit rreth 60 milionë lekë të reja.Hetimi për prishjen e Teatrit Kombëtar/ SPAK nis marrjen në pyetje të personave të përfshirë

Por, ndërkohë, duket se ?kriza? nuk po ndihet në Bashkinë e Tiranës, e cila do të japë jo pak, por rreth 16 miliardë lekë, për një tjetër tender.

Së fundit, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit me vlerë rreth 16 miliardë lekë, për ?Rijetësimin e Piramidës?.

Mësohet se fitues të këtij tenderi janë shpallur Bashkimi i  Operatorëve ekonomik ?Fusha? shpk & ?EDIL-AL-IT? shpk, e familjes Dulaku.

Fondi limit për këtë tender është 1,694,847,651.25 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër milion e tetëqind e dyzetë e shtatë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një pikë njëzetë e pesë) lekë, ndërsa afati i përfundimit të kontratës do të jetë 24 muaj.

Fondi për financimin e Piramidës do të përdoret nga të ardhurat e Bashkisë të Tiranës, të buxhetit të shtetit të vëna në dispozicion nga Ministria e Kulturës, si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin ?Rijetësimi i Piramidës?.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës i prezantuar në tetor të 2019 nga Bashkia e Tiranës, pretendon transformimin e godinës në një qendër multifunksionale, duke përfshirë hapësira për të rinjtë, artin dhe kulturën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga