Connect with Us

Pandemia e koronavirusit dhe një verë protestash

Sociale

Pandemia e koronavirusit dhe një verë protestash

Publikuar

-

Në vendet e Evropës Juglindore dhe në SHBA njerëzit demonstrojnë për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në Gjermani kundërshtarët e “diktaturës Corona” duan që të kthehet perandoria.
Në shumë drejtime vjeshta është një bilanc i verës. Kjo vlen të thuhet jo vetëm për të vjelat e të korrat, me të cilat shumica e popullsisë nuk ka të bëjë më aspak prej kohësh. Vlen të thuhet edhe për shoqërinë. Politika e madhe në verën e vitit 2020 pati pushime ashtu si të vegjëlit në shkolla. Por shoqëritë evropiane nuk patën pushim në këtë verë të parë të Coronës. Sepse kjo ishte një verë protestash.

Më këmbëngulëse protestat janë në Bullgari – atje njerëzit që prej tre muajsh dalin në rrugë. Protestat u shkaktuan nga një seri skandalesh politike, të cilat për çdo vëzhgues politik gjerman duken ende groteske: Fillimisht një ish-ministër i drejtësisë shkoi me një varkë në një pjesë të bregdetit bullgar në Detin e Zi, që me ligj duhet të jetë e hapur për publikun. Por një grup bodigardësh pa sens humori e hodhën ish ministrin në det. Siç u zbulua, muskulozët punonin në emër të shtetit, por mbronin pronën private të një ish politikani.

Pastaj u shfaqën pamjet nga rezidenca e kryeministrit Bojko Borisov. Në to shiheshin një pistoletë dhe shishe me uiski në krevatin e kryeministrit, sirtarë plot me shufra ari dhe tufa parash me kartëmonedha 500 euroshe.

Akte të tjera të një tragjikomedie pasuan në javët në vazhdim. Në to shfaqej një prokuror i përgjithshëm duke kontrolluar (ilegalisht) zyrën e presidentit, pastaj regjistrime të bisedave telefonike, fillimisht të presidentit, pastaj përsëri të kryeministrit, plot sharje të mbrapshta. Dhe si rastësisht prokuroria e përgjithshme njoftoi se e gjithë lëvizja protestuese ishte blerë nga një oligark, që jeton jashtë vendit. Si dëshmi jepeshin telefonatat e përgjuara nga shërbimi sekret, që u botuan në faqen e internetit të prokurorit publik.

Protesta kundër politikës autoritare

Kjo listë me absurditete politike, që çuan në protesta të vazhdueshme masive, mund të vazhdojë. Për këtë arsye demonstruesit në Bullgari kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të prokurorit të përgjithshëm, fundin e korrupsionit dhe një orientim të ri moral të politikës në vend. Por ata nuk janë të vetëm këtë verë.

Në Serbi pati demonstrata të vazhdueshme masive që pas shpërthimit të pandemisë së Coronës. Nga njëra anë, protestat drejtoheshin kundër kursit të paqartë të qeverisë serbe. Para zgjedhjeve parlamentare, qeveria u tall me COVID-19 dhe menjëherë pas tyre vendosi një mbyllje drastike.

Një amalgam shpërthyes

Por në thellësitë e protestave fle ndarja politike e vendit, e cila bëri që opozita të bojkotonte zgjedhjet parlamentare në qershor. Stili politik autoritar, tensionet e jashtme dhe të brendshme politike, plus Corona përbënin dhe përbëjnë në Serbi një përzierje shpërthyese, që vazhdon edhe pas verës.

Mali i Zi, republika e vogël në Adriatik, ka një gjendje të ngjashme. Që nga zgjedhjet në fund të gushtit pati vazhdimisht demonstrata dhe kundërdemonstrata. Presidenti Milo Gjukanoviç, i cili prej 30 vjetësh është herë kryeministër dhe herë kryetar shteti, për herë të parë që nga viti 1990 nuk ka më shumicën parlamentare. Mbështetësit dhe kundërshtarët dolën të protestonin në rrugë dhe papritur gjithçka është në lojë: lidhja me perëndimin, apo ndikimi serbo-rus, grindja me kishën, ligjet e kishës dhe korrupsioni. Këto janë pikat kryesore të mosmarrëveshjeve. Dhe jo pak për një popullsi prej as një gjysmë milioni.

Kundër racizmit

Dhe natyrisht janë edhe SHBA. Atje protestat masive kundër racizmit po lënë madje në hije pandeminë globale të koronës. Në mënyrë të përsëritur afroamerikanë të rinj humbën jetën nga operacionet e policisë. Pasuan demonstratat që nga Minneapolis në Cleveland, Nju Jork, Portland dhe Milwaukee deri në Louisville. Dhuna dhe kundërdhuna, vendosja e shtetrrethimit, rrëzimi i monumenteve dhe shpërbërja e njësive të tëra policore ishin pasojat. Eventet sportive u anuluan, jo nga Corona, por për shkak se lojtarët dhe zyrtarët u bashkuan me protestat.

LEXO EDHE:  "Ngjyrat e verës time"/ Moderatorja shqiptare lë "pa fjalë" ndjekësit, poston foton seksi me bikini

Hendeqe të thella politike për çdo çështje politike, nga politika e jashtme te ajo ndaj klimës dhe shëndetit, trazira të dhunshme, racizëm. Protestat sillen rreth përkufizimit të asaj, që duhet të jetë Amerika. Dhe rreth mëkatit më të vjetër amerikan, racizmit. As infektimi i presidentit Trump me COVID-19 nuk mundi ta largonte vëmendjen nga fakti, se sa shumë zien në SHBA para zgjedhjeve kontroverse presidenciale në nëntor.

Konspiracionistë në shkallët e Reichstagut

Po ku qëndron Gjermania në verën e protestave? Lëvizja më e madhe protestuese në vitin 2020 janë “Kundërshtarët e Coronës”. Në demonstratat midis Kolonës së Fitores dhe Portës së Brandenburgut, organizatorët numëruan një milion, por policia vetëm rreth 25.000 pjesëmarrës. Siç duket qytetarët e shqetësuar sinqerisht janë vetëm një pakicë në mesin e ezoterikëve, teoricienëve të konspiracionit, antisemitëve dhe ekstremistëve të djathtë. Kulmi arriti, kur më 29 gusht, më shumë se një mijë të vetëshpallur “rebelë të koronës” u turrën në shkallët e Bundestagut me flamujt zi bardh dhe kuq të Rajhut Gjerman.

Simbolet autoritare në shkallët e demokracisë parlamentare. Rajhu gjerman për një pjesë të madhe të protestuesve duket se është ilaçi kundër gjoja “diktaturës së koronës”. Kësaj “diktature” më parë iu desh që të bënte lëshime në rrugë konstitucionale duke tërhequr ndalimin e demonstratave pas një vendimi gjyqësor. Për mbështetësit e kësaj lëvizjeje proteste është gjetur tashmë një term i ri politik: covidiotë.

Korrupsioni, autokracia dhe racizmi janë temat e protestave në Bullgari, Serbi, Mal të Zi dhe SHBA. Demokraci, sundimi i ligjit, liri dhe barazi janë kërkesat. Por në Gjermani reichsbürger, ekstremistë të djathtë, antisemitë, mbështetës të QAnon dhe mbështetës të tjerë të teorive të konspiracionit, të ngopur me huatë shtetërore dhe përfitimet e punës me kohë të shkurtuar, dalin në rrugë me flamuj të Rajhut kundër demokracisë.

Bota qëndron me kokë përmbys në vitin 2020. Pandemia e Coronës ka ndryshuar gjithçka dhe të gjithë, mbase përgjithmonë. Nuk ishte çudi që ky stres, kjo pasiguri dhe krizë ekonomike, do të çonin në zemërim politik dhe protesta. Por kush mund ta merrte me mend, që protestuesit në Gjermani, një nga vendet më me stabilitet në Evropë (mbase edhe në të gjithë botën), dhe jo demonstruesit në Ballkanin e shumëqortuar, dëshironin të fitonin patjetër medaljen në konspiracionizëm?

Vera e protestave në Bullgari, Serbi apo SHBA njeh shumë heronj, viktima, armiq imagjinarë dhe shpresë për një të ardhme më demokratike. Në Gjermani ajo njeh covidiotinë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama “zhvesh” kostumin e kryeministrit/ Publikon foto duke puthur në buzë Lindën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është “zhveshur” nga kostumi i kreut të qeverisë dhe ka publikuar një foto nga jeta e tij private.

23 tetori është një ditë e shënuar për çiftin Rama, pasi festojnë 10 vjetorin e dashurisë së tyre.

Rama ka publikuar një foto teksa shfaqet duke puthur Lindën në buzë, ndërsa i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë të madhe me lule./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi gishtat nga kapsolla në protestë/ Ina Nuku: Jam fejuar, ja cila është ëndrra ime më e madhe

Publikuar

-

Nga

Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.

Ina Nuka: Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.

LEXO EDHE:  Ja cilat janë efektet negative afatgjata që shkakton koronavirusi

LEXO EDHE:  Përballja me koronavirusin/ Ja çfarë do bënte Berisha në vend të Ramës

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.

Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Eeeh dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë … se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit./TCH

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet me Covid në muajt e fundit të shtatzënisë/ Gjylameti tregon gjendjen shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë deputetja, e cila shkruan në ‘Facebook’ se është karantinuar bashkë me familjen, pas simptomave të lehta që kanë shfaqur.

“Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.
Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !”, shkruan Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE