LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “përplaset” me gazetaren/ Rrini larg pusetes dixhitale të Saliut, ka lëndë helmuese

15 Tetor 2020, 13:42, Politikë CNA
Rama “përplaset” me gazetaren/ Rrini larg pusetes dixhitale

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga selia e PS-së, ndër të tjera është pyetur nga gazetarët, edhe nëse do të shkojë nesër për një vizitë në Gjermani, për të takuar kancelaren Merkel dhe për të lobuar që Shqipëria të jetë në tryezën e BE-së.

Por, Rama ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa ka ironizuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

?Rrini larg pusetes dixhitale të Saliut. Ka shumë lëndë helmuese luftarake. Me kancelaren jam takuar përmes kompjuterit, kemi qënë rreth një orë bashkë, kemi diskutuar  për të gjithë ato që mund të diskutojmë.

Nuk e kuptoj cila është arsyeja pse do shkoja në Gjermani sërish nesër për të takuar kancelaren. Flas gjithmonë në telefon e ska pse bëhet publike, është pjesë e punës.?-tha Rama.

Lajmet e fundit nga